600 DITËT E PARA TË QEVERISË “RAMA 3”, 2021 – 2023

Programi qeverisës 2017 – 2021, apo qeveria “Rama 2” arriti ta realizojë programin qeverisës deri në nivelin 52%, ndërkohë 48% të programit nuk arriti të përmbushet.

matjen e përmbushjes së programit sipas sektorëve për 444 ditë, shihet se Qeveria “Rama 3” sipas Programit Qeverisës 2021 – 2025 paraqitet si më poshtë:

  • Vlerësohen me statusin “Përmbushur” 13 programe (3 programe më shumë se 144 ditë përpara) dhe me peshë sa 16% e programit qeverisës apo 3% më shumë se 300 ditëshi;
  • Vlerësohen me statusin “Në progres” apo ka filluar përgatitja për 54 programe (nuk ka ndryshim me 144 ditë përpara), me peshë sa 68% e programit qeverisës;
  • Vlerësohen me statusin “Pa përmbushur” apo nuk arrijnë të përmbushen (për shkak të mbarimit të afatit) ose nuk ka asnjë info për fillimin e masave për 12 programe (3 programe më pak se 144 ditë më përpara), me peshë sa 16% e programit qeverisës apo 4% më pak se 300 ditëshi.

Niveli i performancës në 444 ditët e para të qeverisë “Rama 3” kur krahasohet me nivelin e performancës në 300 ditët e para ka një ndryshim pozitiv me 3% më shumë programe të përmbushura dhe 3% më pak programe të papërmbushura.

Ndërkohë, kur më 11 Maj 2023 mbushen 600 ditët e para, shihet se vetëm 19% e programit konsiderohet i përmbushur. Ky është një përmirësim me 6% më shumë se 300 ditët e para.

Niveli 62% i programit shihet se është në progres përmbushje deri në vitin 2025. Edhe ky nivel përmbushje është ulur me 6% krahasuar me 300 ditët e para.

Mbetet 19% e programit të mos jetë përmbushur, pasi kanë kaluar afatet e programuara, apo ende nuk ka asnjë informacion mbi zhvillimin e programit. Ky nivel mospërmbushje është më lart se 300 ditët e para, pasi një pjese të programit tashmë i kanë kaluar afatet e përcaktuara në programin qeverisës.

Përshkrim

Raporti 600 DITËT E PARA TË QEVERISË “RAMA 3”, 2021 – 2023 është një punim i bazuar në shqyrtimin e zbatimit në praktikën e publikimit të muajit Dhjetor 2022, me matjen e punës së qeverisë Rama 3 për 444 ditë qeverisje. Në hartimin e tij ai është i bazuar duke u krahasuar me raportin e  mëparshëm me të njëjtën tematikë të politikave programore kombëtare dhe vendore.

Raporti nxjerr në pah pikat e forta dhe të dobëta të secilit aspekt në lidhje me objektivat e zhvillimit, duke paraqitur performancën dhe përmbushjen e pikave të programeve sipas sektorëve, për sa i përket niveleve dhe tendencave.

Raporti është një analizë krahasuese me vitin programin e qeverisë “Rama 2” dhe përpara duke tentuar të parashikojë ngjashmëritë dhe ngjarjet më të dukshme në sektorët e jetës dhe ekonomisë shqiptare. Analiza krahasuese është përpunuar nga të dhëna dhe publikime statistikore, institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, nga elaborimet e ekspertëve ekonomikë, si dhe nga investigimet mediatike.

Ky publikim është për qëllime jo fitimprurëse.

Përmbajtja e shprehur në këtë publikim, si dhe fjalët dhe termat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht  QENDRËN ALTAX në rolin e hartuesit, si dhe specifikisht dhe gjithë partnerët e saj që përmblidhen nën këtë markë të pronësisë intelektuale.
Ndikuesit e përmbushjes së premtimeve të fushatës në Shqipëri përgjatë 2021 janë analizuar në një perspektivë krahasuese. Premtimet e bëra në muajin e fushatës zyrtare, ku disa prej të cilave ishin deklaruar edhe pak më herët se të fillonte kjo fushatë përfshijnë të gjithë sektorët qeverisës të kaluar dhe ato që tashmë janë rikonfirmuar si fusha drejtimi ministeriale. Ndër premtimet më të spikatura veçojmë (a) premtimet e përsëritura, (b) premtime të reja.

Programi Politik i Qeverisë në disa sektorë është më i qartë dhe i matshëm (arsimi, infrastruktura, energjia, politikat sociale, rindërtimi, lufta ndaj pandemisë Covid-19). Në sektorë të tjerë (shëndetësia, turizmi, bujqësia, fiskale dhe buxhetore, infrastruktura e ujësjellës-kanalizime, mjedisi, industria minerare dhe ushqimore, ekonomia publike, punësimi) pikat e programit janë jo të qarta, konkrete dhe të matshme.