Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Auditimi social shumëdimensional i Bashkisë Berat, 2022: Progresi i mundësive dhe ndikimi nga kufizimet
0 €
Raporti studimor “Auditimi social (AS 2022) shumëdimensional i Bashkisë Berat 2022” përshkruan dhe analizon strukturën e zbatimit për objektivat vendore në Berat. Ai nënvizon karakterin shumëpalësh të marrëveshjeve, pasqyron operacionet e deritanishme, identifikon se çfarë po funksionon dhe propozon fusha që kanë nevojë për forcim të veprimeve apo burimeve në funksion të përmbushjes. AS 2022 i Bashkisë Berat kombinon të dhënat dhe analizat e prodhuara nga organizatat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile dhe qendrat kërkimore.
Për të dytin vit radhazi, në monitorimin që kemi kryer Berati po bën më shumë përparim në lidhje me programet e miratuara nga Këshilli Bashkiak në krahasim me ato që janë të deleguara si programe zhvillimi dhe shpenzime nga qeverisja qendrore.
Që nga miratimi i Strategjisë së Zhvillimit sipas PPV në 2016, palë të ndryshme të interesuara kanë punuar së bashku për të krijuar një ekosistem të fortë që mbështet bashkëpunimet dhe marrëveshjet e partneritetit. Shoqëria civile, entet publike, organizatat e sektorit privat, autoritetet tradicionale dhe partnerët e zhvillimit kanë gjetur hapësirë për të bashkëpunuar në disa çështje të lidhura me zhvillimin, duke përfshirë të dhënat, krijimin e ndërgjegjësimit, mobilizimin e burimeve dhe ngritjen e kapaciteteve.
Qëllimi i Raportit tonë është të plotësojë apo edhe ndikojë në raporte të rishikimit me qasje rajonale të qeverisë dhe të promovojë llogaridhënien e ndërsjellë për zbatimin e objektivave politikë, ekonomikë dhe socialë.
Raporti pritet të paraqesë përpjekjet dhe iniciativat e shoqërisë civile për zbatimin e objektivave që burojnë nga dokumentet strategjike të miratuara vitet e fundit dhe që janë bërë referencë në këtë analizë të përmbushjes dhe mospërmbushjes.
Gjetjet e raportit do të ndihmojnë në forcimin e ndërhyrjeve kombëtare në procesin e zbatimit të qeverisjes së hapuir dhe kalendarit të hartimit, miratimit dhe zbatimit të buxhetit vendor.
Anëtarët e OSHC-ve do të përdorin rezultatet e raportit për advokim dhe ndërgjegjësim publik si dhe për të forcuar partneritetet me shumë palë të interesuara në nivel nënkombëtar.
Më e rëndësishmja e pritshmërive të eskpertizës sonë është se raporti do të jetë i dobishëm në nënvizimin e sfidave me koordinimin, monitorimin dhe raportimin e shoqërisë civile mbi objektivat dhe indikatorët e performqancës dhe integritetit.
Ai gjithashtu do të përshkruajë rekomandime për advokim efektiv mbi zbatimin e paketës ligjore dhe programore, që mundëson dhe ndikon direkt mbi performancën vendore dhe banorët e rajoneve të vendit.
Seksionet e studimit përshkruajnë kuadrin kombëtar të politikave dhe strategjive të zbatuara së bashku me politika dhe programe vendore nga strukturat e qeverisjes së Beratit, ku kërkohet një model i ndryshuar, i cili duhet të jetë qeverisje e hapur dhe në partneritet me shoqërinë civile.
Ekspertët e përfshirë direkt dhe pjesë e projektit janë (sipas rendit alfabetik): Adriatik Mateli, Ana Beqo, Aurela Gjokutaj, Arben Velçani, Eduart Gjokutaj, Odeta Golloshi, Safet Visha, Zaim Bajraktari. Bashkëpunëtorë të tjerë u angazhuan si pjesë e kontributit nëpër bashkitë në të cilat projekti realizoi monitorimin dhe anketimin, bashkë me komunikimet me punonjësit dhe drejtuesit e bashkive, si dhe institucionet partnere publike dhe organizata.
- Përshkrim
Përshkrim
Ekspertët gjatë periudhës së hartimit kanë analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, 2023 – 2025, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore.
Nga ana tjetër, ekspertët dhe stafi i angazhuar në këtë projekt ka analizuar edhe raportet dhe vlerësimet e shprehur nga organizata civile shqiptare, por edhe organizata të huaja rezidente në Shqipëri, për sa lidhet me zhvillimin e proceseve në Bashki për vitin e kaluar.
Një vëmendje i kemi kushtuar edhe të dhënave statistikore dhe komenteve të bëra mbi to nga portalet që kanë fokus monitorimi dhe analize proceset dhe aktivitetet mbi pushtetin vendor.
Ky Raport përbëhet nga 6 kapituj bazuar në 6 Komponentë të auditimit social në ecurinë dhe zhvillimet e tyre, të cilët janë:
- EKONOMIA (PBB, Investimet, Bizneset dhe Familjet, Të ardhurat vendore, Shpenzimet vendore, Tregu i punës, Migrimi, Barra fiskale vendore, Të ardhurat për frymë);
- POLITIKA (Hapja e qeverisjes/ Konsultimi, Transparenca, Përgjegjshmëria, Korrupsioni, Politika Vendore);
- MJEDISI (Urbanizimi/ Infrastruktura, Agrikultura, Energjia, Ujësjellës -Kanalizime, Ndotja e mjedisit/ Menaxhimi Mbetjeve);
- SHËNDETI (Lindshmëria, Vdekshmëria, Vaksinimi, Jetëgjatësia/ Shërbimi mjekësor)
- EDUKIMI (Arsimimi sipas etapave edukuese – Parashkollore, 9-vjeçare dhe Arsimi i mesëm i Përgjithshëm dhe Profesional);
- MIRËQENIA (Pagat/ Pensionet, Mbrojtja sociale, Konsumi/ Niveli i jetesës, Varfëria/ Pabarazia)
Vlerësimet e raportit për çdonjerin nga 6 komponentët bazohen në të dhënat për objektivat në të cilët Bashkia ka përmbushur ose jo performancën. Për të 6 komponentët janë kryer shqyrtime për 32 treguesë (9 treguesë për Ekonominë, 5 treguesë për Politikën, 5 treguesë për Mjedisin, 4 treguesë për Shëndetin, 5 treguesë për Edukimin, 4 treguesë për Mirëqenien)
Performanca e mirë kompenson performancën e dobët në tërësinë e treguesve që përbëjnë vlerësimin për komponentin.
Për verifikimin dhe kryqëzimin e gjetjeve dhe zhvillimeve të kryera nga raportimet dhe të dhënat e publikuara sipas referencave që janë përdorur për analizimin, me synimin për të qenë sa më të plotësuar dhe të koordinuar me nevojat e kërkesat e qytetarëve dhe prezantimeve të shoqërisë civile, ALTAX përdori si një instrument mjaft të të nevojshëm edhe Anketimin “Mbi qeverisjen vendore dhe performancën e saj, 2022”, me pjestarë të publikut dhe OSHC, përfaqësues të biznesit, kërkuesë, intelektualë, profesionistë, pensionistë dhe studentë.
Rezultatet e tij janë pjesë konfirmuese e gjetjeve të Raportit.
Fokusi i Anketimit ishte i bazuar mbi tematikat dhe programet zhvillimore që miratohen nga Këshilli Bashkiak dhe Kryetari për të kompletuar ofertat e pushtetit vendor me kërkesat për zhvillim sipas këndvështrimit të nevojave qytetare.
Produkte të afërt
- LIBRA TË ALTAX
Ekonomia informale, tatimet dhe minimizimi i informalitetit
7 €Original price was: 7 €.4 €Current price is: 4 €. - LIBRA TË ALTAX, PUBLIKIME
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri dhe Kosovë
8 €Original price was: 8 €.5 €Current price is: 5 €. - LIBRA TË ALTAX
Tatimet në Shqipëri 2008 – 2010
12 €Original price was: 12 €.8 €Current price is: 8 €. - LIBRA TË ALTAX
Barra tatimore për profesionet e lira në Shqipëri
7 €Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €.