Tregu i kapitaleve në tregun kapitalist në Shqipëri
Sipërmarrësit e mëdhenj janë njerëzit më me influencë në ekonominë e sotme shqiptare. Ata janë praktikuesit e kapitalizmit në modelin shqiptar. NË pamje të parë këta individë janë sipërmarrës, por ata janë edhe kapitalistët e rinj që përpiqen të futin modelin kapitalist në formatin e vjetër ekonomik.
Kapitalizmi shqiptar është i kërcënuar nga transparenca e kapitalit dhe pjesa me e madhe i përket biznesmenëve të mëdhenj. Një kërcënim me i vonshëm lidhet me mungesën e vizionit për të ardhmen e biznesit të tyre, zgjerimin dhe përfshirjen në tregun global, përfshirjen e politikanëve në vendimmarrjet e biznesit, si dhe zgjedhjen e këshilltarëve të këqij.
TË gjitha këto të shtyjnë të mendosh se sipërmarrësit në Shqipëri dënojnë sistematikisht vetveten.
Sipërmarrësit dhe kapitalizmi radikal
Po çfarë meraku kemi me sipërmarrësit e mëdhenj?
Pse pikërisht ata?
NË fakt nuk është punë meraku, por faktesh!
Nga ata gjenerohet zhvillimi i modelit kapitalist të vendit.
Janë ata burimi, pastaj janë sipërmarrësit e mesëm dhe të vegjël.
Janë ata tregtarët dhe importuesit e mëdhenj, prodhuesit e mëdhenj, bankierët e mëdhenj, e kështu me radhë për secilin sektor të ekonomisë.
Pikërisht, këta sipërmarrës të mëdhenj (mund të jenë te 100 syresh) kanë zgjedhur të zbatojnë (pavetëdije ose jo) modelin e kapitalizmit radikal. Nga ana tjetër, politikanët me vendimet që kanë marrë apo zbatuar, si dhe me oponencën e dobët ndaj këtij kapitalizmi radikal na tregojnë se nuk e kuptojnë përgjegjësinë e peshës së tyre në ekonomi. Edhe nismat sipërfaqësore ligjore nuk mund ta ndihmojnë dot ndryshimin e status quo-së së modelit ekonomik aktual. Ekonomia shqiptare duhet të jetë edhe në përmbajtje një model i pastër kapitalist modern. Modeli dikton formatin dhe përmbajtjen.
Deri me sot, treguesit e vetëm të ecjes drejt modelit të kapitalizmit modern janë ekonomia private e cila po ndikon te rritja e prodhimit të brendshëm. Por, sektorit privat dhe investitorëve u mungon qartësia për pronësinë, zbatimi i ligjit dhe transparenca e qeverisjes dhe fitorja e luftës ndaj korrupsionit.
Kapitalizmi kërkon transparencë dhe …bursën e kapitaleve
Sa më shumë pasuri të grumbullosh, aq më shumë përgjegjësi të mëdha të bien mbi vete dhe për te tjerë. Në këtë marrëdhënie te re qe lind nga ky zhvillim tregu, tashme nuk ka vetëm shteti nevojë për sipërmarrësit, por ata duhet të kenë nevojë për shtet dhe një model kapitalizmi konkurrues me vendet e tjera.
Në fakt po bëhet normë e pashpallur paqartësia lidhur me modelin e zhvillimit kapitalist të vendit. Kur informohesh me fitimet e padeklaruara dhe të tjerë tregues fiskalë dhe financiarë (të shprehura në një peshë të kontributit fiskale pothuajse në nivele të njëjtë për çdo vit), paqartësia mbi ecurinë e ekonomisë së tregut (pjesë kryesore e sistemit kapitalist) rritet më shumë duke kaluar në pasiguri.
A ka arsye të forta?
Po.
Mjafton vetëm një argument.
Nëse do të ishte ndryshe, Shqipëria do të kishte bursën e Kapitaleve dhe kompanitë e sipërmarrësve të mëdhenj do të ishin anëtaret e para të bursës shqiptare. Por, fakti që tregut shqiptar i mungon ende bursa e aksioneve (edhe pse është iniciuar dy herë nga qeveritë shqiptare), tregon se sistemit tonë kapitalist i mungon lënda e parë, mungon tregu i kapitaleve qe krijohet me se paku mbi një transparence te plote te ekonomisë shqiptare, publike dhe private. Një sistem kapitalist pa një treg financiar të bazuar te bursa e kapitaleve nuk quhet i kompletuar. Shikoni në vendet e Ballkanit (Serbi, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë, Rumani, Greqi) bursat e kapitaleve aktive (stock exchange).
Është kërkesë jetike për ekzistencën e sistemit financiar dhe ekonomisë të krijohet dhe promovohet nga të gjithë misionarët e modelit kapitalist përçimi i një imazh të ri, ai i kapitalizmit modern, ku baza është pronësia fizike dhe intelektuale, ndërsa kapitali qarkullon lirshëm në tregun e kapitalit, bursën e Shqipërisë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.