Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Paketa Fiskale 2020 në Shqipëri
0 €
Në plotësimin e politikave për minimizimin e ekonomisë informale në vendin tonë, të përmirësimit të mbledhjes së të ardhurave tatimore, por edhe në këndvështrimin e përshtatjes së legjislacionit tatimor në të njëjtin drejtim me zhvillimet teknologjike, në funksion të veçantë të zbatimit të mekanizmit që njihet sipas nismës ligjore me emrin e projekt-ligjit si “Përmirësimi i modulit të menaxhimit të kontrolllittë faturimit (fiskalizimi)” është prezantuar nga Ministria e Financave dhe ekonomisë edhe një grup ndryshimesh ligjore që prekin si ligjin e procedurave lidhur me faturën tatimore dhe shërbimet që lidhen me të, por edhe kapitullin e ligjit tëTVSH, që përshkruan faturën tatimore me TVSH dhe dokumente të tjera të lidhura me të, si dhe në ligjin e tatimit mbi të ardhura.
- Përshkrim
Përshkrim
Aktualisht, dispozitat që parashikojnë elementet e faturës tatimore, mënyrën e faturimit, si dhekontrollin e transaksioneve me para në dorë, nëpërmjet sistemit të pajisjeve fiskale, janë të parashikuara në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,të ndryshuar. Meqenëse ligji për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit do të ndryshojë sistemin e faturimit e të monitorimit të transaksioneve, atëherë lind nevoja për ndryshime nëdispozitat përkatëse të ligjit nr.9920/2008.
Për herë të parë përfshihet krijimi i deklaratës së TVSH-së automatike, ku taksapaguesit i mbetet tashmë vetëm certifikimi i saj apo korigjimi në rast se nuk ka deklaruar saktë në librat e shitjes dhe të blerjes.
Për tu informuar dhe lexuar të plota të rejat për herë të parë të politikës fiskale, si dhe ndryshimet dhe përmirësimet e legjislacionit aktual ju mund të shkarkoni publikimin e përgatitur nga ALTAX.
FALEMINDERIT!