Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Impakti i politikës ekonomike dhe fiskale në sektorin bujqësor
Original price was: 9 €.6 €Current price is: 6 €.
Duke marrë parasysh ndikimin e madh që ka në ekonomi dhe qëndrueshmërinë e popullsisë rurale, qeverisja qendrore dhe qeverisja lokale e inkurajojnë prodhimin bujqësor përmes ndërhyrjeve në drejtim të niveleve më të larta të produktivitetit dhe të cilësisë, si dhe politikave rregullatore dhe tatimore.
Ky studim bazohet në analizën e ndarë në seksione ku paraqiten dimensionet e sektorit në Shqipëri dhe vendet fqinje, si dhe modeli i taksimit. Një vend të caktuar mban politika e investimeve dhe qasje drejt një bujqësie që mëson nga politikat e gabuara dhe synon një strukturim drejt eksportit.
[1] Përfshin aktualisht prodhimin e bimëve/pemëve bujqësore, pylltarinë, blegtorinë, peshkimin dhe sektorin agro-ushqimor, ku përfshihet edhe administrimi i tokës dhe ujërave
- Përshkrim
Përshkrim
Zhvillimi i sektorit bujqësor dhe rural është dhe ka mbetur në gjithë historikun e shtetit shqiptar i një rëndësie për ekonominë, punësimin, por edhe mirëqenien për Shqipërinë, duke pasur parasysh që ky sektor i madh aktualisht kontribuon 18.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit dhe në tregun e punës ka një peshë sa 36.1% të të punësuarve gjithsej. Investimet në teknologji dhe metoda inovative të kultivimit ka përmirësuar ndjeshëm në harkun kohor 30 vjeçar normat e produktivitetit, si dhe vlerën e shtuar për punëtor. Eksportet në rritje, kryesisht në tregun e Bashkimit Europian janë në rritje të vazhdueshme dhe për njësitë e organizuara të sektorit po shfaqen mundësi të reja tregtare. Kjo e bën sektorin më tërheqës për investime të huaja.
Nisur nga problematikat që kanë shoqëruar modelin ekonomik dhe të bërit biznes në sektorin e bujqësisë një ndër sfidat e mëdha për zhvillimin cilësor mbetet reforma e rregjimit të pronës së paluajtshme, përfshirë tokën bujqësore. Ky proces reformimi duke u nisur nga ligji 20/2020 që synon konsolidimin e të drejtave të pronësisë mbi tokën bujqësore parashikohet që të finalizohet në fundin e vitit 2028.
Politika tatimore ndikon në konkurrencën bujqësore përmes ndikimit të saj në nivelet dhe ndryshueshmërinë së të ardhurave të fermave, punonjësve të bujqësisë, investimet në tokë dhe teknologji, mbi vlerën e punës dhe drejtime të tjera që lidhen me sektorin. Në këtë drejtim, krahas politikës tatimore një ndikim paralel ka edhe politika rregullatorë, që lidhet me miratimin e praktikave të fermave. Taksat mbi të ardhurat, pronën dhe tokën dhe transferimet kapitale mund të ndikojnë në ndryshimet strukturore, ndërsa normat diferenciale të taksave mbi aktivitetet, burimet ose përdorimin e inputeve specifike mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë.