Referencat doganore dhe efektet e tyre në buxhet

Referencat doganore dhe efektet e tyre në buxhet

Referenca përveç përdorimit si mënyrë vlerësimi për mallra me peshë në të ardhura (hidrokarburet, metalet) shërben edhe si bazë krahasimi, analizimi e kontrolli aposteriori të deklarimeve të subjekteve, për të mos lejuar rënien fiktive të çmimit për qëllime doganore.

Zbatimi i referencave doganore si metoda e vetme për vlerësimin doganor është një praktikë që nuk ka masivitet në vendet e BE-së. Doganat evropiane kanë në sistemin e tyre të analizës së riskut një bazë të dhënash për vlerësimin e detyrimeve doganore, që ndryshe quhet database kombëtar për vlerësimin (National Valuation Database), të cilën e përdorin në rast dyshimi të vlerës së transaksionit.

Doganat në vitin e fundit e kanë zgjeruar vlerësimin edhe me metodat e tjera te rivlerësimit duke u bazuar te Kodi Doganor dhe ne përpjekjet për administrimin e Database, që shërben si një element risku për doganierët e vlerësimit dhe për organet e kontrollit aposteriori (pas zhdoganimit).

Por, për te qene funksionale metoda e zbatimit te referencave doganore nevojitet qe doganat të kenë një përditësim te të dhënave nga buletinet dhe bursat e çmimeve për gjithë mallrat që janë praktikë e derisotshme, për arsye të krijimit të bazës të të dhënave për tu përdorur për menaxhimin e rriskut.

TË dhënat e Database, nuk duhet të përdoren si vlera minimale për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore, por si një element risku, si një indikator krahasimi, me qëllim thellimin e mëtejshëm të kontrollit dhe investigimit kur ndryshimet janë të mëdha.

Për qëllime te zgjerimit te bazës për trajtim me rrisk gjithë mallrat dhe grup-mallrat që nuk do ti nënshtrohen periodikisht referencave duhet të jenë objekt i rriskut dhe kontrollit aposteriori.

Për gjithë importuesit, ndaj të cilëve përdoren metodat e vlerësimit doganor është e drejta e apelimit kur ata ndjejnë se nuk është zbatuar korrekt procedura. Për të gjithë ata që nuk do të apelojnë nuk kanë të drejtë ta kërkojnë rimbursimin pa justifikuar vlerën e shtuar të mallit që importojnë e konfirmuar nga kontrolli tatimor për zinxhirin qarkullues.

Përqindja e aplikimit të çmimeve të referencës për tre vitet e fundit, nisur nga numri i rasteve varion në nivelet 18.3% deri 20% të totalit të importeve me efekt rreth 6.4 miliardë lekë në vit në të ardhurat doganore.

Përqindja mesatare e vlerës statistikore me vlerën e deklaruar është 6.4%, dhe në vendet e BE-së është 5.6%, dhe ato që nuk janë në BE është 6.3%.

Ndikimi i aplikimit të çmimeve të referencës në gjendjen e tepricës kreditore të TVSH në administratën tatimore është te 3.3 miliardë lekë/vit.

Ndërkohe, aplikimi i çmimeve të referencës ka ndikim deri te 5% në të ardhurat e administratës doganore dhe duket se edhe pas tre vitesh ende nuk janë hequr referencat doganore kuptohet se kjo politike është ngushtësisht e lidhur me nevojshmërinë e aplikimit të çmimeve referuese për disa kategori bazë, për të cilat është ende e nevojshme të trajtohen me referencë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: