Tendencat për qeveri të vogla dhe liria ekonomike
Një numër i gjerë studimesh ka ngritur problemin e performancës qeveritare dhe reformës që duhet të kryejë të lidhur ngushtë me shpenzimet buxhetore.
Ekonomistët duke dashur të polemizojnë rreth kësaj dileme, kanë ngritur pyetjen nëse do të ishte më mirë të zgjerohej tregu i shërbimeve private apo publike?
Konkluzionet e këtyre debateve prezantojnë ndryshime te dukshme të mënyrës se si reformat po kryhen nga qeveri të ndryshme.
Një numër vendesh kanë prezantuar reforma themelore fiskale dhe ekonomike duke zvogëluar rolin e madhësinë e qeverisë në ekonomi. Disa vende të tjera me qeveri të mëdha kanë filluar dhe jane duke kryer reforma institucionale duke shkurtuar sektorët publike me qëllimin për të reduktuar deficitin fiskal.
Vendet me qeveri të vogla dhe shumë të vogla janë në procesin e kryerjes së reformave dhe po i vazhdojnë ato me sukses. Privatizimi i ndërmarrjeve publike, reformat e sigurimeve shoqërore me skema të plota të fondeve të pensioneve janë pjesë e proceseve reformuese në këto vende.
Gjithsesi, ekspertët e politikave ekonomike ndërkombëtare mendojnë se kufiri 30% të PBB-së, si nivel i shpenzimeve publike mund të jetë një prag për shumë vende që përpiqen të shkurtojnë shpenzimet publike.
Megjithatë, janë rrethanat e vendit ato që ndikojnë në vendimet për efektivizimin e sektorit publik në nivel optimal me sa më pak fonde publike dhe sipas preferencave të shprehura prej votuesve. Përdorimi i fondeve buxhetore prej sektorit publik duhet parë se sa rezultativ është duke u nisur nga këndvështrimi, se si ato fonde do te menaxhoheshin po të ishin te administruara nga sektori privat. Është ky ushtrim që duhet të zgjidhë një qeveriâ qe shpallet në funksion të tregut, punësimit dhe zhvillimit ekonomik.
Përmasat e qeverisë dhe performanca ekonomike
Një nga justifikimet kryesore për rritjen e shpenzimeve publike qysh nga kriza e viteve ‘30 dhe publikimit të ideve te Kejnsit ka qenë e lidhur me nevojën për politika garantuese të drejtuara drejt rritjes ekonomike.
Ideja për rritje të shpenzimeve publike në ndihmë të performancës ekonomike ka qenë në qendër të programeve qeveritare për pjesën më të madhe të vendeve me qeveri të mëdha.
Ndërkohë, transformimet ekonomiko-sociale në mjaft vende të tjera në vitet qe erdhën deri më sot ka prekur këto raporte dhe i ka dhënë një pamje tjetër mendimit për rritje të performancës qeveritare nëpërmjet rritjes së sektorëve publike dhe taksave që ushqejnë ato.
Po ti hedhim një sy tabelës së mëposhtme arrijmë të shikojmë me anë të fakteve se si variojnë treguesit kryesore makroekonomikë në varësi të madhësisë së qeverive.
Madhësia e qeverisë dhe performanca ekonomike në vende të ndryshme në vitet e fundit
Qeveri e madhe | Qeveri mesatare | Qeveri e vogël | Qeveri shume e vogël | |
Rritja e PBB-së | 2% | 2.6% | 2.5% | 6.2% |
TË ardhurat për frymë (në Euro) | 18,280 | 17,290 | 20,440 | 16,670 |
Inflacioni | 3.9% | 3.7% | 3.7% | 12.3% |
Borxhi publik (në % të PBB) | 79% | 59.9% | 53.3% | 13.5% |
Treguesi i lirisë Ekonomike (10 = mirë) | 6.6 | 7.2 | 7.6 | 7.5 |
Madhësia e ekonomisë informale (në % të PBB) | 16% | 12% | 10% | 7% |
Burimi i informacionit: OECD Economic Outlook (të ndryshme); UN, Human Development Report (të ndryshme)
Treguesi me efektiv për të pare performancen ekonomike të vendeve të ndryshme në vitet e fundit ka qenë treguesi i lirisë Ekonomike.
Ky tregues paraqet një situatë ku vendet me qeveri të vogla dhe shumë të vogla po renditen gjithnjë e më mirë në këtë klasifikim. Tregues të tille prezantohen çdo vit për më shumë se 150 vende të botës në bazë të vëzhgimit për: politikat ekonomike, madhësia e ekonomisë informale, politikat fiskale, inflacioni, gjendja e sistemit bankar, gjendja e sistemit gjyqësor, situata e pronësisë dhe respektimit të të drejtave etj.
Duke vrejtur dhe kryqëzuar tregues të caktuar të mësipërm, ekspertët përcaktojnë dhe performancën e qeverise në raport me madhësinë e saj. Qeveritë e vogla dhe shumë te vogla e kanë treguesin e lirisë ekonomike më të mirë se qeveritë me dimensione të mëdha.
Vihet re po ashtu edhe një lidhje e dukshme midis shpenzimeve të larta qeveritare dhe madhësisë se ekonomisë informale. Rreth 16% e ekonomive me qeveri të fryra vlerësohet të kenë ekonomi informale më të lartë se të tjerat. Kjo është e lartë kur krahasohet me nivelin 20% që zë ekonomia informale në vendet me sektorë publikë të vegjël.
NË gjithë sa rezulton më lart, lidhet me zhvillimin ekonomik. Nëse ka zhvillim ekonomik, patjetër që do të pakësohet informaliteti, por edhe tendencat e shpenzimet buxhetore janë më të relaksuara.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.