Analiza e treguesve të buxhetit Shqiptar, 1996 – 2012

Paraqitje e të dhënave statistikore fiskale të të dhënave buxhetore dhe komente të peshës, strukturës dhe efektit të tyre sipas rëndësisë dhe nivelit të qeverisjes.

Shihni shportën

Përshkrim

Politikat fiskale dhe administrimi fiskal mund të vlerësohen si një kombinim i pjesëve për të plotësuar të tërën. Administrimi i detyrimeve tatimore, i ndërtuar mbi kolonat e procedurave dhe rregullave nëpërmjet organizimit funksional ka tentuar në 10 vitet e fundit të afrohet me parimet e një administrimi të mirë dhe në përgjigje të kërkesave të tatimpaguesve. Me kalimin e viteve, administrimi tatimor është më pak ndërhyrës në vendimarrjen e biznesit. Bizneset dhe individët kanë zhvilluar aktivitetet në mënyrë më të pavarur dhe më të pangacmuar nga vendimet e administratës.

Ky material është realizuar nëpërmjet shumë burimeve të informacionit ku të dhënat u interferuan për të verifikuar saktësinë. Raporti i statistikave ka kaluar në etapat e (a) vrojtimit statistikor, (b) përmbledhjes dhe grupimis të të dhënave dhe (c) përpunimit dhe analizës.

Burimi kryesor i përket të dhënave të Buletinit Fiskal të Ministrisë së Financave dhe Programeve Ekonomike dhe Fiskale të qeverive të 17 viteve. Burime të tjera të përdorura janë dokumente nga Instituti i Statistikave, Raportet Vjetore të Bankës së Shqipërisë, Tatimet, Doganat dhe institucione të tjera qendrore, institute dhe organizata vendore dhe të huaja.