Përvoja dhe qasje për monitorimin e rimbursimeve dhe mashtrimit të TVSH dhe taksave të tjera

rimbursim tvsh

Përvoja dhe qasje për monitorimin e rimbursimeve dhe mashtrimit të TVSH dhe taksave të tjera

Një varg mekanizmash bashkëpunuese me biznesin janë aplikuar në mjaft vende të OECD për një qasje të balancuar në procesin e rimbursimit të TVSH-së. Këto mekanizma synojnë për të krijuar skema më të përparuara dhe të përshtatura me teknologjinë, rishikimin dhe identifikimin e elementëve për përmirësime.

Qëllimi i tyre është të sigurojnë që rimbursimi i TVSH-së (por dhe tatimeve të tjera) të konsiderohen nga një tërësi analizash nisur nga vlerësimi i efekteve të politikave dhe administrimit, si dhe përshtatjen e strategjisë së pajtueshmërisë me veprimtarinë e administratës në ofrimin e shërbimeve.

Më poshtë janë disa modele strukturash monitorimi që përshtaten me sa më lart:

ShtetiStruktura/InstrumentiSqarimi/ Funksioni zbatues
AustraliaKomision për Integritetin e Rimbursimeve

Grup menaxhimi për rimbursimet

Përcakton ekuilibrin midis trajtimit të rrisqeve të rimbursimit për të gjithë të ardhurat dhe orienton qasje operacionale për efektivitetin e proceseve të lidhura mes politikës dhe administrimit.
KanadaGrupe funksionale brenda CRA (Agjensisë)Jep përgjigje brenda strukturave të saj.
FrancëDrejtoria e Përgjithshme e Financave Publike (DGFiP)Ka dy struktura: Njësinë kombëtare të Kontrollit dhe Njësinë Kombëtare të Rriskut.
IrlandaIRADivizioni i Planifikimit brenda agjencisë ka përgjegjësinë për planifikimin dhe rimbursimin si dhe qasjen operacionale. Bordi i Agjensisë monitoron 1 herë në muaj
HolandaTaskforce për trajtimin e mashtrimit me rimbursimetDrejtohet nga një Drejtori Rajonale. Komunikon si me rajonet e tjera, po ashtu edhe me agjensi të tjera për të kryer shkëmbim dhe kontroll të informacionit
SpanjaKomitet të përhershëm menaxhimiPërbëhet nga drejtorë Drejtorish. Takohen 1 herë në javë për të analizuar dhe marrë vendimet.
B. MadheDrejtoria Qendrore e PajtueshmëriseKërkesat vlerësohen nga një ekip, që përshtat kërkesat me planin e rimbursimeve

Belgjika, si një rast shembull, por jo i vetmi në Europë bën rimbursim për TVSH e karburantit të automjeteve[1] në këtë mënyrë:

  • 50% të rimbursimit e bën pasi mjeti të jetë i regjistruar në aktivet e biznesit dhe deklarohet se përdoret për qëllime iznesi. Për identifikimin dhe përcaktimin e % së rimbursimit përdoren 4 metoda: (a) nëpërmjet kilometrave të makinës, ku pronarit i kërkohet të mbajë shënime specifike për km. e përshkruara, (b) nëpërmjet distancës nga shtëpia te zyra (selia), (c) një % zbritje 35% , si prag rimbursimi, (d) 85% zbritje për mjete që janë dukshëm për qëllime biznesi.

Mekanizmi i ri i pagesës së TVSH dhe rimbursime të mirëmenaxhuara me reduktim të mashtrimit në TVSH

Në përmbledhje të propozimit si më poshtë, sugjeroj sipas veprimeve dhe funksioneve këto ndryshime me synimin e përforcimit të pavarësisë në veprime dhe identifikimit të përgjegjësisë së procesit të rimbursimit, por edhe mbledhjes së TVSH-së në funksion të objektivit të rritjes së vullnetarizmit në pagesat e detyrimeve, si dhe qasjes strategjike për rimbursimet.

Propozimi për strukturën e rimbursimeve është një kombinim midis strukturës sipas funksioneve dhe strukturës sipas klientit.

Propozimi / TematikatSugjerimiKomente
Përzgjedhja për kontroll në vend dhe analiza e riskutE drejta e përzgjedhjes (deri në sistemin e ri) të jetë në autoritetin e Drejtorisë Menaxhimit të rriskut në bashkëpunim me Njësinë e rimbursimit  në DPT, por pasi të bëhet rimbursimi ku prioritet do të jenë afatet ligjore.Nëse në rastin kur vendoset për kontroll afatet nuk arrihen do të jepet rimbursimi sipas kërkesës dhe sistemimet bëhen pasi mbyllet kontrolli.
E drejta e kontrollitSugjeroj, që e drejta për autorizim kontrolli tu jepet Njësive të Rimbursimit në rajone. Me planifikimin mujor të kohës në dispozicion, një pjesë nga struktura e kontrollit janë në vartësi të Drejtorisë së rimbursimeve në DPT. Kjo përcakton kohën për secilin rajon dhe menaxhon urdhrat e kontrollit për secilin rajon.Duhet patur kujdes në rregulloren e kontrollit aktual që të mos përfshihet në rastet e kërkesave për rimbursim, pra një vendosje kufijsh për të mos krijuar mbivendosje apo kontrolle të përsëritura.
E drejta e kontrollit nga zyraKontrolle nga zyra bëhet për rastet e eksportuesve.Duhet të ndryshohet praktika që nuk kalon rimbursim pa u kryer kontroll te taksapaguesi
E drejta e rikontrollitRikontrolli të jetë një instrument menaxhimi i Drejtorit të PërgjithshëmNë rastin e rikontrollit nevojitet të ketë edhe efekte për shkelje të konstatuara
KontabilitetiSugjeroj që llogaria e TVSH sipas ndarjes së pagesave të jetë një llogari më veteLlogaria e veçantë identifikon dhe thjeshton pagesat dhe veprimet në të dyja kahet.
Veprimet për pagesënPagesa bëhet si deri më sot nga thesari. Kompensimet bëhen nga njësia e rimbursimeve rajonale me autorizim të Drejtorit të rimbursimeve në DPT. Pagesat që kalojnë limite të caktuara lekësh kërkojnë edhe miratimin nga MF (p.sh. si precedenti pikës 6, nenit 103 të LPT për autorizimin si të pa mbledhshëm të shumave mbi 5 milion lekë direkt nga MF)Pagesa bëhet me firmë nga Drejtori rajonal, pas autorizimit të lëshuar nga drejtori i Drejtorisë Rimbursimeve në DPT
Bashkëpunimi, informacione nga të tretë dhe korrespondencaKorrespondenca me Thesarin mbahet nga Njësia e Rimbursimit. PO ashtu edhe me bankat për ndarjen e pagesave për TVSH-në
Kontrolli i Drejtorisë së RimbursimeveNjë herë në vit duhet të bëhet kontrolli aktivitetit nga auditi i brendshëm i MF (përjashtuar rastet e jashtëzakonshme që dalin mbi këtë rregull)
Prekjet e bazës ligjoreLigji procedurave, udhëzimet, rregulloret e DPT.Nevojitet një azhornim i planit strategjik dhe planit operacional nga DPT.

Nevojitet rregullore për rimbursimet (përfshirë gjithë veprimtarinë e Njësisë së Rimbursimeve, d.m.th. gjithë funksionet e tatimeve)

Rritje kapacitetiPlanifikim trajnimesh me përgatitjen e rregulloreve dhe ndryshimeve

 

TVSH – Ndarja e pagesave[1]

Mekanizmi i “ndarjes së pagesave” bazohet në supozimin se blerësi i mallrave dhe shërbimeve duhet ta dërgojë shumën e TVSH-së (të gjithë ose pjesërisht) në një llogari bankare të furnizuesit të dedikuar për TVSH-në. Llogaria duhet të ndahet si më poshtë:

Shuma e TVSH-së do të depozitohet në llogarinë e parë (aksesi në të do të kufizohet).

Shuma neto e duhur do të mbahet në të dytën.

“Ndarja e Pagesave” do të zbatohen vetëm për tatimpaguesit e TVSH-së dhe do të bazohen te qasja vullnetare. Tatimpaguesi nuk do të ketë akses të lirë në fondet e depozituara në llogarinë “e ndarjes së pagesave”. Për të inkurajuar përdorimin e mekanizmit të “ndarjes së pagesave”, jepen disa stimuj duke përfshirë: Lehtësim nga përgjegjësia e përbashkët dhe për detyrimet e prapambetura të TVSH-sëLehtësim nga disa sanksione të lidhura me TVSHLehtësim nga detyrimi kur pagesa nga llogaria e “ndarjes së pagesave” bëhet përpara datës së caktuar Këta stimuj mund të mos jenë të disponueshëm nëse tatimpaguesi njofton/ka dijeni se fatura është e lëshuar nga një subjekt jo-ekzistues, ose nëse fatura ka të bëjë me aktivitetet që nuk janë të lidhur me këtë transaksion, fatura tregon shuma të pasakta, ose fatura reflekton veprime të pavërteta ose të pavlefshme.

Arsyet pro

  • Shitësi nuk është një agjent i TVSH-së i besuar, nisur nga praktikat në gjithë këto vite.
  • Detyrimi i pagesës së TVSH duhet të jetë me palën që kryhet transaksioni (klienti), i cili ka informacionin e nevojshëm për transaksionin dhe kontrollin mbi pagesat.
  • logaritë bankare të bllokuara të TVSH-së do të reduktonin ndikimin negativ të fluksit të parasë për bizneset,
  • Ndarja e pagesës pjesërisht nga një prag që mund ti vendoset transaksioneve, apo ndarja sipas një përqindje të rënë dakord për TVSH gjithashtu do të reduktojë ndikimin negative të rrjedhës së parasë
  • kema e ndarjes së pagesave të TVSH-së e zvogëlon mundësinë e mashtrimit me TVSH-në.
  • Futja e mekanizmit të ndarjes së pagesave do të ketë ndikim në ndryshime të rëndësishme në cash flow
  • Nisur nga marrëdhënia e bizneseve që monitorohet në kohë reale edhe nga autoriteteve tatimore.

Megjithatë, gjasat janë që të ndodhë dhe e kundërta për bizneset, ku cash flow do të ndikohet negativisht nga mekanizmi në një mënyrë direkte, duke ndikuar drejtpërdrejt në kapitalin qarkullues.

Rezultatet e analizës kosto-përfitim të bëra në disa vende të BE-së tregojnë se të gjitha opsionet pritet të ulin kufirin e TVSH-së duke filluar nga 27% deri në 56% ulje krahasuar me regjimin aktual. Më së shumti reduktime të dukshme do të ketë nëse krahasohet me mashtrimin me TVSH-në duke konfirmuar kështu se ndarja e pagesave është një mekanizëm efektiv që mundet të rezultojë mashtrimin me TVSH-në. Përveç kësaj, mekanizmi i ndarjes së pagesave do të reduktojë ndjeshëm kërkesat e reja fiktive për rimbursimin e TVSH të pasi ky mekanizëm karakterizohet gjithashtu nga transparenca.

 Arsye kundër

  • Llogaria bankare e bllokuar ka probleme në praktikë për shkak të kompleksitetit dhe kostos së shtuar; kostot variojnë sipas madhësisë së biznesit, si dhe numrit të transaksioneve.
  • Ndikimi më i rëndësishëm negativ i mekanizmit të ndarjes së pagesave është rritja e kostove administrative për bizneset dhe institucionet dhe kompanitë publike. Për shkak të pagesës së TVSH-së mbi bazë transaksioni për rastet e marrëdhënieve B2B dhe B2G[2]  dhe kërkesave të raportimit në rritje, shpenzimet e biznesit do të rriteshin dhe autoritetet publike do të ballafaqoheshin me detyrime krejtësisht të reja; automatizimi i sistemit i ul kostot

Opsion i bazuar te skema e TVSH në fuqi

Skema aktuale e TVSH-së me ndarje pagese për transfertat e fondeve ndërmjet personave të tatueshëm (B2B).

