Renta minerare e kromit ka ulur kontributin në buxhetin e shtetit për tre vitet e fundit
Sipas ndryshimit të bërë në Dhjetor 2020[1] të Ligjit “Për taksat kombëtare”[2] “Në rastin e shitjes së mineralit të grupit të parë (I), “Mineralet metalike”, ku përfshihet kromi dhe bakri për përpunim brenda vendit, nga nxjerrësi te përpunuesi, përqindja e rentës aplikohet në masën sa 3/7 e normës së rentës për vitin 2019, 3/8 e normës së rentës për vitin 2020 dhe në masën 0% për periudhën nga hyrja në fuqi e këtij ligji (viti 2021) deri në fund të vitit 2023 …”
Në krahasimin me të dhënat sasiore dhe vlerën e mineralit të kromit dhe koncentrateve të tij për vitin 2021 dhe 2022, sipas publikimit të INSTAT[3], shihet se:
- në vitin 2021 është prodhuar 1.07 milionë tonë me një vlerë 22.4 miliardë lekë.
- në vitin 2022 është prodhuar 1.4 milionë tonë (31% sasi prodhimi më shumë se viti i mëparshëm) me një vlerë shitje 30.96 miliardë lekë (38% shitje më të larta se viti i mëparshëm)
Nga krahasimi midis viteve 2022 me 2021 rezulton se ka 31% sasi prodhimi më shumë se viti i mëparshëm që janë shitur në treg me vlera 38% më të larta se viti i mëparshëm.
Nga gjithë prodhimi i kromit për vitin 2022 janë eksportuar deri në 930 mijë tonë, apo 66.5% e totalit të prodhuar nga minierat shqiptare.
Nëse do të llogaritnim vlerën e rentës minerare, e zeruar nga viti 2021 deri në vitin 2023 për përpunimin e kromit brenda vendit duket se sasia prej 470 mijë tonësh që është tregtuar brenda vendit përbën rreth 2.1-2.3 miliard lekë “të falura” për tre vite radhazi, 2021 – 2023.
Sipas relacionit të Ministrisë së Financave në momentin e miratimit të ligjit që lehtësoi prodhimin vendas për përpunim ”lehtësirat fiskale për një periudhë 3-vjeçare do të kenë një efekt negativ prej afërsisht 500 milionë lekësh në buxhetin e shtetit”. Në fakt, kjo nismë ligjore ka ndikim minus në të ardhurat e buxhetit vendor të bashkive që kanë miniera brenda juridiksionit në masën 5- 7 milion euro në vit.
Renta minerare deri në vitin 2008 (Gusht) ka qenë e zbatuar sipas Ligjit Minerar (7796/1994) në një nivel prej 2% për gjithë grupet e mineraleve. Renta llogaritej mbi vlerën e tregut për sasinë e përgjithshme të mineralit të shitur tek konsumatorët gjatë muajit kalendarik.
Në vitin 2008, niveli i rentës ndryshoi. Ajo u rrit në nivelet e aplikimit nga 4% deri 10% në varësi të tipit të mineralit.
Në vitin 2010, nivelet e rentës ndryshuan për kromin, bakrin, mineralet e nikelit, qymyret dhe bitumet, si dhe mineralet dhe materialet e ndërtimit.
Nga një krahasim midis periudhave kur ka patur ndryshim të përqindjes së rentës (2008 me 2007 e më përpara, si dhe 2010 me 2009 dhe 2008) rezulton se rritja e rentës shoqërohet me ulje te prodhimit te mineraleve te nikelit dhe gëlqerorëve për inerte, qe janë edhe mineralet me peshën me te madhe ne volumin vjetor te prodhimit gjithsej te mineraleve ne vend.
Ne këtë krahasim te para dhe pas 2008 nuk janë konsideruar efektet qe vijnë nga evazioni si rrjedhoje e rritjes se rentës, apo për arsye tregu, ku tregu i brendshëm qe tregtohen disa minerale ka me shume ndikim nga rritja e nivelit te rentës. Ndërkohë kromi apo bakri, duke u nisur nga ndikimi i kontratave jashtë vendit, si dhe kosto e përballueshme për shitje nuk është ndikuar direkt.
Ne krahasimin për periudhat para dhe pas vitit 2010, kur niveli i rentës për mineralet ka ndryshuar për here te dyte vërehet i njëjti ndikim si edhe me ndryshimet qe patën nivelet e rentës për minerale te ndryshme. Për mineralet qe eksportohen shikohet se renta nuk ka ndikim në volumin e prodhimit. Megjithatë minerali i bakrit është ndikuar nga ulja e çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe ka dhënë ndikim direkt në volumet e prodhimit.
[1] https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=9818
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.