Direktiva e BE-së Mëmë-Filial dhe tatimi i shpërndarjes ndërkufitare të fitimeve në Shqipëri: Projeksione për konvergjencë

Në ndryshim nga çdo analizë e mëparshme e karakterit ligjor dhe politik, ky artikull synon të analizojë nivelin në të cilin legjislacioni tatimor shqiptar përputhet me një nga aktet ligjore më të rëndësishme të së drejtës së BE-së, Direktivën Mëmë-Filial, e cila synon të eleminojë tatimin e dyfishtë në shpërndarjen e dividendëve ndërkufitarë.

Category: Etiketa: , , ,
Shihni shportën

Përshkrim

Analiza nxjerr tre përfundime kryesore:
Së pari, Shqipëria kërkon të eleminojë tatimin e dyfishtë që lind nga shpërndarja ndërkufitare e fitimeve kryesisht përmes marrëveshjeve të tatimore të dyfishta.
Së dyti, në rastin e dividendëve të brendshëm, si shtet i rezidencës së kompanisë mëmë, nëse shteti i origjinës nuk ka një marrëveshje të tatimit të dyfishtë me Shqipërinë, legjislacioni tatimor i Shqipërisë nuk përjashton ose krediton për tatimin mbi të ardhurat e huaja të mbledhura tashmë mbi fitimet e shpërndara.
Së treti, po ashtu për dividendët ne dalje, si shteti i origjinës, Shqipëria vendos një tatim të mbajtur në burim vetëm për dividendët dhe shpërndarjet e fitimeve të paguara nga jorezidentët, ndërkohë që redukton ose heq tatimin e mbajtur në burim vetëm nëse ka një MTD të nënshkruar me shtetin tjetër.
Edhe pse tatimi i dyfishtë ndërkufitar është marrë parasysh nga legjislacioni tatimor shqiptar, e parë në kontekstin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me ligjin e BE-së mbi tatimin e drejtpërdrejtë, Shqipëria nuk përputhet mjaftueshëm me qëllimin objektiv të Direktivës Mëmë-Filial. Si rrjedhojë, ndryshimet e ardhshme në legjislacionin e tatimit të drejtpërdrejtë në Shqipëri do ta përafronin atë me objektivin e BE-së mbi lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave dhe heqjen e pengesave për tregun e brendshëm.