Sa ka ndikuar organizimi i samiteve dhe takimet ndërkombëtare në financimet e ekonomisë shqiptare?
Në datë 28 Shkurt, z. Gjokutaj prezantoi në emër të ALTAX gjetjet lidhur me argumentin nëse përfitimet nga takimet ndërkombëtare dhe përkrahja e huaj kanë qenë më shumë në nivel politik apo ekonomik. Me faktet, që u bënë pjesë edhe të emisionit EKOPULS në SCAN TV “Samitet e 28-29 shkurtit” u bë një prezantim në disa argumente bazuar edhe nga përvojat e takimeve të kaluara.
Kjo analizë politike dhe ekonomike prezantohet në trajtimin e një subjekti të veçantë në diskutimet e ekonomisë politike lidhur me efektin e prekshëm që duhet të prodhojë ose jo një politikë e jashtme aktive.
Eksperienca që kemi përjetuar ndër tre dekada na tregon se liderët shqiptarë të njëjtë si liderët e Ballkanit, por edhe një pjese të mirë të Europës Lindore kanë ndikuar për të miratuar politika ekonomike ndërhyrëse dhe proteksioniste, duke përfshirë tolerancën e ekonomive me integritet të dobët dhe të gatshme të shërbejnë për interesat e tyre të ngushta.
Në analizën studimore të ALTAX Përfitueshmëria ekonomike apo politike nga përkrahja e huaj dhe takimet ndërkombëtare, rezultatet statistikore të lidhura me tendencën e investimeve dhe financimeve të huaja si dhe marrjen e borxhit për të përmbushur ego politike dhe përdorim të çdo përkrahje të huaj për të monopolizuar pushtetin përputhen me një pjesë të realiteti ekonomik shqiptar.
Këto gjetje që ne kemi prezantuar tregojnë se mënyrat në të cilat demokracitë angazhohen me ekonominë globale duke qenë më pak unike sesa besojnë shumë.
Lexoni të dhënat dhe sqarimet për të njohur më shumë efektin e prodhuar nga gjithë takimet dhe përkrahja ndërkombëtare.
Faleminderit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.