Treguesit e pagës mesatare në 2023 në sektorin publik dhe privat dhe nevoja për produktivitet

Treguesit e pagës mesatare në 2023 në sektorin publik dhe privat dhe nevoja për produktivitet

Në publikimin e fundit të INSTAT për pagat mesatare në sektorin publik dhe privat në tremujorin e katërt 2023 shihet se rritja e pagave është me një rritje vijuese ashtu si ka ndodhur edhe në dy tremujorët paraardhës të vitit 2023.

Ashtu si shihet edhe në tabelën më poshtë ka një rritje më të madhe në sektorin publik, ku paga mesatare për një të punësuar në mesataren e vitit 2022 është 74.450 lekë/muaj dhe në tremujorët e vitit 2023 përveç tremujorit të parë shënojnë një rritje që arrin në 18% në tremujorin e katërt 2023.

Ndërsa, në sektorin privat treguesi i pagës mesatare për një të punësuar për gjithë sektorët e ekonomisë është 62.198 lekë/muaj në mesataren e vitit 2022. Në katër tremujorët pas vitit 2022 ka gjithashtu si në sektorin publik një rënie në tremujorin e parë 2023 dhe një rritje që kulmon me 11.6% në tremujorin e katërt 2023.

Niveli mesatar e pagave publike dhe private 2022 TR1 TR2 TR3 TR4
Për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror 74 450 73 205 82 207 84 318 87 864
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 -1,67% 10,42% 13,25% 18,02%
Për një të punësuar me pagë në sektorin privat 62 198 60 943 65 901 65 975 69 400
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 2,02% 5,95% 6,07% 11,58%

Në krahasimin e pagave mesatare mes sektorit publik dhe atij privat vërehet se rritja në sektorin publik është të paktën 6.4% më e lartë. Por, nëse krahasimin e shtrijmë për dy vite rrjesht, 2022 dhe 2023, ashtu si është analizuar nga ALTAX për vitin 2022 paga mesatare, rritja e pagës mesatare në sektorin publik është vetëm 1.9% dhe në sektorin privat është 10.2%.

Në një shtrirje të analizës krahasuese për këto dy vite kupton se rritja e pagave në sektorin privat është 21.8%, ndërsa rritja në sektorin publik është 19.92%. Nga këta dy treguesë mund të shihet se rritja e pagave ka një dinamikë në ngjitje për pagat si në sektorin privat, por edhe në sektorin publik.

Por, ndërsa në sektorin publik rritja e pagave është me vendim të qeverisë dhe ka një nivel marketimi shumë më të lartë për arsye të daljeve publike dhe debateve dhe analizave më të fokusuara, në fakt nuk ka ndodhu që të ketë të njëjtën vëmendje edhe dinamika e pagave të sektorit privat.

Kjo dinamikë rritëse e pagave të sektorit privat mund të shihet e detajuar në tabelën më poshtë.

Aktiviteti ekonomik sipas NVE Rev2 2022 2023
Vjetore Tr.1 Tr.2 Tr.3 Tr.4
Bujqësia, pyjet dhe peshkimi 40 531 43 903 47 068 47 648 49 140
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 8,32% 16,13% 17,56% 21,24%
Industria gjithsej 53 645 57 720 61 117 61 570 64 381
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 7,60% 13,93% 14,77% 20,01%
Ndërtimi 48 820 51 465 56 117 57 080 58 367
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 5,42% 14,95% 16,92% 19,55%
Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 49 574 52 436 56 758 57 328 60 779
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 5,77% 14,49% 15,64% 22,60%
Informacioni dhe komunikacioni 98 943 103 215 112 114 105 585 114 761
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 4,32% 13,31% 6,71% 15,99%
Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 126 777 119 206 149 091 132 686 148 597
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 -5,97% 17,60% 4,66% 17,21%
Aktivitete të pasurive të paluajtshme, shkencore, profesionale dhe teknike etj 69 115 72 662 76 444 79 300 82 630
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 5,13% 10,60% 14,74% 19,55%
Administrata publike 70 796 73 201 82 319 84 992 87 249
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 3,40% 16,28% 20,05% 23,24%
Kultura, arti, artizanati etj. 65 178 66 332 71 747 72 661 76 410
Ndryshimi mes tremujorit dhe 2022 1,77% 10,08% 11,48% 17,23%

Nga gjithë sektorët e përmbledhur në grupe aktivitetesh në tabelë shihet se rritjen më të madhe me 23.2% përveç administratës publike, e cila ka në këtë grup gjithë administratën shtetërorë e mban aktivitetet që përfshihen te turizmi dhe tregtia me një rritje 22.6%.

Po kështu rritje dyshifrore kanë të gjithë sektorët e tjerë, ku bujqësia shënon një rritje në tremujorin e katërt 2023 me 21.2%. Por rritje të mëtejshme kanë edhe sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme me 19.6%.

Ajo që vërehet në gjithë këto rritje të pagës për sektorët është mungesa e koordinimit të politikave të qeverisë për punësimin dhe nevojave të sektorit privat për mbështetje në periudha të vitit dhe punonjës të kualifikuar.

Në analizën e punësimit dhe tendencës së pagave në aktivitetet që përfshihen në turizëm shihet e nevojshme një mbështetje për punonjësit e këtij sektori nga qeveria në periudhat jashtë sezonit turistik tradicional gjatë verës dhe vjeshtës. Ajo politikë që do të vlente për të mbajtur një fuqi punëtore profesionale në çdo sezon duhet të shikohet me kujdes pasi interesi kryesor për tregun e punës, por edhe për këtë sektor është edhe mbajtja të lidhur me vendin e punës të punonjësve të këtij sektorit. Kjo politikë mbështetëse ndikon edhe në tendencën e largimit nga vendi i punës apo edhe jashtë vendit.

Në drejtim të problemeve që lindin nga një rritje e pagave pa u shoqëruar me rritje të produktivitetit mund të çojë në rritje të ndjeshme të kostove për sektorin privat, por edhe atë publik. Sektori privat do të ndikohej edhe në rënie të produktivitetit, nga kërkesat tashmë në rritje të punonjësve të rinj dhe atyre që janë pjesë e tregut pasi kjo rritje e kostove nuk e ka produktin të vlefshëm për të zgjeruar qarkullimin e bizneseve, por edhe zgjerimin e tregut të tyre. Rritja e tregut për ta është e lidhur edhe me politika të tjera të reformimit ekonomik, si dhe ato që kanë të bëjnë me problemet që po dikton struktura e papërshtatshme e tregut shqiptar i dominuar nga biznese të vogla dhe të vetëpunësuar, ku mundësia për rritje është e sfiduar edhe nga informaliteti sistemik.

Në sektorin publik, pas rritjes së pagave me një mungesë të prezantimit për publikun të një analize performance dhe produktiviteti shihet se ka një nevojë të ngutshme për ta kryer reformimin e administratës bazuar rreptësisht në analizën e fizibilitetit të secilit institucion kryesor dhe kryesisht në të dy nivelet e qeverisjes.

Më tej, ne shtrojmë nevojën e një analize që duhet të vijë krahas rritjes së pagave për të planifikuar në programet buxhetore afatmesme shpenzime të shërbimit civil në rënie duke përdorur një skemë të mirë-projektuar të pagesës sipas performancës. Një analizë në shërbim të reformimit të administratës publike mund të iniciojë edhe vendimarrjen për zvogëlimin e përgjithshëm të shërbimit civil. Me fjalë të tjera, një skemë pagese sipa performancës mund të ndihmojë në marrjen e të njëjtës sasi të shërbimeve nga më pak punonjës, aq më tepër në kushtet kur digjitalizimi i shërbimeve publike është në nivele të avancuara si asnjë vend tjetër i rajonit të Ballkanit.

Përballë një perceptimi se qeveria është shumë e kushtueshme për tatimpaguesit për të vazhduar financimin me të njëjtën qasje, ky moment në 2024 është një motivim kryesor për zbatimin e pagesës për administratën bazuar te performanca.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.