EKONOMIA NË VITIN 2023 DUKET MJAFTUESHËM E ÇUDITSHME

Perspektiva ekonomike për Shqipërinë për vitin 2023 duket e përkeqësuar nën peshën e normave të larta të inflacionit dhe shtrëngimit të shpejtë monetar. Rënia e besimit të konsumatorëve dhe bizneseve, zbutja e konsumit dhe investimeve, si dhe goditjet e energjisë të shkaktuara nga gjeopolitika, ka të ngjarë të çojnë ekonominë në një normë rritje më të ngadaltë nga parashikimet e rreth fundit të vitit. Megjithatë, situate e përkeqësuar parashikohet të jetë afatshkurtër, por që duhet të shërbejë për të rigjetur vetveten në një tjetër dinamizëm të një tregu më të fortë pune dhe bilanceve relativisht të shëndosha të konsumatorëve dhe bizneseve.

Përtej vitit 2024, ekonomia shqiptare ka të ngjarë të vijojë në trajektoren e saj të ngadalësimit të normës së rritjes. Rreziqet kryesore rreth perspektivës afatgjatë lidhen me fërkimet politike dhe ndikimet gjeopolitike rajonale, sfidat mjedisore dhe rreshjet, tregjet e punës dhe inflacioni.

Më poshtë janë vendosur disa këndvështrime të ekspertëve për atë që është përpara ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare

Ne mendojmë se:

ndikimi i COVID-19, bashkë me ndikimin aktual pas krizës pandemike të mos ketë supriza me implikim material për ekonominë

– inflacioni do të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2023, ku arritja e objektivave të bankës qendrore do të jetë një proces shumëvjeçar

– shtrëngimi i politikës monetare duhet të shkojë më tej drejt pranverës 2023 me shumë gjasa duke ngjasuar me politikat e BQE

– ecuria e prodhimit të brendshëm bruto pritet të tkurret, ashtu si dhe është parashikuar nga Banka Botërore, FMN dhe organizata të tjera

– ndikimi i kursit të këmbimit valutor të monedhave të huaja kryesore në ekonominë shqiptare duket se nga gjithë parashikimet ndërkombëtare dollari amerikan ka të ngjarë të ketë arritur kulmin dhe do të tërhiqet në vitin 2023, por do të mbetet i ngritur në krahasim me vitet e mëparshme

– mungesa e fuqisë punëtore do të mbetet një sfidë në vitin 2023 edhe pse normat e papunësisë parashikohen të ulen në mënyrë modeste

Shihni shportën

Përshkrim

Vitin e kaluar, goditjet më të mëdha për ekonominë shqiptare, ashtu si dhe për ekonomitë e vendeve përreth erdhën nga një sërë rrisqesh gjeopolitike, ku përtej situatës së nderë politike në Ballkan, kryesisht midis Kosovës dhe Serbisë, pushtimi rus i Ukrainës ishte ndikimi më i madh në zinxhirin e marëdhënieve tregtare të importit dhe eksportit.

Ndikimi i luftës në ekonominë shqiptare përmes aplikimit të sanksioneve në përshtatje me politikën e jashtme të BE-së, megjithatë solli një efekt të pandjeshëm në ekonominë shqiptare.
Ndikimin më të madh, situata e paqartë politike e solli në ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së, të cilët patën devijim të burimeve të furnizimit me produkte energjetike dhe ushqimore, humbën fuqi punëtore dhe kapital njerëzor dhe kjo pati pasoja që ndihen edhe këtë fillim viti si mjaft të forta në tregun e punës.

Në këto rrethana, përveç trashëgimnisë nga vitet e kaluara, rritja ekonomike e Shqipërisë në 2023 do të përkeqësohet/ përmirësohet edhe nga ecuria dhe ndikimi i disa treguesve të rëndësishëm që përfaqësojnë ecurinë ekonomike dhe politike.

Në vitin 2023, inflacioni, rritja e normave të interesit, ritmet e ulëta të rritjes, çështjet e pasistemuara të zinxhirit të furnizimit do të shfaqen dukshëm ashtu si edhe në 2022, veçanërisht gjatë dy tremujorëve të parë të vitit. Megjithatë, nisur nga suprizat që rezervon turizmi, energjia, si dhe nëse proaktivizohen më drejt politikat reformuese dhe forcimi i kuadrit rregullator me ndikim edhe në korrupsionin e stërmadh, ndoshta do të vërejmë përmirësim gradual në shumicën e treguesve kryesorë ekonomikë deri në fund të vitit.