Transparenca e të ardhurave individuale plotëson reformën tatimore

Transparenca e të ardhurave individuale plotëson reformën tatimore

Deklarimi i të ardhurave dhe publikimi i të ardhurave dhe tatimeve të paguara nga secili qytetar shqiptar do të shërbente që secili të dinte për njerëzit që njeh se me Çfarë të ardhurash i kanë blerë Porcshe Panamera apo orën Louis Monet dhe çfarë tatimesh kanë paguar.

Në fakt Shqipëria nuk është shumë prapa botës në kuadër të transparencës tatimore. Por, si një vend që ka tentuar shumë herë gjatë historisë së saj të përqafojë nismat më të reja që zbatojnë vende shumë më të zhvilluara se ajo do të ishte një shkundje e fortë nga informaliteti dhe pabarazia në rritje. Argumenti tjetër se informaliteti nuk po don të shkulet me gjithë nismat dhe veprimet që janë duke u zhvilluar kundër tij.

Dhe për të parë se si funksionon ky model transparence nuk kemi pse dalim jashtë Evropës, por mjafton të shikojmë transparencën që zbatojnë norvegjezët në lidhje me deklarimin e të ardhurave dhe tatimeve të tyre.

Norvegjezët kanë mundësinë të shikojnë se sa të ardhura realizojnë njerëzit që njohin, si dhe sa taksa paguajnë ata. Kjo histori përsëritet në këtë vend në çdo Tetor prej dy shekujsh. Kolegu apo komshiu mundet të të shikojë të dhënat financiare.

Megjithëse ka transparencë në të dhënat e secilit ruhet nivel i caktuar transparence, pa treguar detaje të shpenzimeve apo burimet e të ardhurave. Dhe kjo formë transparence ka shëndoshur politikat anti informale dhe korruptive, por edhe ka ndikuar në krijimin e një socializimi fiskal. Është kjo transparencë, e cila është një faktor i rëndësishëm se pse Norvegjia renditet në pesë vendet e para për nivel të ulët korrupsioni, për informalitet, për liri ekonomike dhe gjithë indekset e tjera

Kjo politikë është e mundshme që të promovohet gradualisht edhe në Shqipëri që të krijojë ambientin për transparencën publike si dhe të rritë barazinë e qytetarëve në zbatimin e ligjit dhe reduktimin e infiormalitetit dhe evazionit.

Ka disa arsye të rëndësishme që duhet të mundësohet transparenca e të dhënave tatimore.

Dhe për të arritur në këtë nivel transparence duhet që gjithë indekset që tregojnë nivelin e informalitetit, të evazionit, të korrupsionit, të prosperitetit, të lirisë ekonomike, të të bërit biznes, të pabarazisë të synohet që të kenë një përmirësim të dukshëm për afate kohore të mirë studiuara.

Transparenca tatimore duhet të jetë objektiv i qeverisjes, në kohën kur paratë e pista të botës së krimit politik dhe financiar janë tashmë të depozituara në parajsa fiskale. Në rastin më të mirë, këto para të krijuara nga kontributi i qytetarëve shqiptarë nuk do të kthehen në ekonominë shqiptare. Në rastin më të keq, paratë dhe pronat e luajtshme e të paluajtshme do të jenë të qarta që nuk vijnë nga puna apo shërbimet, por nga burime të pista.

Transparenca tatimore në veçanti dhe transparenca e buxhetit në përgjithësi do të shërbejnë absolutisht për të reformuar financat publike dhe për të prurë një balancim për të gjithë kundër praktikave evazioniste dhe korruptive në këto dy dekadat e fundit.

Nëse të dhënat financiare të secilit nga qytetarët do të jenë transparente, atëherë këto të dhëna do të shërbejnë si një bazament i plotë dhe i fortë për të programuar objektivat fiskale. Këto të dhëna do të shmangin gabimet që janë bërë deri më sot në planifikimet e të ardhurave buxhetore.

Transparenca nga diku duhet filluar.

Të parët duhet të jenë politikanët që aderojnë në partitë e ndryshme.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: