Politikë vetëm me qasje te menaxhimi i rriskut

Politikë vetëm me qasje te menaxhimi i rriskut

Synimi i administratës Tatimore duhet të jetë jo vetëm rikuperimi i të ardhurave fiskale të humbura nga mos bashkëpunuesit me ligjin, por edhe forcimi i bindjes për subjektet e tjera, të cilave mund tu shkojë ndër mend të bëjnë evazion fiskal, se nuk ia vlen rreziku që marrin përsipër duke bërë evazion.

NË këtë optikë, politika duhet të dijë që nga njëra anë të kërkojë një model sanksionesh që shkojnë përshtat me nivelin e administrimit duke mos synuar që të zëvendësojë dobësitë e tij me gjoba më të larta.

Si një kufi ndarës, niveli i pajtueshmërisë së taksapaguesit me ligjin është edhe bazamenti mbi të cilin fillon të ndërtohet struktura e sanksioneve ligjore. Nëse taksapaguesi gënjen por pa vetëdije për aftësinë e tij tatimpaguese, atëherë ai ka ekspozuar vetveten për të qenë subjekt i aplikimit të sanksionit, i cili në këtë rast është shkalla e parë e dënimit. NË rastet, kur gënjeshtra bëhet me qëllim (kthehet në mashtrim) dhe provohet se nuk është rast i vetmuar atëherë vështirësitë për taksapaguesin shumëfishohen dhe gjobat i provojnë atij faktin se veprimet e tij kanë diktuar abuzim të pastër ndaj të drejtave që i jep ligji.

NË këtë drejtim, duke patur në konsideratë se administrata po zbaton modelin e riskut, nuk ka vend për hamendësime se praktikat e mira të vendeve evropiane përfshijnë edhe politikën e sanksioneve dhe janë marrë në konsideratë. Megjithatë, nivelet e gjobave janë politikë që mban autorësi sipas vendit.

Procedurat tatimore i kërkojnë taksapaguesit aktualisht që të vlerësojë vetë aftësinë tatimpaguese, ta deklarojë dhe ta paguajë në kohë, por edhe mundësinë për korrigjim të deklarimit në rast se ai e konstaton se ka bërë gabim. Pra, ka një përmirësim të qasjes së politikës për të afruar marrëdhëniet mes administratës dhe tatimpaguesit me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit dhe ngushtimin e informalitetit mbi baza vullnetarizmi.

Pas kësaj procedure qëndron politika e sanksioneve për mos bashkëpunuesit, dhe në dëm të evazionit. Nëse trajtimi i diferencuar i taksapaguesve në varësi të sjelljes së tyre në zbatimin e ligjit do të funksionojë, atëherë edhe ndëshkimet do të kenë efektivitetin e pritshëm nga politika fiskale.

NË rastet, ku niveli i pagesës së sektorit publik është ende poshtë niveleve të administratave moderne, atëherë është në favor të stadit aktual të administrimit, që të fillohet zbatimi me forcë i strategjisë së përmbushjes si një orientim i qartë drejt mbledhjes së taksave pa dhënë shkas nxitjes së korrupsionit dhe shtimit të arbitraritetit tatimor.

Një nga hapat e parë për të realizuar reformimin e administrimit është edhe diagnostikimi i problemeve dhe aprovimi i një politike që i përgjigjet nevojave të ditës dhe atyre afatmesme. Por, administrata në gjykimin tonë nuk ka arritur ende të pastrohet nga sëmundja e korrupsionit, e cila është lajm mediatik të paktën një herë në muaj. Me gjithë se u fillua me një trajnim të stafit të tatimeve dhe doganave gjatë 2014, shikohet se ai vrull tashmë ka rënë dhe niveli i edukimit dhe forcimit të kapaciteteve administrative nuk ka më vëmendjen e madhe.

Nëse ka një drejtim nga ku mund te fillohet te luftohet korrupsioni është niveli prezent i konfliktit të interesit në kryerjen e detyrës është një fenomen, që ka dhënë ndikimin e vet në administrimin tatimor. Me përfshirjen e teknologjisë dhe zbatimin e menaxhimit të riskut në formatet që përdoren sot në vendet që aplikojnë administrim modern mundet te shmanget në pjesën më të madhe problemi i shpërdorimit të detyrës, duke u ndikuar nga konflikti i interesit.

Nga ana tjetër, administrimi nuk po prezantohet ende me analiza të thella që të tregojnë dhe krijojnë perceptimin te taksapaguesit se korrupsioni po luftohet në sistem. Pastrimi i administratës deri më sot nuk shikohet se ka dhënë efektet që kërkon administrimi fiskal aktual. Konstatojmë se administrimi ka humbur një pjese te kujtesës institucionale. Ndërkohë, nuk ka një lidhje apo treguesë që të flasin për efekte pozitive të luftës ndaj korrupsionit, pasi të dhënat nga administrata mungojnë.

Sipas nivelit të përmbushjes së ligjit përcaktohet edhe niveli i sanksionit, ku qëndrimi më i rreptë është ndaj atyre që me dashje nuk zbatojnë ligjin.

NË rastin më të mirë ditëve të sotme, shikohet se hapat e ndërmarra në tatime dhe dogana kanë një rrisk të dyanshëm dhe pa mbizotëruar asnjëra prej të dyjave. Por, nisur nga ankesat e biznesit kuptohet se ka një keqzbatim apo mosthellim të administrimit në funksion të strategjisë së përmbushjes vullnetare dhe analizës së rriskut tatimor.

Administrata Tatimore duhet ta nxitë biznesin ne diskutimin e politikave fiskale (përfshirë edhe sanksionet) nëpërmjet instrumenteve që stimulojnë përmbushjen vullnetare. Ajo  duhet te ofroje akses të shpejtë dhe të lehtë në shërbimet e veta, informacion dhe transparence për veprimet e saj, po ashtu duhet te zvogëloje sa më shumë koston e deklarimit dhe pagimit të tatimeve. Ky raport marrëdhëniesh duhet te kryhet duke ofruar mundësi për forume për konsultime publike dhe duke kërkuar forcimin e strukturave që janë ngritur për këtë qëllim (këshilli Tatimor, këshilli i Investimeve).

Ndërkohë, një nevojë urgjente është ngritja e profesionit të këshilluesit tatimor, që ndihmon më mirë arritjen e konsultimit të palëve dhe ndikimin profesional në politikat që lidhen me sanksionet. Rishikimi i strukturës se politikes fiskale aktuale duhet te synoje mundësisht te përshtatet me nivelin rajonal dhe me gjere akoma me nivelin e BE.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: