Sot është Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri!
Dita e Lirisë Fiskale përfaqëson tatimpaguesit e një vendi përballë ngarkesës së tyre nga administrata fiskale për mbledhjen e detyrimeve fiskale për buxhetin.
Kjo ditë është data treguese për tu njohur, se në çfarë dite të vitit barra ndaj buxhetit të shtetit është përmbushur apo për ti treguar tatimpaguesve se sa ditë u duhet të punojnë me qëllim që të paguajnë pjesën e tyre të detyrimeve tatimore për llogari të buxhetit. Pas kësaj dite të ardhurat e mbetura mbeten si logjikë në xhepin e biznesit apo individit, për të paguar shpenzimet individuale, familjare apo shpenzime për bizneset.
Kjo ditë u tregon gjithë shqiptarëve se sa u është dashur të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre dhe u tregon se kjo periudhë ka zgjatur deri në mbylljen e tremujorit të parë të vitit 2023. Dita e Lirisë Fiskale bie në ditën e gjashtë të Prillit 2023.
Liria Fiskale për vitin 2023 në Shqipëri është në ditën e 96të të vitit, që bie në datën 6 Prill.
Pas kësaj periudhe, fitimet nga puna dhe kapitali i përkasin individit dhe biznesit, pasi tashmë konsiderohet se buxheti ka arritur për vetëm 3 muaj të futë në buxhet nga tatimpaguesit një pjesë të fitimeve të gjeneruara nga puna apo kapitali duke lënë hapësirë për tre tremujorë të tjerë të vitit që ata të punojnë për veten e tyre. Dita që feston gjithë Shqipëria nuk përkon me ditën e lirisë fiskale të secilit rajon, pasi barra fiskale për Shqipërinë llogaritet si mesatare e gjithë barrës fiskale të rajoneve të vendit.
Ne krahasim me vitin 2022, këtë vit Liria Fiskale në Shqipëri ka mbërritur 4 dite me vonë. Ndërsa, Dita e Lirise Fiskale ne Kosove 2023 u kry ne datën 2 Prill 2023.
Dita e Lirise Fiskale llogaritet në bazë të raportit të të ardhurave tatimore për vitin fiskal me produktin e brendshëm bruto.
Të ardhurat tatimore përfshijnë të gjithë llojet e taksave dhe tatimeve, detyrimet doganore, si dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Totali i të ardhurave tatimore llogaritet si një përqindje ndaj PBB-së. Raporti që rezulton shumëzohet me numrin e ditëve të vitit. Numri që rezulton llogaritet si ditë të muajve duke filluar nga 1 Janari. Numri i ditëve të ndarë, sipas ditëve të çdo muaji vijues ndalon deri në ditën që plotësohet sipas muajit që i përkon.
Ajo ditë që llogaritja ndalon konsiderohet si Dita e Lirisë Fiskale.
Kuptimi i kësaj dite lidhet me faktin se tatimpaguesit e vendit në këtë ditë kanë mbyllur llogaritë e pagimit të detyrimeve tatimore dhe nga kjo ditë e vitit e në vijim ata punojnë për veten e tyre, pa i patur asnjë detyrim tatimor shtetit.
Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale për ty!
Dita e Lirisë Fiskale përfaqëson gjithë taksapaguesit në tërësi. Për këtë arsye llogaritja e saj mund të bëhet edhe për çdo individ që ka paguar taksa gjatë vitit 2022.
Por, kush mund të jetë Dita jote e Lirisë Fiskale në vitin 2023?
Ja një mënyrë e thjeshtë për ta llogaritur atë për çdo vit më parë.
Nëse ju do të keni të gjithë informacionin që ju nevojitet kur të paguani taksat tuaja llogaritja është një konkluzion i thjeshtuar veprimesh.
Së pari, shtoni detyrimet tuaja totale ndaj zyrës së tatim taksave qendrore (per rastet kur jeni i regjistruar si aktivitet) si dhe taksat dhe tarifat vendore. Në rastin e individit që nuk është i regjistruar në zyrën e tatimeve, por ka të ardhura nga burime të ndryshme duhen përfshirë në këtë llogaritje gjithë tatimet dhe taksat që paguani për shërbimet që ju kërkohen, si dhe ato që ju mbahen në burim (p.sh. tatimi mbi pagën, tatimi mbi interesat, taksat e bashkisë etj. të ngjashme).
Së dyti, në kahun tjetër, regjistroni llogaritni të ardhurat bruto që keni marrë gjatë vitit që kaloi.
Nga raporti midis gjithë totalit të taksave dhe tarifave të paguara dhe gjithë të ardhurave tuaja bruto rezulton një numër. Ky numër është dita e fundit e vitit që lidhet me barrën fiskale. Pas kësaj date që përkon në kalendar me një ditë të muajve të vitit konsiderohet si Dita juaj e Lirisë Fiskale.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.