Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
VLORA KTHEN MENAXHIMIN E MBETJEVE NË PRIORITET
0 €
Plani Vendor i Menaxhimit të Mbetjeve për Bashkinë Vlorë shtrihet në një afat kohor 6-vjeçar 2022–2027 dhe paraqet perspektivat e zbatimit të menaxhimit të integruar të mbetjeve në gjithëterritorin e bashkisë, duke përfshirë qytetin e Vlorës dhe njësitë administrative Qendër Vlorë, Orikum, Novoselë dhe Shushicë.
Ky Plan përcakton rregullat për menaxhimin e rrymave specifike të mbetjeve bashkiake që gjenerohen në territorin e bashkisë, duke marrë në konsideratë burimet e gjenerimit, sasitë, përbërjen e mbetjeve, infrastrukturën që mundëson proceset e menaxhimit të mbetjeve dhe skemat e organizimit të tyre.
Ajo çfarë parashihet për të ardhmen në terma afatmesëm janë:
Përmirësimi i performancës së menaxhimit të integruar të mbetjeve;
Rritja e sipërfaqes se zonave të mbrojtura në 20%;
Rritja e përqindjes së mbetjeve që shkojnë në landfille sanitare kundrejt mbetjeve të hedhura në venddepozitime të hapura në 60%;
Rritja në përqindje e mbetjeve të ricikluara në 59%;
Rritja e të punësuarve në sektorin e turizmit në 29%.
- Përshkrim
Përshkrim
Shpenzimet për menaxhimin e mbetjeve janë mbi nivelet e programeve të tjera në Bashkinë Vlorë. Për vitin 2021 shpenzimet për menaxhimin e mbetjeve janë realizuar me shpenzimet e vet Bashkisë dhe Buxhetit të Shtetit. Buxheti i Shtetit ka planifikuar gjithsej 695.4 milion lekë, për projektin “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në Qarkun e Vlorës”, i cili është planifikuar të përfundoj në vitin 2023. Gjithashtu për vitin 2021 Buxheti i Shtetit ka planifikuar 190 milion lekë nga fondet e brendshme.
Në Qarkun Vlorë është planifikuar investim “Sistemi i menaxhimi të mbetjeve të ngurta” me një fond 600 milion lekë, nga të cilat 200 milion janë grant dhe 400 milion lekë kredi.
Bashkia Vlorë ka shfrytëzuar me efektivitet shpenzimet e planifikuara duke realizuar 99 për qind të fondit vendor. Ne Buxhetin vendor janë parashikuar edhe zgjidhje të kërkesave qytetare duke alokuar 6 për qind të shpenzimeve gjithsej në vitin 2021 dhe 18.7 për qind në vitin 2022.