Regjionet dhe barra tatimore në Kosovë, 2022

Regjionet dhe barra tatimore në Kosovë, 2022

Të hyrat tatimore dhe jotatimore në buxhet në vitin 2022 në raport me prodhimin e brendshëm të Regjionit për vitin 2022 për secilin nga 7 regjionet në Kosovë paraqiten në tabelën 36.

Barra tatimore është produkt i të hyrave të mbledhura prej administratës tatimore qendrore dhe administratës doganore, prej të hyrave vetanake prej komunave, si dhe arkëtimet për kontributet pensionale përbëjnë pjesën gjithëpërfshirëse që llogaritet në raport me numrin e banorëve të qarqeve në vitin 2022[1].

Në vitin 2022, forcimi i administrimit tatimor, si dhe ndikimi nga inflacioni dhe mbajtja e çmimeve të produkteve energjetike dhe ushqimeve të ngrira çoi në nivele performimi më të mirë për buxhetin, por me një rritje të barrës tatimore për tatimpaguesit.

Në analizën e barrës tatimore sipas metodologjisë së llogaritjes më lart rezulton se barra tatimore mesatare në Kosovën është 1.377 Euro në vit për banor.

Barra tatimore e shpërndarë mesatarisht gjatë vitit për Kosovën është 114.8 Euro në muaj për çdo banor.

Në këtë barrë përfshihen TVSH-ja që paguan secili blerës për mallra dhe shërbime, për pijet dhe karburantet që paguan secili konsumator, për tatimin mbi pagat që paguan secili punonjës, pagesat e tatim fitimit nga bizneset, për tatimin mbi kapitalin që paguan secili individ që përfiton të ardhura nga qeraja, nga interesat bankare, nga shitja e pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, nga pronësia intelektuale, nga dividenti, pagesat e familjeve për taksat dhe tarifat vendore, pagesat e kontributeve pensionale, tarifat dhe detyrimet doganore, taksat kombëtare dhe detyrimet e tjera tatimore, që nuk përmenden me emër si më lart.

Në analizën e barrës tatimore sipas Komunave më të mëdha që përfshijnë disa komuna brenda qarkut rezulton se niveli më i lartë është në Ferizaj, ku mesatarisht secili banor ka paguar 1.607 Euro në vitin 2022 gjatë jetesës së përditshme të tyre. Prishtina është me barrë tatimore në vend të dytë me një nivel 1.511 Euro/Banor në vit. Shumë afër me barrën tatimore të prishtinasve janë banorët e Gjilanit, me një barrë tatimore mesatare prej 1.510 Euro/Banor në vit.

Gjithë komunat e tjera të vendit kanë një barrë më pak se, por lart nivelit mesatar të barrës tatimore të vendit, përveç Mitrovicës dhe Prizrenit.

Barra tatimore në raport me produktin vendor bruto

Barra tatimore ndaj BPV është një mënyrë treguese më objektive, pasi raporti mes tyre tregon edhe peshën që ka kontributi fiskal i regjionit ndaj ekonomisë. Në këtë raport mund ta llogaritim si peshë që mban secila komunë me nga taksat dhe tatimet e qytetarëve në raport me Burto Produktin Vendor në 2022 (paraprak).

Pesha e barrës tatimore rajonale (tatimet dhe taksat qendrore dhe vendore) ndaj BPV, përfshin llogaritjen e tatimeve të paguara në buxhetin e shtetit nga secili regjion ndaj BPV-së së vendit. Në këtë kategori të ardhurash përfshihen barra tatimore që mbajnë tatimpaguesit për llogari të administratës tatimore qendrore (ATK), si dhe administratat tatimore vendore (Komunat) plus kontributet pensionale që mblidhen nga ATK.

Barra tatimore për gjithë regjionet në vitin 2022 peshon sa 25.2% e BPV-së. Pesha kryesore, sipas vlerës që shkon në buxhetin e shtetit është nga rajoni i Prishtinës me një kontribut fiskal që është sa 7% e BPV-së së vendit, e ndjekur nga Prizreni me një kontribut fiskal sa 3.8% të BPV-së.

Rajoni i Ferizaj ka një kontribut fiskal në buxhetin e shtetit me peshë sa 3.1% e BPV-së.

Më pas në vend të katërt është Mitrovica me një kontribut fiskal sa 3% të BPV-së, si dhe Peja me kontribut fiskal sa 2.8% të BPV-së. Kontributin më të vogël fiskal në raport me BPV-në e mban me 2.4% Gjilani.

Barra e tatimeve vendore dhe pesha për banor

Sistemi fiskal i Kosovës preket pak nga ndryshimet ligjore, nëse mund ta krahasojmë me Shqipërinë (Pakot fiskale).

Në të 7 rajonet, më shumë se gjysma e të ardhurave fiskale përbëhet nga barra tatimore që u mblidhet qytetarëve të komunës kryesore të regjionit.

Sipas tabelës ne Raport, rajonet si Ferizaj, Peja dhe Gjilani prezantojnë mesatarisht barrën më të lartë tatimore për banor gjatë vitit 2022 për ngarkesën që u vendosin komunat dhe të kategorizuara si të hyra vetanake. Respektivisht barra tatimore vendore / banor është 84 euro/vit, 72 euro/vit dhe 71 euro/vit.

Ndërkohë, që barrën më të ulët tatimore vendore e mbajnë mesatarisht rajone si Prishtina, Mitrovica, Prizreni e diçka me lart Gjakova. Barra tatimore vendore / banor është respektivisht 25 euro/vit, 43 euro/vit dhe 40 euro/vit.

Barra tatimore vendore shihet se është jo më pak se 1.7% e gjithë barrës tatimore që paguan çdo banor, si shihet në Prishtinë dhe jo më shumë se 5.2% e e gjithë barrës tatimore që paguan çdo banor si shihet në Ferizaj dhe Pejë.

Pesha e barrës së taksave dhe tarifave vendore në nivel kombëtar është mesatarisht sa 4% e barrës tatimore gjithsej, si prezantuar më lart.

Disporporcioni i barrës tatimore tregon edhe pjesën e debatueshme të ndarjes administrative dhe diskutimit të hapur mbi produktivitetin financiar të financave vendore të këtyre bashkive.

Pesha specifike që zënë regjionet e vendit, ka specifikat që përfshijnë numrin e tatimpaguesve që mbajnë barrën tatimore, karakteristikat industriale, përbërjet gjinore, strukturën e popullsisë, arsimimin, burimet natyrore nëntokë dhe mbitokë, pasuritë individuale të trashëguara dhe aktivet e krijuara në mbi dy dekada, si dhe elementëve të ambjentit dhe investimeve me fonde publike dhe private duke përfshirë edhe planet e zhvillimit zonal.

Këto raporte orientojnë edhe shpërndarjen e segmentimit të tatimpaguesve, sipas madhësisë që ata kanë (mikro, të vegjël, të mesëm, apo të mëdhenj).

Nga të dhënat e raporteve, mund të shihet se barra tatimore në rajone mbahet në nivelin sasior nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve mikro (vetëpunësimet) dhe të vegjël, se sa nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve të mesme dhe të mëdhenj.

[1] https://ask.rks-gov.net/media/6873/vlersimi-i-popullesise-ne-kosove-2021-final.pdf

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: