Shërbime fiskale për biznesin e vogël dhe profesionistët

Shërbime fiskale për biznesin e vogël dhe profesionistët

Këshillim dhe ndihmë për hapjen/mbylljen e aktivitetit 

ALTax Studio asiston bizneset e vogla të cilat kanë nevojë të hapin një aktivitet të ri duke e udhëzuar dhe asistuar në të gjitha hapat proceduriale, Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në zyrat Tatimore dhe në Bashki, Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Zyrën e punës si edhe Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore. 

Mbajtje e kontabilitetit

Ne këshillojme që kontabiliteti të mbahet në regjistra elektronikë me programe të dedikuar.

Këshillimi jonë lidhet me kontabilitetin që duhet të mbajë biznesi, nën monitorimin dhe menaxhimin periodik, ku adresojmë ndër të tjera për klientin (a) planifikim të buxhetit, (b) planifikim dhe organizim të llogarimbajtjes, (c) sqarim të situatave detyrime – borxhe, (d) situata të menaxhimit të likuiditetit, (e) planifikim dhe menaxhim të cash flow.

Plotësim dhe deklarim i aktivitetit
ALTax Studio, për klientët e vet, kryhen te gjitha procedurat e plotësimit dhe deklarimit  Librave të Blerjeve, Librave të Shitjeve, të TVSH, Listpagesave, Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, Tatimit mbi Fitimin, Akcizën etj. Të gjitha deklarimet bëhen nën supervizionin e Kontablit të Miratuar, për të studiuar profilin si edhe për të realizuar maksimalisht avantazhet fiskale 

Hartim pasqyra financiare dhe analiza nëpërmjet raporteve financiare
ALTax 
Studio përgatit pasqyrat financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit. Ne hartojme dhe përgatitim raporte financiare tsipas kërkeses se biznesit duke e modeluar sipas tipit te aktivitetit. Ne ju japim këshilla dhe asistence deri ne zgjidhjen e shqetesimeve te biznesit në lidhje me pasqyrat financiare. 

Këshillim kontabiliteti
ALTax Studio ju ofron ndihmë në vlerësimin e llogarimbajtjes sipas parimeve te Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit, me nje ndihmë për klientët sipas çështjeve speicifike te kontabilitetit.

Këshillim fiskal
ALTax Studio ju keshillon dhe orienton në lidhje me çështje e situata te ndryshme qe kanë lidhje me legjislacionin fiskal. Perditesimi i biznesit me kerkesat qe burojne nga ndryshimet ligjore dhe nenligjore fiskale e prioceduriakle, si edhe përgatitja e buletinit informues dhe sqarues për klientët e studios eshte bashkepunimi fiskal qe tejkalon pengesat dhe problemet. Ne ju ndihmojmë subjektet për identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave dhe cështjeve fiskale.

Këshillim dhe mbrotje fiskale
ALTax 
Studio ju ndihmon në interpretimin e legjislacionit fiskal, si atë tatimor, por dhe ate doganor dhe legjislacionin e punes për raste kontrolli apo mosmarrëveshjeje me administratën tatimore, doganore dhe ate te punes dhe kontributeve. Ne ju asistojme ne procesin e ankimit pranë Drejtorise se Apelimit Tatimor. Ju ofrojme këshilla mbi planifikim agresiv tatimor dhe ofrojme zgjidhje efektive ne lidhje me problemet me tatimet, doganat dhe Inspektoriatin e Punes.

Monitorim dhe informim 

ALTax Studio ju fton te mbani kontakt të vazhdueshëm. Kontakti konsiston ne ndihmën dhe asistencën e vazhdueshme profesionale dhe mendimin financiar dhe fiskal në funksion të rritjes efektshmerisë së veprimtarisë dhe të zbatimit të ligjit ne pajtueshmeri me të.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: