Qeveria të kërkojë ndihmën e çdo burimi ndikues për të luftuar recesionin

Qeveria të kërkojë ndihmën e çdo burimi ndikues për të luftuar recesionin

Forcat e ngadalta prapa trendit të rënies ekonomike duke përfshirë tendencat demografike të tkurrura të Shqipërisë, ndryshimet në natyrën e prodhimit dhe rritjen e pabarazisë së të ardhurave tregojnë pak shenja të kthimit të ekonomisë në rrugën e rimëkëmbjes së shpejtë. Për këtë arsye duket se Banka e Shqipërisë do të priret të mbajë normat reale të huamarrjes së qeverisë në nivele të ulëta. Megjithatë, normat reale të huamarrjes së qeverisë nuk kanë gjasa të kthehen në nivelet e tyre të mëparshme edhe për shumë vite, pasi Shqipëria është nga të paktat vende në Ballkanin Perëndimor që ka dalë nga periudha e pandemisë me borxh shumë të lartë.

Periudha e inflacionit të lartë, kështu si papritur mund të kontribuojë gjithashtu në norma më të larta reale të huamarrjes së qeverisë, pasi ka qenë e kushtueshme për borxhin dhe me pak gjasa për të kompensuar një rrezik të rritur të perceptuar të inflacionit.

Një arsye kryesore pse ekonomia po ecën kaq ngadalë është se situata financiare e kaq shumë familjeve është renduar nga rritja e çmimit të jetesës dhe vlera e ulet afatgjatë e vendeve të punës. Kjo përvojë qëndron në kontrast të mprehtë me periudhën e pandemisë, kur përgjigja e fuqishme fiskale ndihmoi pak financat e familjeve të mbeten të forta. Me të dhëna më të mira për shënjestrimin, më shumë kërkime mbi përcaktuesit e inflacionit dhe një bankë qendrore vigjilente, ne duhet të jemi në gjendje të luftojmë recesionet e ardhshme në mënyrë agresive pa shkaktuar inflacion të lartë.

Shtrëngimi fiskal duket se është I vetmi instrument i përzgjedhur nga politika fiskale për ta përdorur si një levë kyçe për të rikthyer inflacionin në një nivel të pranueshëm. Ulja e konsiderueshme e shpenzimeve qeveritare ose rritja e taksave të punës për familjet me të ardhura të mesme dhe taksat e konsumit nëpërmjet mbajtjes së mekanizmave të dëmshëm të kontrollit të tregut ka ndikim shumëfish mbi familjet me të ardhura më të ulëta dhe mund të përkeqësojë vështirësinë e ndjerë nga ata, fuqia shpenzuese e të cilëve po gërryhet nga inflacioni.

Rritja e taksave për familjet dhe bizneset me të ardhura më të larta mund të ketë pak efekt në momentin kur politika fiskale duket shumë e dobët në instrumentat e miratuara për të arkëtuar më shumë nga të pasurit. Ndërkohë, edhe pse taksat e konsumit janë njësoj të larta edhe për ta, duket se të pasurit e Shqipërisë nuk do të ndikohen njësoj si shtresa e mesme për shkak të prirjes tradicionalisht të ulët të shpenzimeve, veçanërisht duke pasur parasysh kursimet shtesë të akumuluara gjatë pandemisë).

Politika fiskale gjithashtu nuk është veçanërisht e shkathët, duke pasur parasysh rrugën e pasigurt të inflacionit në të ardhmen.

Politikëbërësit fiskalë do të duhet të hamendësojnë se për sa kohë duhet të imponojnë masa shtrënguese fiskale dhe, nëse inflacioni do të tërhiqej papritur shpejt, ndryshimi i politikës brenda një periudhe të shkurtër kohore mund të jetë i vështirë.

Garantimi që çdo ndryshim i politikës fiskale është neutral ndaj buxhetit është një hap i dobishëm, por duke pasur parasysh prirjet e ndryshme të shpenzimeve të bazës së gjerë të konsumatorëve duhet t’i kushtohet vëmendje ndikimit të shpërndarjes së çdo ndryshimi në shpenzime ose taksa.

Llogaritja e saktë e efektit të çdo përzierjeje të politikave të ndryshimeve të politikës fiskale në kërkesën konsumatore duhet të marrin parasysh pikërisht frikën për të mos shpenzuar shumë në kohë të pasigurta të inflacionit dhe të mospasjes së asnjë sinjali pozitiv për rritje të pagave në masë të gjerë.

Buxheti 2023 duket se pak rëndësi I ka kushtuar investimeve në arsimimin e brezit të ri, atij që sot po synon të largohet masivisht në formën e një epidemie kolektive. Ndërkohë,  edhe fondet për kërkimin dhe nxitjen e inovacionit duket se edhe për disa vite nuk do të japin përfitime të rëndësishme në drejtim të rritjes së lëvizshmërisë ekonomike dhe PBB-së më të lartë terma afatgjatë.

Por, atëherë çfarë na duhet nga ky buxhet i vitit që po vjen, nëse jo për pjesën e përballimit të situatës së krizës që po vjen e përforcuar?

Programet e rrjetit të sigurisë fiskale si ndihma ushqimore dhe sigurimi i financimeve të papunësisë mund të ofrojnë njëfarë lehtësimi për familjet që janë dëmtuar ose janë në prag të dëmtimit të buxheteve të tyre familjare. Prandaj, mbajtja e programeve të paketave të ndihmës, duhet që të përdoren me forcë të shtuar edhe më shumë se në kohën e pandemisë duke përdorur [për këtë qëllim fondet nga rezervat e buxhetit.

Ndërkohë, zgjerimi i tyre në një bazë të synuar dhe të përkohshme duhet të jetë skenar i parë rezervë, nëse kushtet ekonomike përkeqësohen.

Një nivel kaq i lartë i borxhit publik po e dëmton rritjen ekonomike duke penguar investimet private, si dhe duke kufizuar aftësinë e qeverisë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të ardhshme negative. Kjo qasje e qeverisë ndaj investimeve në infrastrukturë, me një pamaturi financiare duket se tashmë prej pak vitesh e ka vënë vendin në një rrezik të prekshëm të krizës fiskale.

Prandaj, politikëbërësit do të duhet të ndërmerrnin veprime në vitin e ardhshëm për ta vendosur borxhin e qeverisë në një rrugë të qëndrueshme duke rritur taksat jo tinëzisht dhe duke përdorur mekanizma të padobishëm të diskriminimit tatimor, por duke ngadalësuar shpenzimet në krahasim me parashikimet aktuale, pasi dukshëm ato nuk munden të ndikojnë mbi frenimin e inflacionit.

Rënia e zgjatur në ekonomi mund të nxjerrë një taksë të madhe njerëzore dhe të lërë plagë të qëndrueshme në ecurinë e përgjithshme të ekonomisë. Një arsye kryesore pse iu desh afërsisht një dekadë ekonomisë shqiptare të rikuperohej nga gropa financiare e investimeve të pallogaritura në infrastrukturë 1 dekadë më parë duket se po përsëritet edhe më me forcë.

Situata financiare e kaq shumë familjeve është rënduar nga rritja e çmimit të produkteve dhe shërbimeve të përditshme.

Kjo përvojë aktuale qëndron në kontrast të mprehtë me periudhën e pandemisë, kur përgjigja e vakët fiskale ndihmoi mbijetesën financiare të disa grupeve të familjeve të cilat arritën të shmangnin varfërinë, pavarësisht humbjes së statusit ekonomik që zotëronin përpara saj. Ndërkohë, informaliteti dhe remitancat ishin ndihmëset më të mëdha të financimit me të ardhura për familjet shqiptare.

Mirëpo, qeveria me të dhëna më të mira për shënjestrimin, si dhe me më shumë kërkime mbi përcaktuesit e inflacionit dhe me një bankë qendrore vigjilente, do të duhet të kërkojë ndihmën e çdo burimi ndikues (njerëzor dhe financiar) që të arrijë të jetë në gjendje të luftojmë recesionin e ardhshëm, që do të vijë në mënyrë agresive duke shkaktuar jo vetëm inflacion më të lartë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: