Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Rritja ekonomike në 2023 e sfiduar nga informaliteti dhe paraja e zezë
Original price was: 11 €.8 €Current price is: 8 €.
Ky punim mbi analizën e konsumit dhe do të ndahet në tre elementë vlerësimi bazë, ku spikatin seksionet:
(1) një prezantim i nivelit krahasues midis periudhave tremujore të konsumit familjar, konsumit të qeverisë, formimit bruto të kapitalit dhe të dhënave të importit dhe eksportit;
(2) diferencat dhe ndryshimet që dalin në krahasimet mes periudhave tremujore për vitet 2018, 2021, 2022 dhe tremujorin e parë 2023;
(3) analiza e treguesve duke përdorur edhe të dhënat për volumin e vizitorëve dhe të ardhurave që kanë prurë në ekonominë shqiptare dhe
(4) një përshkrim të sektorit të ndërtimeve dhe rrisqeve bashkë me një vëmendje të shtuar edhe për sektorë të tjerë. Aspekti i informalitetit dhe parasë së zezë janë trajtuar së bashku me inflacionin.
Shumica e përpjekjeve në analizën e konsumit vitet e fundit është drejtuar në marrjen e formave funksionale, të cilat lejojnë koeficientë mjaft fleksibël të përgjigjes, si dhe për të vlerësuar parametrat e kërkesës specifike të shtresës së të ardhurave që janë përdorur për të vlerësuar ndikimet e shpërndarjes së politikave të ndryshme të ndërhyrjes.
Në këtë punim, autorët shqyrtuan strukturën e konsumit final të lidhur me mallrat familjet dhe ndikimi i faktorëve strukturorë në këtë tregues. Konsumi përfundimtar është një faktor i rritjes ekonomike, ndikimi i së cilës në Prodhimin e Brendshëm Bruto të çdo vendi duhet të merret parasysh. Sipas Instat, “Shpenzimet e konsumit final të familjeve përfshijnë të gjitha kostot e brendshme (nga rezidentët dhe jorezidentët) për nevoja individuale. Ndër të tjera, ai përfshin shpenzimet për mallra dhe shërbime, konsumi i prodhimeve të kopshtit dhe qiraja për pronarët banesat.”
Autorët kanë zgjedhur të analizojë strukturën e këtij treguesi bazuar në qëndrueshmërinë e kriteret e mallrave, siç specifikohet nga Instat në meta të dhënat që lidhen me të dhënat burimore të nxjerra nga Baza e të dhënave online. Ky klasifikim e ndan konsumin përfundimtar në kategoritë e mëposhtme: mallra të qëndrueshme, mallra gjysmë të qëndrueshme, mallra dhe shërbime jo të qëndrueshme. Ne do të analizojmë, në këtë punim, ndikimi i komponentëve që lidhen me mallrat, duke përfshirë edhe faktorin e shërbimeve.
Në vijim ne kemi trajtuar si një ndikim të fortë në analizën tonë edhe ndikimin nga hyrja e parasë informale (paraja e pistë) si dhe tendencat që munden të vijnë nga evolucionet dhe masat strukturore për treguesët kryesorë të prodhimit të brendshëm, si dhe faktorët e ndikimit.
Në këtë punim ne kemi zbatuar parimet e metodës së regresionit, duke u përpjekur të vëzhgojmë të përgjithshmen dhe ndikimin e secilit faktor për një interval të zgjatur disa vjeçar, duke përfshirë periudhën gjatë së cilës Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kaluar në sfidat e izolimit prej pandemisë, por edhe ndikimit të mëvonshëm prej inflacionit.
- Përshkrim
Përshkrim
Ekonomia shqiptare ka tejkaluar pritjet në vitin 2022, duke u rritur me 4.8 për qind, si pasojë e kërkesës së fortë të konsumatorit, flukseve hyrëse të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit.
Së pari le të diskutojmë mbi kërkesën konsumatore dhe konsumin e popullatës dhe qeverisë në funksion të rritjes ekonomike.
Nga komponentët më lart në PBB-në e vitit 2022 konsumi final i popullatës ka rritje të lartë dhe pothuajse konstante për tre tremujorët e parë të vitit 2022 dhe me rënie në tremujorin e katërt. Në tendencë rënëse ky komponent prezantohet edhe në tremujorin e parë 2023, i ndikuar në këtë tremujor nga ulja e disa çmimeve të produkteve, por kryesisht edhe nga ulja e konsumit të energjisë elektrike dhe karburanteve.
Ekziston një lidhje pozitive dhe e rëndësishme afatgjatë midis inflacionit dhe shpenzimeve për konsum të familjeve. Implikimi i këtij konstatimi është se inflacioni rrit shpenzimet e konsumit të familjeve.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se ekziston një lidhje pozitive e rëndësishme ndërmjet normës së rritjes së produktit të brendshëm bruto dhe normës së rritjes së shpenzimeve të konsumit të familjeve.
Nëse e krahasojmë konsumin final të popullatës me normën e inflacionit në vendet e BP6 në vitin 2022 duket se ka ndikuar më pak se sa në Shqipëri, pasi ndikimi më i madh në inflacion ka ardhur prej energjisë dhe ushqimeve, të cilat kanë rritur kostot në konsumin familjar dhe janë ndikuar edhe nga konsumi i turistëve dhe në rastin e Kosovës edhe të emigrantëve që kthehen dhe vizitojnë të afërmit.
Konsumi final i qeverisë shqiptare ka një efektivitet përdorimi më të lartë në vitin 2021, në krahasim me vitin 2022, vitin 2018 dhe tremujorin e parë 2023. Ky nivel më i lartë në 2021 nuk tregon tjetër tendencë, përveç pagesave të shpenzimeve gjatë vitit 2021, të cilat mbartin në pjesë të madhe edhe ato që i përkisnin vitit 2020.
Por, në krahasimin e efektivitetit të përdorimit të shpenzimeve të qeverive të rajonit shihet se Shqipëria paraqitet me nivelin më të ulët. Ky fakt na tregon se mospërmbushja e shpenzimeve të planifikuara është e varur si nga kostot ekonomike të shpenzimeve publike joproduktive, por edhe nga fakti se disa nga programet e buxhetit janë joefikase.
Në fjalë të tjera me këtë nënkuptohet se niveli i përgjithshëm i shpenzimeve është më i lartë se sa është e nevojshme për të përmbushur objektivat e këtyre programeve.
Formimi bruto i kapitalit paraqitet me një nivel në rritje dhe kjo tregon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në sektorin e ndërtimit, makineri dhe paisje për energjinë dhe në sektorin e përpunimit, krahasuar me vitin 2021.
Normalisht, ky raport është rreth 20-23% e vlerës së shtuar bruto. Megjithatë, edhe pse ky tregues nuk përmbledh gjithë investimet që kryen në aktivet e paluajtshme prej qeverisë apo sektorit privat, nëse krahasohet me nivelin tregues në tre tabelat më lart shihet një diferencë e madhe midis treguesve mesatarë të vendeve të zhvilluara dhe treguesit në Shqipëri.
Nga krahasimi i nivelit të formimit të kapitalit bruto në vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022, shihet se Shqipëria renditet në vend të fundit me nivelin sa 25% e PBB-së.
Me këtë nivel të ulët, përveç humbjes së ritmeve për të kapur konkurueshmërinë me rajonin, formimi i kapitalit fiks bruto duket se do të ndikojë në vitin 2023 edhe në një stimulim më të pakët të shpenzimeve të familjeve. Megjithatë, Shqipëria zotohet se ka ndërtuar kuadrin e plotë ligjor për mbështetjen e investimeve, si një ilaç për të rritur të ardhurat, konsumin dhe uljen e varfërisë.
Së dyti, nga studimi mbi statistikat e turizmit duket se nga hyrjet e vizitorëve të huaj në Shqipëri llogaritet se ka një prurje prej 2.84 miliard Euro të konvertuara nga gjithë monedhat e ndryshme të konvertuara në Shqipëri apo të hyra nëpërmjet sistemit bankar. Ndërkohë, nga daljet e vizitorëve shqiptarë jashtë vendit llogaritet se ka një dalje jashtë vendit prej 1.77 miliard të Euros së shpenzuar nëpërmjet parave cash dhe nëpërmjet sistemit bankar. Pra, efektivizimi i ekonomisë prej flukseve hyrëse dhe dalëse të turizmit llogaritet në një vlerë neto prej 1.07 miliard Euro.
Nisur nga pesha e vogël ndikuese e turizmit si një industri me problematika që tregojnë një sektor të paqëndrueshëm edhe pse mund të ketë ndikuar në rritjen e ekonomisë shqiptare nuk duhet të shihet si një faktor me peshë, përderisa nuk janë të plotësuara elementët përbërës të tij.
Së treti, duke përdorur lidhjen organike të industrisë së turizmit me sektorin e ndërtimit, kur studiojmë të dhënat për të duket se pesha kryesore e tij bie një ndikim prej të paktën deri 4% në rritjen ekonomike në 2022 sipas statistikave zyrtare pesha më e madhe e sektorit ku qeveria ka shpenzuar deri 950 milionë euro për investime kapitale në infrastrukturë transporti, shëndetësore, arsimore, bujqësore, administrative etj.
Gjatë viteve të rritjes ekonomike, shihet se ndërtimi po rritet më shpejt si normë se ekonomia në tërësi, por në periudhat kur ekonomia mundet të fillojë të ndjejë vështirësitë e stanjacionit, industria e ndërtimit sipas gjithë përvojës historike është e para që vuan.
Kjo situatë duket në vitin 2022, kur ndërsa zgjerimi i aktivitetit të ndërtimit është nxitur nga faktorë që ndodhen jashtë kërkesës së tregut, kërkesa konsumatore nuk u përcoll në tregun bankar në disponueshmërinë e kredisë për strehim për individët, por as në rritjen e kontratave porositëse.
Një situatë e ngjashme vijon edhe për 6-mujorin e parë 2023.
Sektori i Ndërtimit është kthyer në 5-6 vitet e fundit një sektor i udhëhequr nga investimet publike, ku qeveria po tregon interes të lartë dhe duket se nuk ka ndërmend të fokusohet në sektorët e tjerë me po të njëjtën vëmendje.
Një qasje më proaktive do të siguronte që rritja të ishte më gjithëpërfshirëse dhe si e tillë nuk do t’i anashkalonte profesionet e tjera nga procesi i zhvillimit të vendit. Mbivlerësimi i profesionistëve të vetëm një sektori dhe industrisë që lidhet me të në disfavor të profesioneve të tjera, të cilat nuk gjejnë vetveten në procesin e planifikimit dhe ndarjes së buxhetit publik dhe fondeve të tjera të huaja jep ndikimet e veta në zhvillimin jo të qëndrueshëm.
Moszhvillimi i sektorëve të tjerë njësoj si ndërtimit ndikon në masën e vet jo të pakët te varfëria, pasiviteti ekonomik, boshllëqet në përzgjedhjen e degëve në edukimin e të rinjve.
Lidhja e njerëzve me mundësitë që ekzistojnë në tregun e punës përmes arsimimit, diversifikimit dhe mbështetjes më të mirë të punësimit bazuar te gjithpërfshirja e sektorëve në procesin e të bërit të ekonomisë sot dhe në të ardhmen është jetike.
Pasi me këtë qasje të ndryshme nga mendësia aktuale vjen si rrjedhojë edhe ulja e varfërisë përmes vendeve të punës me bazë të qëndrueshme, profesionalizimit të mëtejshëm, si dhe përmirësimit të tregut të punës dhe aftësive për të arritur të bëhemi të konkurueshëm jo në politika dhe strategji, por në jetën e përditshme.
Perspektiva është ende subjekt i pasigurisë së lartë.