Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Trajtimi tatimor i pensioneve private në Shqipëri: Mundësitë dhe Kufizimet bazuar te përvojat e vendeve të BE
Original price was: 11 €.10 €Current price is: 10 €.
Lehtësimi tatimor rrit aftësinë e tyre të kursimit për një afat të gjatë si pjesë e kontributit. Të kesh lehtësim tatimor në fillim dhe me çdo kontribut ka të ngjarë të rezultojë në përmasa më të mëdha të aktiveve financiare me kalimin e kohës.
Gjatë vitit të kaluar, ka pasur diskutime publike në kuadër të konsultimeve të projekt ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, ku neni 20 i tij trajton edhe mundësitë dhe kufizimet përsa lidhet me kursimet e depozituara nga individë dhe shoqëri në fondet e pensioneve private. planifikon të ulë nivelin e mbështetjes fiskale për kursimet pensionale.
Ky dokument politikash fillon duke ofruar disa informacione bazë mbi trajtimin tatimor në botë dhe në vend për fondet e pensioneve private, si dhe mbi natyrën dhe shkallën e mbështetjes fiskale për kursimet e pensioneve bashkë me argumentimet për të parandaluar tendencat e shmangieve tatimore apo edhe evazioniste.
Më pas ai përcakton parimet për reformimin e pensioneve private nën këndvështrimin e politikës tatimore dhe një vlerësim të përmbledhur të reformave të diskutuara shpesh, përpara se të nxjerrë përfundime se si qeveria dhe sektori privat bashkë me kontribuesit dhe përfituesit duhet t’i qasen kësaj çështjeje.
- Përshkrim
Përshkrim
Mbështetja e qeverisë për kursimet e pensioneve është një e mirë publike dhe është e dobishme për qeverinë në terma afatgjatë. Reduktimi i shpenzimeve qeveritare tani mund të nënkuptojë shpenzime më të larta për pagesat e përfitimeve në të ardhmen për shkak të kursimeve joadekuate.
Të ndihmosh individët për të mbështetur veten gjatë daljes në pension është një ndërhyrje pozitive e qeverisë1. Megjithatë, njerëzit aktualisht nuk po kursejnë mjaftueshëm për të pasur të ardhura të mjaftueshme në pension.
Kështu është thelbësore që çdo ndryshim në lehtësimin tatimor të pensioneve të bëjë situatat financiare për pensionistët për më mirë dhe jo për më keq.
Një mënyrë për të përmirësuar mjaftueshmërinë e të ardhurave të pensionit është nëpërmjet lehtësimit të taksave që njerëzit marrin për kontributet e tyre pensionale.
Kjo qasje politike veçanërisht ndihmon në përmirësimin e rezultateve për regjistrimin automatik, si parashikohet edhe në projekt ligjin e ri, pasi kursimtarët regjistrohen automatikisht dhe nuk marrin vendimin për të hequr dorë.