Skema shoqërohet me bllokimin e llogarisë së TVSH-së për pagesat.

Opsioni i kombinuar me mekanizmin e ndarjes së pagesës së TVSH-së nga vetë konsumatorët

Përshtatja në ligj

Kjo skemë do të konsiderohet si një skemë e veçantë. Të vendosësh një detyrim ligjor për bankat dhe ofruesit tjerë të shërbimeve për realizimin e ndarjes së pagesave të TVSH-së do të kërkonte së pari pëlqimin e qartë të biznesit për të iniciuar çdo pagesë; së dyti, përveç kësaj, lidhja e informacionit themelor mbi furnizimin me pagesat është konsideruar teknikisht shumë sfidues në vendet që e zbatojnë pjesërisht, apo të plotë.  Praktika e BE-sëNë vendet e BE, që aktualisht aplikojnë ose planifikojnë të aplikojnë mekanizmin e ndarjes së pagesave të TVSH-së e kanë trajtuar ose (a) duke  u kërkuar konsumatorëve, që të ndajnë TVSH-në ose (b) të përdorin bankën për të bllokuar të TVSH-së. Përhapja e skemës është si te (a) bizneset e mëdha, po ashtu edhe te (b) bizneset e mesme dhe (c) bizneset e vogla (pjesërisht).Skema është në aplikim në formë të kufizuar në Itali nga viti 2015. Në Poloni filloi nga zbatimi nga 1 Korriku 2018. Në Rumani filloi nga zbatimi nga 1 Janari 2018.

Ministria e Financave në Rumani, në 2017 u kërkoi taksapaguesve të hapnin një llogari të veçantë për pagesat dhe arkëtimin e TVSH-së. Ndarja e pagesave të TVSH-së vlen për të gjitha furnizimet e mallrave të tatueshme, për të cilat vendi i furnizimit është në Rumani (edhe pse janë bërë disa përjashtime)[3].

Qasje strategjike për minimizimin e rriskut të rimbursimeve

Më poshtë jepet një shembull për minimizimin e rriskut:

  • Trajtim specifik në planin strategjik për vlerësimin e rriskut të rimbursimeve me objektiva dhe veprime taktike
  • Publikimi i tatimpaguesve që kanë probleme me zbatimin e legjislacionit (borxhe tatimore, zbulime nga kontrolli sipas skemave evazioniste dhe të gjobitur me masën 100% të detyrimeve, informacione nga gjyqësori dhe prokuroria);
  • Njoftime paralajmëruese për bizneset e reja dhe ato që kanë rezultuar se bëjnë gabime në deklarime, por që janë të paqëllimshme;
  • Hyrje në të dhënat e palëve të treta për të zgjeruar bazën e të dhënave me informacione të nevojshme për taksapaguesit dhe aktivitetin e tyre;
  • Njoftimi paraprak për gjithë taksapaguesit që kanë plotësuar kriteret ligjore për rimbursim dhe kërkesa për konfirmim nga ta;
  • Filtra rrisku më të sofistikuar se ata që përdoren duke përdorur teknologjinë më të re;
  • Kontrollet tatimore të jenë praktikë që më shumë të jenë pas rimbursimit, se sa para;

Matja e performancës dhe regjistrimi i saj pas praktikës së rimbursimit


[1] Në Shqipëri politika e mosrimbursimit të TVSH për shumë kategori automjetesh ndikon direkt edhe në mosdeklarimin e shitjeve nga tregtimi i karburanteve duke prodhuar evazion nga ky efekt i moskërkimit të faturës fiskale. Mosregjistrimi si shpenzim ndikon edhe në mosdeklarimin real të të ardhurave të tatueshme

[1] Përvojë nga Rumania, Italia, Britania, Polonia

[2] Biznes me Biznes dhe Biznes me Shtet

[3] https://www.ey.com/gl/en/services/tax/international-tax/alert–romania-amends-vat-split-payment-mechanism

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: