Qendra ALTAX

Njihuni me ALTAX dhe Projektet Tona


Qendra ALTAX është e regjistruar si OSHC në vitin 2017, në zbatim të legjislacionit për organizatat jofitimprurëse me Numër Unik Identifikimi të Subjektit (NUIS) L71807452F.

Vizioni i organizatës sonë në ndërveprim me partnerët e rrjetit është që bazuar në studime dhe reflektim mbi çështjet ekonomike dhe fiskale të harmonizojë njohuritë me politikëbërjen për të ndikuar në proceset e ardhshme të politikave duke përditësuar idetë tona në gatishmëri përpara se të shfaqet një problem.

Nuk mjafton të kesh gjetje dhe debate të mira. Misioni ynë është të përmirësojmë dhe promovojmë politikat ekonomike, fiskale dhe sociale dhe cilësinë e dialogut konsultues (deliberativ) me analiza të hapura dhe të bazuara në fakte që do të përmirësojnë procesin e vendimmarrjes ekonomike dhe sociale për njerëzit dhe bizneset.

ALTAX është një qendër kërkimore dhe zhvilluese jofitimprurëse me bazë në Shqipëri. Ekspertët tanë analizojnë politikën ekonomike dhe fiskale të brendshme dhe të jashtme shqiptare për të ofruar një burim të besueshëm ekspertize mbi faktorët politikë, ideologjikë, kulturorë, ekonomikë dhe historikë që ndikojnë në politikat shqiptare ndaj Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Qendra ALTAX ka një aktivitet intensiv në politikën dhe analizën tatimore që përfshin edhe administrimin, politikën dhe zbatimin buxhetor, si dhe pajtueshmërinë tatimore dhe disbalancat ekonomike. Puna bazohet kryesisht në rrjetin e ekspertëve që janë të lidhur mirë me ALTAX dhe janë të organizuar në bazë të tematikës dhe lëndëve tematike.

ALTAX është një iniciativë think-tank shqiptare që synon një qasje të re ndaj politikës fiskale dhe ekonomike shqiptaro-evropiane. Bashkëpunimi me akademikët dhe ekspertët fiskalë ndihmon në zgjerimin dhe krijimin e një audiencë gjithëpërfshirëse në ndihmë të rritjes së kapaciteteve fiskale në Shqipëri dhe Kosovë.

Ne analizojmë ekonominë, sistemin tatimor, llogaridhënien e politikanëve duke parë kryesisht nivelin kombëtar dhe rajonal të treguesve makro dhe mikro, të dhënat statistikore, tregun, buxhetin e qeverisë, të dhënat e tregut të punës dhe tendencat sektoriale. Edhe pse janë qytetarët ata që përcaktojnë në fund drejtimin e ekonomisë dhe shoqërisë, qeveritë ndikojnë në të edhe nëpërmjet politikës fiskale dhe monetare. Ne ofrojmë për donatorët, organizatat dhe palët e tjera analizën e duhur të temave që janë interesante edhe për parashikimet e ardhshme.

Në Qendrën tonë, ne mund të:

  • Realizojmë një analizë paraprake mbi politikat ekonomike
  • Përgatitim një model të ekspertizave dhe politikave
  • Organizojmë studime dhe raporte bazuar mbii partnership me individë dhe organizata
  • Përgatitim analizë tregu dhe faktorësh ndikuesë
  • Analizojmë të gjitha të dhënat për reflektimin e duhur politik

ANALIZË

ALTAX përfaqëson një qendër kërkimore të pavarur fiskale, në rolin e nje komentatori të financave publike, politikës fiskale, ligjit tatimor, edukimit fiskal, politikave sociale dhe pabarazive sociale në shpërndarjen e mirëqenies duke vlerësuar zhvillimin e politikave me qëllim promovimin e zhvillimit në Shqipëri të krahasuara me vendet në rajon dhe botë.

PROMOVIM

ALTAX ka qëllim primar të promovojë edukatën tatimore, të ndihmojë dhe kujdeset për ekspertizën e duhur dhe të mbrojë tatimpaguesit nga veprimet abuzive të administratës publike. Veprimtaria e saj është në funksion të synimit për të arritur në një sistem tatimor më eficient dhe më pak kompleks për çdokënd.

NDËRGJEGJËSIM

ALTAX kërkon të zgjerojë parametrat e debatit të politikave publike për të lejuar mundësinë e ndryshimit të parimeve tradicionale të qeverisjes ne raport me transparencën. Në realizimin e objektivave të saj, ALTax kërkon të tërheqë sa më tepër publik të interesuar të përfshihet në këto diskutime dhe të jetë pjesë e ndryshimeve të debateve të politikave të qeverisjes për publikun dhe me publikun.

PROJEKTI MBI MONITORIMIN SOCIAL NË 5 BASHKI

AKTIVITETE TË PRITSHME

PUBLIKIME TË PROJEKTEVE


SHKRUANI DHE INFORMOHUNI

Na kontaktoni për pyetje dhe interesimin tuaj për ALTAX duke plotësuar formën e mëposhtme

    has been added to your cart.
    Arkë
    error: