TAP, promotorri i depolarizimit të të ardhurave në shoqërinë shqiptare

TAP, promotorri i depolarizimit të të ardhurave në shoqërinë shqiptare

E ardhura personale është një matëse e përshtatshme e potencialit te konsumit dhe kursimit personal. Efekti me i rëndësishëm qe rrjedh nga TAP është lidhja shume e ngushte ndërmjet këtij potenciali me mundësinë personale për te mbështetur dhe kontribuar ndaj shtetit. Ne këtë lidhje ndikon padiskutim baza e gjere e këtij grupi tatimpaguesish.

Nëse qeveria synon ne përmirësimin e mirëqenies se individëve te vet nëpërmjet ndryshimit te mënyrës se jetesës, zakoneve dhe traditave, ajo nuk mund ti beje këto ndryshime pa patur parasysh ndjeshmërinë e individëve nga ligji i tatimit mbi te ardhurat personale. Është ky ligj, i cili nga njëra ane duhet te jete kontribuesi me kryesor ne te ardhurat e qeverise dhe nga ana tjetër duhet te jete dhe promotori i depolarizimit te te ardhurave ne shoqërinë tone.

Përvoja ndërkombëtare për TAP tregon se një përcaktim i sakte i detyrimit dhe një matje e kujdesshme e te ardhurave nga bizneset, profesionet dhe investimet personale është një problem me shume te panjohura, delikat dhe mjaft i rëndësishëm për TAP. Por, administrata tatimore ka hasur vështirësi ne vlerësimin e te ardhurave prej bizneseve dhe investimeve, pasi një pjese e konsiderueshme e transaksioneve bëhen ne rruge ilegale ne forme evazioni apo shmangie fiskale.

Elemente me ndikim te taksimi, si: kostoja për magazinat, amortizimet e aktiveve dhe raporti midis shpenzimeve te biznesit dhe atyre personale duhet te luajnë një rol qendror ne matjen e kujdesshme dhe korrekte te te ardhurave nga biznesi, profesionet dhe investimet. Bizneset individuale dhe bashkimet e profesionisteve janë zakonisht ndërmarrje te vogla e te mesme dhe ky sektor ka rëndësinë kryesore ne ekonominë moderne te tregut, nisur nga kontributi i fuqishëm ne zhvillimet e reja ekonomike, elasticitetin e veprimit dhe rritjen e kapacitetit për punësime te reja si efekt social.

Ne shqyrtimin dhe trajtimin tatimor te sipërmarrjeve te tilla, administrata tatimore duhet te marre ne konsiderate shpenzimet dhe humbjet e mundshme te tyre, ne po te njëjtën mënyrë qe përpiqet te zvogëlojë mundësitë për shmangie ndaj tatimeve dhe kryerjes se evazionit.

Teorikisht, zbritja 100% e vlerës se investimeve te kryera, qe është realizuar nga individi, nga te ardhurat ekonomike te te njëjtës periudhe (apo thënë ndryshe zbatimi i një sistemi amortizimi ekonomik) ndihmon ne mos krijim te shtrembërimeve te tipit dhe formës se biznesit. Për sa kohe qe % e amortizimeve, sipas ligjit te tatimit mbi te ardhurat do te jene jo ne përputhje me interesat ekonomike te kohës, ato do te jene ndikuese direkte ne vendimet për investime, si vendase dhe te huaja.

P.sh., nëse do te mbajmë % amortizimi te ulta ose shume te ulta, kjo do te çonte ne tendencën për te përdorur gjerësisht makineri, pajisje e teknologji te përdorura dhe do t’i jepte zhvillim me te madh shitjes me shumice, ne vend te prodhimit, bizneseve te vogla dhe sipërmarrjeve qe përdorin teknologji te përdorur për te prodhuar mallra.

Tatimi i te ardhurave mbi investimet e individëve është çështja me e rëndësishme por dhe me e diskutueshme ne TAP. Tatimi i te ardhurave nga investimet e individëve e bën TAP te ngjashëm me tatimin mbi kapitalin. Ne shume vende ky lloj tatimi trajtohet veçmas, duke patur parasysh efektin e tij ne shumen dhe strukturën e investimeve ne vend. Ne praktike ky trajtim i veçantë vjen nga fakti se tatimi i te ardhurave nga investimet kërkon një treg te zhvilluar sigurimesh, pronash te patundshme dhe këmbimi valutor. Por gjithashtu duhet dhe një burse aksionesh dhe pjesëmarrje masive ne këtë treg aksionesh.

Në gjithë vendet industrialistë, ku te gjitha palët kane një pjesëmarrje te vazhdueshme ne tregjet e kuotuara, vlerësimi vjetor i fitimit nga investimet nuk është problem. Tatimi i këtyre te ardhurave i lidhur me tregun e këmbimit valutor dhe atë të letrave me vlerë krijon një qark te mbyllur midis te ardhurave qeveritare dhe atyre prej tregut financiar.

Kjo do ta ndihmonte dhe shtetin te rregullonte dhe te mbikëqyrte tregjet financiare me mjaft eficence duke ushtruar presion spekulimeve ne këto tregje. Dhe këto tregje natyrshëm do te pasqyronin me mire realitetet ekonomike.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: