TVSH-ja : Kush duhet t’a mbarti barrën e saj?

TVSH-ja : Kush duhet t’a mbarti barrën e saj?

Që kur ka filluar të funksionojë sistemi i TVSH-së, një ndër objektivat e aplikimit të saj ka qenë edhe krijimi i kushteve të nevojshme për krijimin e një tregu të brendshëm të karakterizuar nga konkurenca e ndershme.

TVSH-ja është forma më e favorshme e multiqarkullimit të përgjithshëm të mallrave dhe shërbimeve. Por, TVSH-së i duhet të ketë një bazë të gjerë tatimpaguesish, me te paktën deri 50% më shumë nga sa është aktualisht. Mbajtja në këto nivele e bazës tatimore, do ta bëjë këtë tatim nga një mekanizëm të thjeshte për buxhetin në një barrë dhe problem.

TVSH-ja e zbatuar në vendin tonë, që është një kopje e versionit europian duhet që:

  • Të lidhi ngushtësisht arkëtimin nga TVSH me vendin ku krijohet vlera e shtuar;
  • Ta bëjë këtë tatim përveçse neutral për konsumin (për kursime dhe investime) të ketë më pak efekte negative (në krahasim me llojet e tjera të tatimeve) dhe ndikim mbi akumulimin e kapitalit dhe rritjen ekonomike;
  • Të realizojë mbledhje të tij me kosto relativisht të ulët, dhe;
  • Të delegojë funksionet e vetëkontrollit direkt te tatimpaguesi.

Por, ku jemi me këto parime të taksimit?

Ndërsa vlera e shtuar krijohet më së shumti në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë, të pasuara nga prodhimi dhe ndërtimi, arkëtimet më të mëdha të TVSH nuk janë të lidhura ngushtësisht ende në nivelin e duhur me vendin ku krijohet vlera e shtuar. Argumenti për këtë mjafton të lidhet me zgjerimin e bazës së kontribuesve të këtij tatimi. Duke qene se TVSH-ja është tatim mbi shpenzimet personale duhet qe gjithashtu te mbarte përpjesëtime te drejta midis barrës fiskale dhe shumes se shpenzuar nga tatimpaguesi për blerje mallrash dhe shërbimesh. Shuma e tatimit te paguar nga tatimpaguesi duhet te jete ne përpjesëtim te drejte me madhësinë e bazës se taksueshme. Dhe ne krahasimin e shpenzimeve personale me shumen e TVSH-se është e nevojshme te dihet saktesisht me pare shuma e TVSH-se se pagueshme dhe raporti midis çmimit me pakice dhe TVSH-se se pagueshme.

Neutraliteti i TVSH-së është i dyanshëm. Nga njëra anë ka neutralitet të brendshëm (konkurenca dhe pesha në ekonomi) dhe nga ana tjetër neutralitet të jashtëm. Neutraliteti i brendshëm konstatohet se nisur nga mospjesmarrja e gjithë bizneseve në çdo hallkë të qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve deri te konsumatori final, atëherë shuma e tatimit nuk përfaqësohet si një pjesë e caktuar në çmimin me pakicë. NË këtë mënyrë, efekti ndikon te konkurenca, por edhe te pesha në ekonomi.

Neutraliteti i jashtëm i TVSH-së do të thotë, që shuma e tatimit mbi importet nuk duhet te kalojë shumën e tatimit mbi të njëjtat mallra e shërbime brenda vendit. Nga ana tjetër, rimbursimi i TVSH-së për eksportuesit duhet të korespondojë me shumën aktuale të tatimit të paguar te autoritetet tatimore.

Shuma e TVSH-se duhet të jetë njësoj në rastet e mallrave identike dhe s’duhet të ketë dallim midis çmimeve të mallrave e shërbimeve vendase me ato të importit.

Nëse shikojmë statistikat, TVSH nga importi është sa 2/3 e asaj që mblidhet brenda vendit. Mjafton ky fakt që të fillojmë të analizojmë si duhet reflektuar për të arritur te neutraliteti i TVSH. Por, për sa kohë nuk është siguruar stabiliteti makroekonomik dhe standartet që kërkon tregu dhe ekonomia për të bërit biznes neutraliteti i TVSH-se ka ende kohë për të arritur të ndikojë.

Ndërsa elementi i kostos së mbledhjes së TVSH mbetet ende i lartë krahasuar me mënyrën aktuale si mblidhet ky tatim. Ky nivel i kostos do të justifikohej vetëm nëse niveli i neutralitetit të TVSH do të ishte drejt arritjes së barazisë.

Funksionet e vetëkontrollit mbetet ende të vihen në zbatim nëpërmjet rritjes së funksionalitetit të sistemit informatik, por edhe një ndryshimi të qasjes së punonjësve të administratës në reflektim dhe ulje të kohës dhe kostos së tatimpaguesve.

Aftësia paguese e TVSH-së bazohet mbi shitjet me TVSH minus shpenzimet përkatëse të biznesit (përveç kostos së mallrave/shërbimeve me TVSH jo të panjohur për sistemin).

Ndërsa, shumë vende e pranojnë që tatimet indirekte nuk reduktojnë varfërinë dhe nuk ndikojnë në rishpërndarjen e të ardhurave, fakti është se shumë vende, e specifikisht ato që i përkasin grupit të vendeve të zhvilluara ekonomike e argumentojnë ndryshe këtë qëndrim duke ligjëruar për bizneset në vendet e tyre operimin me TVSH me dy a më shumë shkallëzime.

Vitet e fundit edhe në vendin tonë, fiskalistë pranë biznesit dhe drejtues të shoqatave të tyre pretendojnë se aplikimi i TVSH-së së shkallëzuar do të përmirësoje efektin regresiv të saj në shërbimet dhe mallrat që ofrohen nga ata në tregun vendas, në kuptimin e pjesës së TVSH-së për të ardhura personale për frymë. Kërkesa më e spikatur dhe e amplifikuar është aplikimi i një shkalle të reduktuar për shërbimet turistike në vend. Teorikisht, aplikimi i shkallës së reduktuar për këto mallra e shërbime nuk e deformon neutralitetin fiskal, pasi këto mallra e shërbime nuk konkurojnë me të tjerat dhe kërkesa për to është joelastike. Shkallëzimi i reduktuar i TVSH-së mbi shërbimet e turizmit do të ulë barrën fiskale për këtë sektor duke pritur që të ulet çmimi i shërbimeve me efekt rritjen e vlerës së shtuar të tij. Megjithatë, reduktimi i shkallës së TVSH-së për buxhetin e shtetit duhet përkthyer në rritjen e një shkalle tatimore tjetër, apo zgjerimin e bazës formale për ta taksuar.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: