-36%

Karburant më i lirë: Çmimet dhe taksat

Original price was: 11 €.Current price is: 7 €.

Ky publikim vjen me propozime sa më të plota dhe me argumenta të mirëfillta teknike për politikëbërësit, nisur nga interesat dhe kërkesa e biznesit, si dhe duke e parë se interesi për diskutimin e çmimit të karburantit është në nivel kombëtar. ALTAX ka marrë ne analize sektorin hidrokarbur duke filluar me prodhimin dhe rafinimin dhe duke vijuar me depozitimin, tregtine me shumice dhe pakice duke përgatitur një raport me argumentime për të formuar opinion per të ndikuar në uljen e çmimit të karburantit.

Përshkrim

Raporti i përgatitur për këtë qëllim synon të paraqesë një historik të situatës të tregut aktual dhe faktorëve që kanë ndikuar në çmimet e tregtimit të karburanteve duke e ndërthurur me industrinë vendase dhe atë rajonale dhe të vendeve të BE-së. Në konkluzion të idesë përse është përgatitur ky raport argumentohen disa propozime që forcojnë idenë për leverdinë ekonomike nga ulja e çmimit të karburanteve.