Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin

Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin

Stimujt tatimorë duhet të jenë domosdoshmërisht te lidhur me zhvillimet dhe kërkesat specifike të tregut vendas ne funksion te konkurences ekonomike dhe inovacionit.

Shpenzimet e zbritshme nga të ardhurat e tatueshme janë politika më popullore aktuale për nxitjen e Kërkim-Zhvillimit (R&D), të ndjekura nga njohja për pjesën më të madhe të tyre, si shpenzime të njohura.

Shumica dërrmuese e stimujve tatimorë janë të bazuara në tatimin mbi fitimin korporativ, ndërsa disa vende kanë stimuj (shtesë) që zbatohen për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe / ose tatimin e pagave, Tatimi mbi inidividin do të ishte me bazë më të gjerë, për sa kohë individët do preferonin ti financonin kërkimet e tyre me burimet e veta, ose të ndihmuar me fonde nga organizatat dhe investitorët privatë. Përfitimet tatimore që aplikohen për të ardhurat nga inovacionet (kryesisht patentat) janë duke u rritur si në numër, por edhe në tipet e patentave që regjistrohen.

Në këto momente, njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së kanë ofruar ulje të tatimit mbi fitimin korporativ, për të ardhura që rezultojnë nga pronësia intelektuale, si dhe ulje për tatimin mbi të ardhurat personale për rastet e të vetëpunësuarve.

Zakonisht sot stimujt mbështeten mbi një model të kombinuar midis skemës specifike të shpenzimeve kërkimore me skemën e bazuar te volumi i tyre. Ndërsa, stimujt janë në thelb një instrument i politikës fiskale te shtetit, duke mos qëlluar shpesh në shënjestër me orientimin drejt cilësisë, grupe specifike të bizneseve kanë filluar të shpenzojnë më shumë fonde të vetat për këtë qëllim. Shteti duhet të drejtojë vëmendjen pa u menduar gjatë dhe të të fokusohet qartë me politikën e duhur drejt segmenteve dhe grupeve të caktuara të biznesit dhe shoqërisë.

Publiku nga njera anë, por edhe njësitë kërkimore dhe zhvillimore nga ana tjetër duhet të jenë të informuara mbi të rejat shkencore dhe të kenë një nevojshmëri të lidhur ngushtë midis instituteve me fonde publike dhe atyre me fonde private. Zhvillimi i njohurive dhe inovacioneve në shoqëritë e mëdha tregon se edhe aktualisht ato i tejkalojnë në sasi ato të firmave të vogla. Ky konstatim gjithsesi tregon, për rezervat dhe potencialet që kanë bizneset e mesme dhe të vogla, si dhe individë të spikatur për të përfituar më shumë nga stimujt e taksave.

Praktika botërore tregon, se në disa vende në mënyrë të qartë janë synuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Disa vende të tjera synojnë shoqëritë e reja. Në vende të tjera, stimujt e taksave janë të diferencuara edhe në bazë të statusit ligjor. Për shembull, disa skema përfitimi tatimore aplikohen vetëm për shoqëritë e huaja, siç ndodh në Kanada. Shumica e vendeve vendosin një tavan në shumën që bizneset mund të shpenzojnë dhe në disa vende zgjerimi i skemës lejohet sipas masës së shpenzimeve R&D të biznesit.

Përdorimi i gjerë i stimujve tatimorë për R&D në momentet që përjeton ekonomia shqiptare ngre pyetjen se sa efektive janë këto instrumente të politikës fiskale?

Ne kemi pak studime dhe të dhëna në lidhje me ndikimin e stimujve tatimorë për R&D në drejtim të inovacionit dhe produktivitetit. Këto pak studime të kufizuara konkludojnë se stimujt tatimorë për R&D kanë një ndikim pozitiv te to. Ajo pakicë e komenteve dhe analizave arrijnë në përfundimin se përfitimi nga tatimi për shpenzime të kryera për R&D janë efektive në stimulimin e investimeve në rritje drejt R&D.

Vlerësimet e madhësisë së këtij efekti janë gjerësisht divergjente dhe nuk janë gjithmonë të krahasueshme në vende te ndryshme për shkak të dallimeve në metodologji. Studime rigoroze prezantojnë konkluzionin se 1 Euro lehtësim në detyrimet e tatim fitimit apo tatimit mbi të ardhurat personale ndikon në rritjen e shpenzimeve për qëllime R&D me më shumë se 1 Euro. Nëse mund të flitet më tej se sa funksionojnë stimulimet tatimore për R&D, kjo në fund të fundit varet nga fakti sa inovative janë produktet, shërbimet dhe proceset e prodhimit që dalin në treg.

Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë qendra e drejtimit të motorrit të zhvillimit ekonomik dhe social. Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë të orientuar drejt politikave me interes për vendin, dhe që së bashku në një mozaik të formojnë një panoramë të plotë zhvillimore sociale dhe ekonomike, duke u integruar me njëra-tjetrën. Universitetet mund të identifikojnë zhvillime interesante në ambiente dhe situata të paparashikuara dhe të prodhojnë me to zgjidhje praktike për problematika madhore, sepse universitetet kanë gjerësi dhe autonomi veprimi.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: