Rritja ekonomike në tremujorët e vitit 2023 në OECD, BE dhe Ballkan
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në OECD u rrit me 0.5% në tremujorin e tretë të 2023, me të njëjtin ritëm si tremujori i mëparshëm.
Në G7, rritja e PBB-së tremujore u rrit në 0.6% në tremujorin e tretë, nga 0.4% në tremujorin e dytë, e nxitur nga një përshpejtim i ndjeshëm i rritjes së PBB-së në Shtetet e Bashkuara (1.2% në tremujorin e tretë, krahasuar me 0.5% në tremujorin e dytë).
Vendet e mbetura të G7 shënuan rritje zero, afër zeros ose negative në tremujorin e tretë. Rritja ishte e pandryshuar në Kanada, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, 0.1% në Francë dhe negative në Japoni dhe Gjermani (-0.5% dhe -0.1 % përkatësisht).
Në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP6) shikojmë një rritje të lehtë në tremujorin e dytë në tre prej vendeve ballkanike krahasuar me tremujorin e parë dhe konkretisht në Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi. Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë u rrit me 2.86% dhe në tremujorin e dytë të 2023, ra me 0.28% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Në Serbi, rritja ekonomike vijoi të forcohet madje edhe në tremujorin e tretë. Sipas një vlerësimi paraprak, rritja e PBB-së u përshpejtua në 3.5% në tremujorin e tretë 2023, nga 1.7% në tremujorin e dytë dhe 0.9 përqind në tremujorin e parë.
Produkti i Brendshëm Bruto në Shqipëri u zgjerua me 0.40 për qind në tremujorin e dytë 2023 krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Produkti i Brendshëm Bruto në Mal të Zi u zgjerua me 6.90 për qind në tremujorin e dytë të 2023 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Në tremujorin e dytë 2023, aktiviteti ekonomik është ngadalësuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlerësimet e ASK-së sugjerojnë se ekonomia e Kosovës shënoi rritje ekonomike prej 2.0%, në Tr. II-të, kryesisht si rezultat i rritjes së deficitit të eksporteve neto.
Sipas të dhënave të vlerësuara, ritmi i rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të 2023 në Maqedoninë e Veriut ishte 1.1%.
Në këtë tremujor 2023, rritje më të madhe shënuan Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, Transporti dhe magazinimi, Aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 7,6 % dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 5,0 %.
Në tremujorin e dytë të vitit 2023, konsumi final i familjeve, përfshirë institucionet jofitimprurëse në shërbim të familjeve, u rrit me 9.9% në terma nominalë dhe pesha e tij në strukturën e PBB-së ishte 73.9%.
Në të njëjtën periudhë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve u rrit me 2.6% në terma nominalë, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve u ul me 3.0%.
Produkti i Brendshëm Bruto në Bosnje dhe Hercegovinë u zgjerua me 1 për qind në tremujorin e dytë të 2023 krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.