Propozime shkurt për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor
Në këtë publikim të ri, ALTAX prezanton disa Propozime për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor, të cilat mund të përdoren si objekt për debatet publike dhe natyrisht si një qasje me syrin e konsumatorit dhe ekonomistit të momentit aktual të konsultimit të Draft strategjisë së re të Agroturizmit lidhur me temën e qëndrueshmërisë së sektorit për të ardhmen duke konsideruar të tashmen dhe të shkuarën.
Në përmbushje të këtyre synimeve, bujqësia ka një lidhje të drejtpërdrejtë me aspekte të ndryshme të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) si siguria ushqimore, edukimi, sektori formal dhe joformal dhe përshtatja ndaj të rejave gjatë gjithë jetës, përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe mjeteve të jetesës, ruajtja e biodiversitetit, përshtatja dhe rezistenca ndaj ndryshimeve klimatike.
Por ky rrugëtim mjaft i vështirë dhe në kushtet e një realiteti të sektorit që ka ndryshuar pak përsa i përket adresimit të problemeve të thelluara ndër vite, si: copëzimi i tokës, mungesa e ekonomisë së shkallës, të automatizimit, vlera e ulët e shtuar apo produktiviteti jo konkurues, si dhe mungesa e një planifikimi dhe rregullimi midis ofertës dhe kërkesës së tregut të brendshëm dhe të jashtëm duke rezultuar në mbiprodhim apo nënprodhim të produkteve të ndryshme ka nevojë për kontributin e gjithë faktorit ndikues ndaj sektorit duke u përballur me sfidat.
Qëllimi i këtij prezantimi të disa rekomandimeve bazuar mbi gjetjet e publikuara nga ekspertët direktë të sektorit, si dhe nga qasjet e organizatave të huaja që asistojnë qeverinë, bazuar në dokumentat strategjike dhe politike për zhvillimin e sektorit na shtyjnë të bëjmë disa propozime.
Duke strukturuar dhe grupuar problematikat si dhe zgjidhjet për ti adresuar synimi në këtë publikim është e njëjtë me interesin e përgjitshëm publik për më shumë vende pune edhe më të mira, përdorim më të fortë dhe më të mirë të kapitalit njerëzor dhe rritje të rezistencës ndaj fatkeqësive natyrore dhe goditjeve të tjera duke rritur produktivitetin për konkurueshmërinë në treg.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.