Transporti ndërkombëtar i mallrave dhe TVSH

Transporti ndërkombëtar i mallrave dhe TVSH

NË rastin e kryerjes së shërbimit te transportit ndërkombëtar te mallrave, kur malli nuk është në pronësi te transportuesit, për lehtësi sqarimi janë përfshirë disa raste qe përfaqësojnë shumicën e tipit të shërbimeve që kryejnë transportuesit dhe trajtimi që jep ligji dhe udhëzimi i TVSH për këtë shërbim.

Për të përcaktuar tatueshmërinë e shërbimit të transportit ndërkombëtar të mallrave është e nevojshme të analizojmë sipas konceptit të vendit të furnizimit të shërbimit.

Vendi i furnizimit të shërbimit të transportit të mallrave nga një person i tatueshëm për një person të tatueshëm, përsa ligji nuk përcakton ndryshe është në vendin e marrësit të shërbimit.

MË poshtë disa raste të shërbimit te transportit ndërkombëtar të mallrave:

Rasti 1

  1. Transport Itali – Shqipëri. Shërbimi ofrohet nga transportues i huaj. Shitja e shërbimit i bëhet:
  • Një kompanie në Shqipëri.
  • Një kompanie të huaj.

2.Transport Itali – Shqipëri. Shërbimi ofrohet nga transportues vendas. Shitja e shërbimit i behet:

  • Një kompanie në Shqipëri.
  • Një kompanie të huaj.

Përgjigje

1.Në rastin e kryerjes së shërbimit të transportit të mallrave nga një shoqëri jorezidente fiskale në Shqipëri (transportues i huaj dhe i paregjistruar ne qendrën kombëtare të Biznesit), kjo shoqëri konsiderohet si shitës i shërbimit. Ndërsa, blerësi i shërbimit është (a) shoqëri shqiptare (b) shoqëri e huaj (e regjistruar në regjistrin tregtar në Shqipëri). Nëse shërbimi i shitet (a) shoqërisë shqiptare, atëherë shërbimi i transportit sipas nenit 28.a të Ligjit[1] është i tatueshëm me 20% dhe tatohet blerësi i shërbimit (shoqëria e regjistruar në Shqipëri). Fatura e shërbimit ne këtë rast do te jete në formatin e autofaturës, në të cilën deklarohet vlera e transportit për gjithë distancën që përshkohet nga mjeti. Nëse shërbimi i shitet (b) shoqërisë së huaj, atëherë shërbimi i transportit sipas nenit 24.1 te Ligjit është i njëjtë si për shoqërinë shqiptare.

  1. Në rastin e kryerjes se shërbimit te transportit nga një shoqëri rezidente fiskale ne Shqipëri (transportues vendas dhe i regjistruar ne QKB), kjo shoqëri konsiderohet si shitës i shërbimit. Ndërsa blerësi i shërbimit është (a) shoqëri shqiptare (b) shoqëri e huaj (e paregjistruar ne Shqipëri). Nëse shërbimi i shitet (a) shoqërisë shqiptare, atëherë shërbimi i transportit sipas nenit 28.a te Ligjit është i tatueshëm me 20% dhe tatohet blerësi i shërbimit (shoqëria e regjistruar ne Shqipëri). Fatura e shërbimit në këtë rast do te jetë me faturë me TVSH, në të cilën deklarohet vlera e transportit për gjithë distancën që përshkohet. Nëse shërbimi i shitet (b) shoqërisë se huaj, atëherë shërbimi i transportit sipas nenit 24.1 te Ligjit është i njëjtë si për shoqërinë shqiptare.

Rasti 2

Taksat portuale ne Durrës. Këtë shërbim e faturojnë kompani shqiptare, përfaqësuese te linjave detare te kontejnerëve. Faturën e ndajnë ne një shërbim me TVSH 20% dhe një ose dy shërbime te tjera me TVSH zero. Faturimi i shërbimit i behet :

  • Një kompanie shqiptare
  • Një kompanie te huaj

Përgjigje

Ne rastin kur taksat portuale do te faturohen nga shoqëri shërbimi portuale (shoqëri rezidente fiskale ne Shqipëri), faturat e shërbimeve për këto raste duke ju referuar nenit 28, pika c. Te Ligjit do te jene te tatueshme njësoj si tatohet shërbimi i përmendur ne piken 1. Dhe piken 2. Te Rasti 1.

Rasti 3

  1. Transport Tiranë – Kosove. Ne fature përfshihet:
    1. Transporti rrugor
    2. Taksa portuale
    3. Agjenci doganore
    4. Takse skanimi ne port
    5. Pagese terminali ne Kosove.

Shitja i behet :

  • Një kompanie ne Shqipëri.
  • Një kompanie te Kosove.

Përgjigje

Ne transportin qe kryhet me mjetet e shoqërisë ashtu si përmendet me lart, elementet e renditur do te jenë gjithë sa përfshihen ne germat a., b., d., e., te cilat përbëjnë vlerën e tatueshme te shërbimit te transportit jashtë Shqipërisë.

Për këtë rast faturimi do te konsiderohet si një shërbim eksporti (jashtë Shqipërisë) referuar nenit 57.d te Ligjit dhe do te zbatohet shkalla tatimore 0%.

Rasti i furnizimit te shërbimit prej agjencisë doganore do të ketë faturim më vete duke u trajtuar sipas paragrafit të parë të kësaj përgjigje.

[1] me fjalën Ligji kuptohet ne te gjitha rastet Ligji 92/2014 “Mbi tatimin mbi vlerën e shtuar”

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: