-43%

Përmbledhje për sistemin tatimor në Shqipëri, 2023

Original price was: 7 €.Current price is: 4 €.

Taksat zbatohen për të gjitha llojet e ndryshme të parashikuara në legjislacionin tatimor shqiptar. Këto mund të përfshijnë (por nuk kufizohen në):

Tatimi mbi të ardhurat, të cilat vendosen mbi të ardhurat e krijuara nga të gjitha subjektet e parashikuara në ligj sipas parimeve të rezidencës fiskale, duke përfshirë individët dhe bizneset.

Tatimi mbi korporatat, vendoset mbi fitimin e një biznesi.

Fitimet kapitale taksohen sipas ligjit të tatimit mbi të ardhurat dhe vendosen mbi çdo fitim kapital ose fitim të realizuar nga njerëzit ose bizneset, nga shitja e aseteve të caktuara, duke përfshirë aksione, obligacione ose pasuri të paluajtshme.

Tatimi mbi vlerën e shtuar të shitjeve të mallrave dhe shërbimeve (TVSH) është një taksë konsumi e aplikueshme në norma standarte dhe të reduktuara mbi shitjen e mallrave dhe shërbimeve.

Për mallra të veçanta vendoset një tjetër taksë konsumi që si emërtohet në përmbledhje është akciza me një rol të madh në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Taksat nacionale

Taksa e pronës përcaktohet nga një qeveri vendore dhe paguhet nga pronari i një prone. Kjo taksë llogaritet në bazë të vlerës së pronës dhe tokës.

Taksa mbi trashëgiminë është një lloj takse e vendosur ndaj individëve që trashëgojnë pasurinë e një personi të vdekur.

Taksat dhe tarifat kombëtare janë një pagesë e detyrueshme dhe e pakthyeshme nga buxheti i shtetit, të cilat paguhen drejtpërdrejt ose nëpërmjet një agjenti nga çdo person që kryen një të drejtë publike ose përfiton një shërbim publik apo përdor një të mire publike të caktuar ose një të drejtë të caktuar.

Përshkrim

Një sistem i mirë tatimor duhet të plotësojë pesë kritere bazë: drejtësi, përshtatshmëri, thjeshtësi, transparencë dhe procedura të lehta administrative.

Megjithëse opinionet rreth asaj se çfarë e bën një sistem të mirë tatimor janë diverse duket se ka konsensus lidhur me faktin se të kriteret bazë janë një detyrim fillestar për çdo sistem tatimor.

Megjithatë, mbajtja e një sistemi tatimor efikas dhe të drejtë nuk është aspak e thjeshtë, veçanërisht për politikën fiskale në Shqipëri, e cila përtej sfidave të brendshme e ka të detyrueshme edhe përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e BE-së, për të integruar ekonominë dhe sistemet e saj.

Përmbledhja e sistemit tatimor shqiptar, pas konsultimit me të reja e legjislacionit për vitin 2023, si dhe konsultimet dhe përcjelljen e përmbajtjeve nga shoqëri ndërkombëtare si PwC ka prezantuar në një formë përshkruese strukturën e tatimeve dhe taksave duke përshkruar edhe transferimin e çmimit dhe dividentin, si dy momente që vlejnë për investitorët e huaj.

Struktura e taksave në Shqipëri përmban ato elemente të përbashkëta, që kanë edhe sistemet tatimore të Ballkanit duke përfshirë rregulla dhe përjashtime tatimore, sipas vendimmarrjes së politikës fiskale në kontekstin e ekonomisë dhe perspektivave të saj dhe individëve.

Përmbledhja përfshin si kategori:

  • tatimet direkte, ku kryesore janë tatimet mbi të ardhurat personale, tatimin mbi fitimin (korporativ).
  • Tatimet indrekte, ku përshkruhet TVSH dhe akciza
  • Taksat nacionale
  • Taksat dhe tarifat vendore
  • Kontributet sociale
  • Detyrimet doganore
  • Trajtimi i transferimit të çmimit dhe

Dividenti dhe tatimi i tij