Përvoja mbi kasat fiskale në vendet fqinje me Shqipërinë

Përvoja mbi kasat fiskale në vendet fqinje me Shqipërinë

Në Serbi përdorimi i kasave është përcaktuar si primar me hyrjen e ligjit të TVSH-së në Janar 2005. Suksesi nuk është arritur që në vitin e parë dhe as për një vit. Aktualisht kanë shpërndarë mbi 200000 kasa regjistruese. Është arritur që çdo biznes kudo në Serbi të ketë kasë. NË vitin 2005 ato u pajisen me sistemin satelitor GPRS të transmetimit të të dhënave të regjistruara nga shitjet. Sistemi me GPRS i lidhur me administratën Tatimore Serbe, nuk është instaluar në asnjë nga vendet për rreth rajonit si në Slloveni, Kroaci, Maqedoni dhe Mali i Zi.

NË Serbi janë 16 shoqëri për furnizimin e 70 tipeve të kasave regjistruese. Ato shesin në gjithë territorin, mund të zgjedhin printerat e tyre. Këto shoqëri janë me seli të përhershme në sërbi.

NË fillim kasat janë shpërndarë nga importues të huaj dhe më pas nga prodhues vendas. Me fiskalizimin në vitin 2005, shitjet u rritën në masën 20 %. NË furnizimin me kasa regjistruese Qeveria Serbe ka subvencionuar subjektet. Problem deri tani mbetet aplikimi për lojrat e fatit, furnizimet katering, shkëmbimet klering.

Transferimi i të dhënave me GPRS bëhet 2 herë në muaj me kosto të paguar nga tatimpaguesi prej 2.5 euro transmetim të dhënash apo 5 euro në muaj.

NË Serbi janë rreth 700 inspektorë kontrolli që kontrollojnë veç te tjerash edhe kasat. Nuk ka kontrolle specifike vetëm për kasat. Kontrolli bëhet bazuar në analizën e riskut. Analizohen 7- 9 kritere kryesore dhe rreth 50 të tjerë me shumë kombinime të cilat priten të zhvillohen.

Në Maqedoni, viti i zbatimit të programit te instalimit te kasave regjistruese daton nga 2001. Përdorimi i kasave është tepër efektiv për të ardhurat e buxhetit. Mbi të gjitha rritja e të ardhurave është shoqëruar me uljen e kostos së administrimit.

Ligji detyron edhe taksitë për përdorimin e taksimetrave, pompave të karburantit për makina. Janë vendosur edhe pompa që s’punojnë nëse s’del një biletë.

Në Maqedoni kanë aplikuar 20 shoqëri nga të cilat 6 shoqëri kanë fituar të drejtën që të furnizojnë me kasa tatimpaguesit. Ato blejnë pjesët kryesisht me origjinë në Japoni dhe i montojnë e shesin kasat në të gjithë territorin Maqedonas. Kompanitë fituese kanë një përvojë të gjatë në këtë fushë.

Në Maqedoni ka një laborator në të cilin bëhet kontrolli i kasave, në lidhje me përmbushjen e kërkesave ligjore për efekte fiskale. Ky laborator ndodhet në Shkup dhe subjekti i liçensuar si i tillë ka pronësi private. Laboratori është një filtër që nuk lejon hyrjen në treg të kasave jashtë karakteristikave teknike.

Në Maqedoni është bërë një ndarje e tatimpaguesve në tre grupe, ku sipas tyre filloi instalimi i kasave në mënyrë të shkallëzuar (fillimisht personat e TVSH, qytetet e mëdha, më pas të tjerat). NË Maqedoni nuk janë pajisur me kasë profesionet e lira, por kanë filluar aktualisht vetëm aktivitetet për mjekësinë.

Kontrolli për lëshimin e biletave, bëhet fillimisht nga të gjithë inspektorët e tatimeve. Më pas vijon me kontrollin tatimor.

Në Maqedoni janë regjistruar në TVSH mbi 60.000 tatimpagues.

Nuk ka kontrolle specifike vetëm për kasat. Gjatë kontrolleve të zakonshme, bëhet verifikimi i xhiros së deklaruar me atë të ruajtur në memorie. Kjo ndodh një herë në vit apo dy vjet. Kontrolloret shpesh alternoheshin për kontroll në rrethe ku nuk jetonin e paguheshin për të mënjanuar njohjen dhe abuzivizmin.

Nuk ka ndonjë detyrim që për çdo muaj tatimpaguesit të dorëzojnë xhirot mujore tek dega e tatimeve.

Si dokument justifikues për marrëdhëniet biznes-biznes është fatura tatimore, krahas biletës së kasës që duhet lëshuar pavarësisht.

Tatimpaguesit i blejnë vetë kasat. Vlera e kasës zbritet nga tatim fitimi për t’u paguar. Nëse blihet mbi një kasë, për rastet e super marketeve zbritet vlera e secilës kasë.

Deri 15 m nga dyqani klienti detyrohet të ruajë biletën. Në të kundërt aplikohen gjoba si më poshtë:

  • Klienti 100 Euro
  • Shitësi 500 Euro
  • Veprimtaria 1000 Euro.

Pra shkon në 1500 Euro gjoba për biznesin. Më tej, në rast përsëritje të moslëshimit të kuponit biznesi dënohet me mbyllje deri në 30 ditë te aktivitetit. Po të mos respektojë këtë masë rekomandimi ishte që të ndryshojë kodi penal për dënim deri 1 vit heqje lirie.

Shkuarja në apelim nuk e pezullon ekzekutimin e masës shtrënguese.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.