Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri dhe Kosovë
8 € Original price was: 8 €.5 €Current price is: 5 €.
Renditja sipas barrës fiskale jep mundësinë për të analizuar vendimet mbi biznesin dhe politikat, si dhe alokimin e shpenzimeve publike në kuadër të transparencës së financave publike.
Kjo analizë, sipas zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është ngarkuar më shumë, dhe nga ana tjetër një analizë më e detajuar orienton politikën për të parë se cila industri apo zonë duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.
- Përshkrim
Përshkrim
Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e ALTAX Center për llogaritjen e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015. Të dhënat e përdorura i përkasin realizimit të vitit 2014. Një vlerësim i kësaj natyre bëhet për here të tretë në Shqipëri dhe është duke u futur në rrugën e traditës nga qendra ALTAX në ambientin ekonomik-fiskal shqiptar.
Objekti i prezantimit është niveli i barrës tatimore nga njëri rajon në tjetrin, duke treguar për aftësinë që duhet të kenë në rritjen e të ardhurave nëpërmjet krahasimit me rajone të ngjashme, në funksion të financimit të shpenzimeve për investime lokale dhe qendrore. Nga ana tjetër, secili qytetar që është kontributor në buxhetin e shtetit duhet të njihet se si është barra që mban në raport me qytetarët në rajonet e tjera shqiptare dhe ballkanike.
Llogaritja e barrës tatimore është vlerë e shtuar në debatin mbi transparencën fiskale, duke u mundësuar politikëbërësve, bizneseve, studiuesve, analistëve, medias, si dhe qytetarëve për të krahasuar shpër ndarjen e barrës tatimore.
Produkte të afërt
- LIBRA TË ALTAX
Boshllëku tatimor në shqipëri 2012
12 €Original price was: 12 €.8 €Current price is: 8 €. - LIBRA TË ALTAX
Boshllëku tatimor në Kosovë dhe Shqipëri, 2014
11 €Original price was: 11 €.8 €Current price is: 8 €. - LIBRA TË ALTAX
Ekonomia informale, tatimet dhe minimizimi i informalitetit
7 €Original price was: 7 €.4 €Current price is: 4 €. - LIBRA TË ALTAX
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
8 €Original price was: 8 €.7 €Current price is: 7 €. - LIBRA TË ALTAX
Barra tatimore për profesionet e lira në Shqipëri
7 €Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €.