Besimi te politika, proceset zgjedhore dhe ndikimet në ekonomi në Ballkanin Perëndimor, 2019

Shumica e qeverive demokratike e konsiderojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet kombëtare, si të drejtën e qytetarisë, si dhe përgjegjësi sociale të qytetarëve. Trashëgimia historike luan një rol kyç në procesin e ndërtimit të shtetit dhe demokratizimit. Të 6 vendet e BP nuk e kanë patur kurrë këtë shans historik për të trashëguar një memorje kolektive të një qeverisje demokratike të fortë dhe të mirëmbajtur mirë nga votuesit dhe të zgjedhurit e tyre për të qeverisur dhe miratuar ligje.

Category: Etiketa: , ,
Shihni shportën

Përshkrim

Në kontekstin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi procesin zgjedhor dhe marrëdhëniet ndërmjet partive politike mbetet një shqetësim i vazhdueshëm bashkëpunimi rajonal i OShC-ve në 6 vendet e BP, gjë që mund të kërkojë një lëvizje strategjike për të ardhmen, që mund të lehtësojë kufizimet e masës kritike të votuesve. Nga ana tjetër, qeverisja demokratike në shoqëritë shumëpalëshe kërkon një gatishmëri për të jetuar së bashku dhe për të ardhur para qytetarëve të vet me vendime konsensuale.

Ideja e procesit të demokracive zgjedhore rrjedh nga të kuptuarit se zgjedhjet janë një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm për demokracinë moderne, sepse vetëm të bësh zgjedhje të lira nuk mjafton.

Besimi në qeveritë në vendet e BB6 po bie. Perceptimi dhe realiteti janë në unitet se qeveritarët veprojnë më rrallë në interes të qytetarëve. Njerëzit kanë më pak besim në ekspertizën e dhënë nga politikanët dhe analistët që kanë lidhje me ta. Vit pas viti, besimi i votuesve është gërryer duke u bazuar te perceptimi se politikanët nuk i përdorin gjithmonë fondet publike në interes të publikut. Cinizmi publik për politikanët dhe motivet e tyre ushqehet nga faktet nga jeta e zyrtarëve të lartë që abuzojnë me të drejtat që duhet ti përdorin për të mirën publike.

Ne do të përpiqemi në këtë studim të shprehim interesin tonë gjithashtu edhe për mashtrimin zgjedhor, mbi tipin dhe praktikat e zbatuara të mashtrimit elektoral në zgjedhje pa u ndalur po ashtu edhe në format dhe veprimet si ta parandalojmë atë. Njohja e politikës dhe e çështjeve publike nga një numër i madh qytetarësh, së bashku me pjesëmarrjen e tyre përmes votimit dhe mënyrave të tjera të zërit të qytetarëve, janë kontrolle të rëndësishme potenciale në mos zhvillimin e  “aftësive” të politikanëve dhe zyrtarëve për tu investuar në realizimin e mashtrimit zgjedhor.

Situata ekonomike kombëtare në këto vende vërehet se ka ndikuar më pak në pjesën e votave të fituara nga secila parti në nivel rajonal, pasi situata ekonomike rajonale ka patur pak ndikim për votuesin. Në veçanti, rritja e të ardhurave kombëtare për frymë dhe normat e papunësisë kanë efekte të fuqishme në rezultatet e zgjedhjeve në nivel kombëtar nëse ato do të sqaroheshin dhe do të përktheheshin në kontekstin e përfitimit të votuesit në nivel rajonal.

Në këtë mjedis politik dhe shoqëror kanë filluar të dalin në tregun politik dhe në nismat për ndryshim edhe organizatat e reja politike anti-establishment, të ngjashme me modelin e startup në botën e biznesit të sotëm.

Ky model i ri i tregut politik shihet se do të jetë epoka e forcave të reja politike në vend të partive politike të modelit të vjetër.

Studimi përmban 8 pika me tema te ndryshme te trajtuara me analize dhe gjetje.


Fjalëkyç: zgjedhje, politika, ekonomi, mashtrim, shoqëria civile, parti, Ballkani Perëndimor

JEL Clasiffication: A13, H10, D72, D73