Tatimet e llogaritura dhe mbajtura për sponsorizimet

Tatimet e llogaritura dhe mbajtura për sponsorizimet

Neni 5, i ligjit Nr.7892, datë 21.12.1994, “PËR SPONSORIZIMET”, i ndryshuar me:

  • Ligjin Nr.8282, datë 21.01.1998
  • Ligjin Nr.9040, datë 27.03.2003
  • Ligjin Nr.9807, datë 20.09.2007

Njeh si lehtësi tatimore për sponsorizuesin vetëm njohjen si shpenzim i zbritshëm 4% sponsorizimet për aktivitetet ekonomike te zakonshme dhe 10% për aktivitetet artistike, letrare, shkencore e sportive.

Tjetër lehtësi nuk njihet sipas ligjit me lart.

Por, si i përshkruan ky ligj ata qe mund te konsiderohen si sponsorizuese?

Neni 3 i ligjit “Për sponsorizimet” njeh se:

-Sponsorizues janë vetëm subjektet që kanë cilësinë e tregtarit, qofshin këta persona fizikë ose juridikë, vendas, të huaj a me kapital të përbashkët.

Subjektet buxhetore ose që përfitojnë financime buxhetore, nuk mund të jenë sponsorizues.

Ndersa ne ligjin Nr.8438, date 28.12.1998 nuk ka përjashtime ne asnjë nga nenet e tij për këtë kategori te ardhurash.

Supozojmë se:

Objekt Sponsorizimi: pagese për shërbim apo dhurime mallrash.

Përfituesi mund jete individ, organizate apo biznes (shoqëri apo tregtar i thjeshte).

Pagesa / Shërbimi realizohet nga sponsorizuesi.

Çfarë tatimi llogaritet?

Nga praktika ligjore e zbatuar deri me sot:

– Dhënësi (sponsori) llogarit si shpenzim te zbritshëm sipas % me lart (nëse është biznes i regjistruar)

– Dhënësi (sponsori) llogarit dhe mban tatim ne burim ne rastin kur përfituesi është i paregjistruar ne QKR.

– Përfituesi (i sponsorizuari) ka te drejtën e përdorimit te fondeve dhe i llogarit si te ardhura te tjera ne pasqyrat financiare (nëse është biznes) dhe ne këtë rast nuk ka tatim ne burim.

– përfituesi (i sponsorizuari), i mbahet tatim ne burim vetëm nëse është individ dhe i përdor këto fonde direkt apo ja jep dikujt për te realizuar blerjen e shërbimit / mallit.

Tatimi llogaritet bazuar ne logjiken e germës i), Neni 4 i ligjit 8438/28.12.1998, si një e ardhur personale e përfituesit individ dhe qe për çdo te ardhur tjetër te përfituar mbahet tatimi 15%.

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: