-33%

Borxhi tatimor në Shqipëri dhe administrimi ndryshe i tij

Original price was: 6 €.Current price is: 4 €.

Për çdo dite qe kalon, dhe bizneset vazhdojnë te ushtrojnë veprimtari ekonomike, por nuk paguajnë detyrimet tatimore, pra si rrjedhoje Administrata Tatimore humbet te ardhurat tatimore dhe buxheti i shtetit ndikohet duke rritur deficitin e tij.

Përshkrim

Në fillim të vitit 2020, pas rekomandimeve të misioneve të FMN, të cilat përpiqen që për Shqipërinë të japin modele novatore kanë propozuar dhe janë dëgjuar nga Ministria e Financave, që borxhi tatimor të administrohet në struktura më të konsoliduara në nivel rajonesh të mëdha (verior, qendror dhe jugor), që përfshijnë disa bashki kryesore.

Kjo strukturë e re, pritet që pas alokimit të duhur të burimeve dhe kapaciteteve për fillimin nga puna të jetë kryefjala e re e të punuarit ndryshe për administratën tatimore.

Ky publikim i Qendrës ALTAX paraqitet me disa treguesë që përshkruajnë historikun në vitet e fundit lidhur me peshën dhe ecurinë e borxhit tatimor. Në një pjesë të tij përshkruhen edhe situata e borxhit tatimor në fund të vitit 2019.

Në pjesën tjetër të publikimit propozohen nëpërmjet disa përshkrimeve modelimi ndryshe i administrimit të borxhit tatimor duke patur parasysh edhe përvojën e mirë nga vende të tjera lidhur me mënyrën si organizohet. Kjo qasje është edhe një mendim ndryshe nga ai që tashmë do të zbatohet në fillim të vitit 2020, si një rekomandim direkt i misionit të FMN-së që asiston nga afër administratën tatimore për shumë vite.

Ndërsa përshkruhet një qasje ndryshe nga deri më sot lidhur me administrimin e problemit të borxhit tatimor, ai shihet i lidhur edhe me një analizë të shkurtër përsa ndikon direkt ky borxh në treguesin e borxhit publik. Kjo lidhje sqarohet nëpërmjet ndikimit që ka performanca e të ardhurave tatimore në krijimin e boshllëkut për çdo vit me efekt në deficitin buxhetor