7 PRAKTIKA TË MIRA TË QEVERISJES VENDORE, 2022

Qendra ALTAX ka punuar për të arritur deri këtu me disa Ministri dhe veçanërisht me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si institucion financiar përgjegjës për qeverisjen vendore, Shoqatat e Qeverisjes Vendore dhe aktorë të tjerë në një numër qytetesh për të prezantuar si një qasje frymëzuese edhe programin e praktikave më të mira për qeverisjen vendore në javët e Praktikave të Ditëve të Hapura që ne i zhvilluam gjatë muajit Nëntor 2022.

Disa bashki mund të arrijnë standarde më të larta në ofrimin e shërbimeve të tyre, por qasja e praktikave të mira orienton që edhe të tjerët të gjejnë mundësitë dhe rrugët për të arritur standarte të tilla.

Një arsye e këtij dallimi mund të qëndrojë në faktin se Bashkitë me praktikat e suksesshme e kanë kuptuar vlerën e praktikave të mira si një mënyrë për të provuar efektivitetin e tyre në ofrimin e shërbimeve dhe për të mbështetur kërkesën e tyre për më shumë decentralizim. Faktorë të tjerë që ndikojnë në suksesin apo joefikasitetin e bashkive janë roli i Shoqatave të Pushtetit Lokal, ekspertiza civile, vullneti bashkëpunues i lidershipit dhe cilësia e stafit.

Prezantimi përmbledhjes me 7 praktikat e mira është pikërisht grupi i parë i prezantimit të praktikave, të cilat do të ndiqen duke i grupuar në të ardhmen bazuar në kritere edhe më të forta dhe të krahasueshme me standartet e arritura si praktika të mira edhe në vendet fqinje, për një konkurueshmëri më të madhe të vlerave dhe standarteve që duhet të zbatojnë vetë bashkitë dhe pushteti qendror.

Përshkrim

Duke qenë se qeverisja vendore po përballet me sfida të rëndësishme, veçanërisht në momentet aktuale historike që kërkojnë të ecim drejt integrimit më të madh me komunitetin evropian është e natyrshme se bashkitë duhet të arrijnë standarde më të larta në ofrimin e shërbimeve për të tërhequr investime dhe për të kënaqur pritshmëritë në rritje të njerëzve dhe organizatave vendase.

Në zbatim të projektit për monitorimin e performancës së qeverisjes vendore përmes auditit social, ekspertët e ALTAX dhe partnerët kanë evidentuar dhe analizuar për ti prezantua për qytetarët si Praktika të Mira.

Në  vitin 2022, bazuar në analizën e arritjeve vendore sipas zbatimit të Buxhetit 2022 dhe një viti më parë, por edhe duke parë se si kanë gjetur shtrirje strategjitë dhe politikat kombëtare në 5 bashkitë e audituara duke konsideruar edhe përgjigjet nga Anketimi jonë me qytetarët ne paraqesim 7 Praktika të Mira.

Bazuar mbi identifikimi tonë në fusha të ndryshme prioritare do ta shikonim me shumë vend që hapësira për çdo vit të vinte në rritje për autoritetet vendore të aplikojnë për statusin e Praktikave të mira, të cilat do ti bëjnë ata më të spikatur në sytë e publikut.

Nisur nga kjo qasje që ne kemi filluar synojmë që bazuar te arritjet e realizuara nga stafet e bashkive dhe politikat e orientuara nga Këshillat bashkiakë të bëhen një angazhim i autoriteteve vendore fituese që të transformojnë praktikat e tyre të mira në një mjet trajnimi për të përfituar të gjitha autoritetet e tjera vendore.