100 ditët e qeverisë “RAMA 3”: Përmbushje dhe mospërmbushje të zotimeve të programit qeverisës

Ne analizën sipas sektorëve shihet se zotimet renditen si me poshtë:

fushën e arsimit, gruas dhe rinisë nga 7 zotime të programit rezulton se 4 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 3 zotime rezultojnë të përmbushura që në 100 ditët e para. Zotimet e realizuara prekin përfshirjen në programe mësimore të gjuhës angleze nga klasa e parë, si dhe klasat sportive. Zotimet që ende njoftohen veprime në progres janë ato që përfshijnë marrëveshjet e firmosura me shtete partnere për ndërveprim të universiteteve shqiptare me to.

fushën e shëndetësisë nga 9 zotime të programit rezulton se 6 zotime janë ende pa veprime, 2 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 1 zotim rezulton i përmbushur që në 100 ditët e para. Zotimet që nuk kanë ende veprime të njoftuara/miratuara lidhen me inovacionin dhe rritjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në shëndetësi, sistem të dhënash që garanton informacion për “shpërndarjen” dhe aksesin në shëndetësi të popullatës, që mundëson një monitorim konstant për adresimin e pabarazive, mospërfundimi i vaksinimit të personave në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese shtator 2021 etj. Ndërkohë rezulton në progres fillimi i investimeve për spitale rajonalë. Një zotim tashmë konsiderohet i përmbushur dhe lidhet me rritjen deri 40% të pagës së mjekëve dhe infermierëve.

Më të detajuara i shikoni në materialin e plotë “100 ditët e qeverisë “RAMA 3”: Përmbushje dhe mospërmbushje të zotimeve të programit qeverisës

Shihni shportën

Përshkrim

Në publikimin mbi analizën e përmbushjes së zotimeve të Programit qeverisës 2021 -2025 në 100 ditët e para të qeverisë është paraqitur gjithë programi me zotimet dhe niveli i përmbushjes së tyre.

Programi qeverisës është i përmbledhur në 78 zotime gjithsej dhe i ndarë në 12 fusha veprimi sektoriale dhe politike.

Nga analiza e bërë në përballjen e zotimeve me realitetin e akteve ligjore të miratuara, me vendimet e Ministrave, me veprimet dhe punën në terren, si dhe nga informacioni dhe analiza e medias shikohet se:

  • 40% e zotimeve (31 zotime) nuk rezultojnë të ketë veprime ligjore apo zhvillime të njoftuara nga Ministritë që mbulojnë fushën respektive të veprimit;
  • 51% e zotimeve (40 zotime) rezultojnë se janë kryer veprime në terren, apo janë miratuar akte ligjore dhe nënligjore, si dhe njoftime nga media;
  • 9% e zotimeve (7 prej tyre) janë përmbushur në 100 ditët e para apo janë miratuar aktet nënligjore përkatëse për tu bërë të zbatueshme.

Më të detajuara i shikoni në materialin e plotë “100 ditët e qeverisë “RAMA 3”: Përmbushje dhe mospërmbushje të zotimeve të programit qeverisës