Shpenzimet shëndetësore në botë dhe Ballkan, 2022

Shpenzimet shëndetësore në botë dhe Ballkan, 2022

Pjesa e PBB-së që shkon në shëndetësi mbetet mbi nivelin e para-pandemisë prej 8.8%, edhe nëse në 11 vende të OECD-së, në vitin 2022 pritet të ketë rënë nën nivelet para pandemisë 2019. Sipas bazës së të dhënave OECD Statistics Health 2023, duke parë të dhënat në nivel vendi, raporti i shpenzimeve shëndetësore ndaj PBB-së mbeti shumë më i lartë në SHBA me 16.6% në vitin 2022, i ndjekur nga Gjermania me 12.7% dhe Franca me 12.1%.

Bazuar në vlerësimet më të fundit, raporti mesatar i shpenzimeve shëndetësore të OECD-së ndaj PBB-së ra nga 9.7% në kulmin e pandemisë në 2021 në 9.2% në 2022.

Ndërkohë, në Evropë mesatarisht rreth 11% e produktit të brendshëm bruto (PBB) shpenzohet për kujdesin shëndetësor.

Sipas statistikave të shëndetit për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022, bazuar në të dhënat e statistikave të vendeve të rajonit duket se shpenzimet janë më të larta se përpara pandemisë, ku disa vende mbajnë nivele të afërta me vendet e BE-së.

Bosnjë-Hercegovina ka një raport të shpenzimeve shëndetësore sa 9% e PBB-së, e ngjashme sa Italia fqinje.

Serbia dhe Mali I Zi, të cilat kanë një raport të shpenzimeve shëndetësore sa 8.5% të PBB-së, së secilit vend. Po kështu, Maqedonia e veriut ka një raport të shpenzimeve shëndetësore sa 7.8% e PBB-së.

Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova kanë një raport të shpenzimeve shëndetësore, respektivisht sa 5.3% të PBB-së dhe 4.5% të PBB-së.

Statistikat shëndetësore mbulojnë treguesit kryesorë për funksionimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe shëndetin dhe sigurinë në punë. Statistikat mbi shpenzimet dhe financimin e kujdesit shëndetësor mund të përdoren për të vlerësuar se si një sistem i kujdesit shëndetësor i përgjigjet sfidës së aksesit universal në kujdesin shëndetësor cilësor.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: