-22%

Informaliteti në punësim dhe ndikimi nga liberalizimi i tregtisë

Original price was: 9 €.Current price is: 7 €.

Interesi në diskutimin që bie analiza “Informaliteti në punësim dhe ndikimi nga liberalizimi i tregtisë” lidhet me punësimin në sektorin informal si (a) një alternativë ndaj papunësisë, dhe si (b) një konkurencë e pandershme në ekonomi nëpërmjet evazionit fiskal, mungesës së mbrojtjes sociale, si dhe uljes së produktivitetit dhe konkurueshmërisë së ekonomisë në raport me vendet e tjera duke dëmtuar eksportin dhe rritjen e ekonomisë.

Në këtë analizë tematike është synuar që nëpërmjet përmbledhjeve të studimeve të ndryshme nga Banka Botërore, BERZH, si dhe analiza studimore të përqasin problematikat e informalitetit, liberalizimit të tregtisë, nxitjes së investimeve dhe ndikimit që kanë në uljen e papunësisë, në ecurinë ekonomike. Në kah të kundërt me këtë logjikë janë trajtuar edhe efektet që vijnë në formalizimin e ekonomisë nga hapja prej tregtisë së lirë dhe futjes së kapitalit në drejtim të rritjes së konkurueshmërisë dhe rritjes së vlerës së fuqisë punëtore.

Pjesa e parë e diskutimit përfshin nevojën për pastrimin nga informaliteti jetën ekonomike dhe sociale duke e konsideruar si detyrë jo vetëm të qeverisë.

Pjesa e dytë e diskutimit përfshin analiza dhe shembuj për të përgjigjur pyetjes se a ndikon informaliteti në uljen e papunësisë dhe në ekonominë formale.

Pjesa e tretë përshkruan qasjet që u vijnë ekonomive informale nga efektet e hapjes së ekonomisë ndaj kapitaleve të huaja, si dhe ndaj marrëveshjeve të tregtisë së lirë duke përfshirë edhe një koment mbi nismën rajonale të Ballkanit të Hapur.

Ne ju ftojmë ju të komentoni lirshëm dhe shtoni argumente të reja lidhur me këto tema.

Përshkrim

Arsyeja e konsiderimit të sektorit informal si një shqetësim është se ai minon cilësinë e politikave kombëtare, duke rezultuar në efekte të padëshiruara të politikave ekonomike.

Më tej, sektori formal mban edhe barrën fiskale të sektorit informal duke paguar taksat dhe tarifat e ndryshme. Ndryshe nga besimi i përgjithshëm, sektori informal mund të nxisë edhe aktivitetet ekonomike për shkak të natyrës së tij dinamike dhe aftësisë për të ndryshuar me kushtet ekonomike, kundrejt sektorit formal që është i ndikuar nga formalitetet burokratike. Kjo është evidente nga ndikimi afatgjatë pozitiv i sektorit informal në ekonominë zyrtare. Më tej, ndikimi i ndryshëm i sektorit informal në ekonominë formale në dy drejtime kërkon që politikat për të frenuar këtë sektor duhet të hartohen me kujdes.

Më e rëndësishmja, kostoja e formalitetit duhet të ulet me çrrënjosjen e korrupsionit në sistem, gjë që do të rrisë njëkohësisht koston e informalitetit.

Skemat e amnistisë tatimore për shmangësit e taksave për një kohë të gjatë, pagesa e lehtësirave të çmimit të tokës nga grabitësit e tokave, etj., çojnë në shtimin e mundësive për ryshfet nga zyrtarët e interesuar, gjë që pasi institucionalizohet, në fund të fundit rrit koston e formalitetit. Prandaj, duhet të konsiderohet se reformat në fuqizimin e vlerave institucionale janë hapi i parë përpara goditjes së sektorit informal.