Si tatohen shërbimet online/elektronike në Shqipëri?

Si tatohen shërbimet online/elektronike në Shqipëri?

Në rastin e shërbimeve online, më problematik është përcaktimi i vendit të furnizimit të shërbimeve për ato që quhen qarkullim online. Bëhet fjalë te ky grup vetëm për furnizim shërbimi, që është përhapur masivisht në vitet e fundit dhe realizohet vetëm përmes Internetit, web, portale elektronike etj. dhe që edhe më parë nuk ekzistonte kuptimi klasik i furnizimit fizikisht.

Pra, në kuptimin klasik të importit apo eksportit të tyre shërbimet nuk kalojnë përmes doganës. Qarkullime të natyrës se ngjashme përpara se të dilte kjo mënyrë e te bërit biznes kane qenë shkëmbimet e energjisë përmes linjave, të impulseve telefonike etj.

Te këto qarkullime pason si porositja ashtu edhe shërbimi në rrugë elektronike.

Si shërbime që kryhen nëpërmjet teknologjisë elektronike mund te konsiderohen:

  • Produktet dixhitale (programet informatike dhe rritjet e kapaciteteve apo modifikimet e tyre);
  • Shërbime, të cilat i garantojnë një personi të tatueshëm apo një individi një rrjet elektronik (p.sh. Faqe interneti);
  • Shërbime të gjeneruara automatikisht nga kompjuteri, nëpërmjet Internetit apo një rrjeti elektronik, sipas kërkesës për të marrë të dhëna klienti;
  • Shërbime të tjera, të cilat janë të automatizuara dhe të varura nga Interneti apo një rrjet elektronik për të egzistuar si të tilla;
  • Mirëmbajtja në distancë e programeve dhe paisjeve;
  • Shërbimet e furnizimit të imazheve, filmave dhe lojërave, përfshirë dhe lojëra fati, muzikë, si dhe transmetim të aktiviteteve kulturore, artistike, politike, sportive, shkencore dhe argëtuese ;
  • Shërbime në distancë të mësimdhënies dhe shërbimeve edukative.

Furnizim i shërbimeve nëpërmjet teknologjisë elektronike është ai shërbim që realizohet nëpërmjet Internetit (ose një rrjeti elektronik Ë ngjashëm me Internetin) dhe që është i varur tërësisht nga teknologjia informatike për furnizimet e tij, që do të thotë se shërbimi është në thelb i automatizuar, duke përfshirë ndërhyrje minimale njerëzore dhe në mungesë të teknologjisë informatike nuk ka zbatueshmëri.

Personat e paregjistruar që kryejnë furnizime shërbimesh nëpërmjet teknologjisë elektronike për persona të tjerë, duhet të zbatojnë procedurat e regjistrimit, si çdo veprimtari tjetër ekonomike, duke bërë aplikimin në zyrat e QKR-së.

Kontabiliteti dhe llogaritja e tatimeve të tjera përveç TVSH-së, e cila është objekt i sqarimit realizohet e njëjtë si aktivitetet e tjera tregtare.

Sipas ligjit te TVSH, vendi i furnizimit të shërbimeve elektronike:

– Është në Shqipëri kur përfituesi është në Shqipëri.

– nuk është në Shqipëri kur përfituesi është jashtë Shqipërisë.

Sipas ligjit, shërbimi i kryer karakterizohet nga përmbajtja e tij dhe pastaj ne drejtim te përfituesit nga shërbimi duhet bere dallimi midis klientit brenda vendit dhe nga ana tjetër klientit jashtë vendit.

Shërbimi online (elektronik) nuk gëzon lehtësi dhe përjashtime specifike nga tatimet, dhe tatohet sipas normës tatimore standarte dhe jo të reduktuar me 6%, siç e përfitojnë aktivitetet e tjera mediatike që shesin dhe blejnë aktualisht në Shqipëri.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: