Performanca e buxhetit Shqiptar 1996 – 2016

Me analizën e performancës së buxhetit për periudhën fiskale 1996 – 2016 synojmë që përmes konstatimeve të fakteve të tregojmë nëse shpenzimet publike kanë arritur të përmbushin qëllimin buxhetor të mbledhjes së të ardhurave sipas objektivave qeverisëse, si dhe nëse është arritur të bëhet progres drejt arritjes së qëllimeve politike të qeverive të majta e të djathta.

Shihni shportën

Përshkrim

Studimi është realizuar nëpërmjet shumë burimeve të informacionit ku të dhënat dhe informacionet u kryqëzuan për të verifikuar saktësinë. Raporti dhe analiza e statistikave ka kaluar në etapat e (a) vrojtimit statistikor, (b) përmbledhjes dhe grupimit të të dhënave dhe (c) përpunimit dhe analizës.

Burimi kryesor i përket të dhënave të Buletinit Fiskal të Ministrisë së Financave dhe Programeve Ekonomike dhe Fiskale të qeverive të 20 viteve. Burime të tjera të përdorura janë dokumente nga Instituti i Statistikave, Raportet Vjetore të Bankës së Shqipërisë, Tatimet, Doganat dhe institucione të tjera qendrore, institute dhe organizata vendore dhe të huaja.

Janë të mirëpritura mendimet dhe komentet nga ekspertë financash publike, studiuesë dhe stafe akademikë, apo palë të interesuara për të arritur në vlerësimin më të saktë të mundshëm bazuar në metodologjinë tipike dhe të dhënat korrekte. Raporti studimor është ndarë në tre pjesë. Për komente mbi raportin, ju mund të kontaktoni [email protected]