Pensionet private në zbutjen e pasojave negative të plakjes së popullsisë dhe lehtësimit të buxhetit

Pensionet private në zbutjen e pasojave negative të plakjes së popullsisë dhe lehtësimit të buxhetit

Versionet politike të koordinuara mbi bazën e interesave janë ato që vlejnë për të arritur rezultat në rastin e promovimit të një veprimi mbështetës.

Megjithëse propozime të ndryshme politikash janë mbrojtur ose miratuar nga qeveritë dhe grupe interesi në një përpjekje për të zbutur ndikimin e plakjes së popullsisë në shpenzimet publike për pensionet dhe për të balancuar barrat fiskale dhe sociale, pak herë është arritur qëllimi për të cilin kanë diskutuar palët.

Ky proces nevojitet që krahas analizës precize të situatës dhe njohjes së palëve në proces nevojitet që të përmbushen edhe garantimi i pacënueshëm i funksionimit afatgjatë të skemave, por edhe një përfitim në rritje prej aktivitetit të tyre.

OECD argumenton[1] se mobilizimi i të gjitha rezervave të disponueshme të tregut të punës do të ndihmonte në zbutjen e pasojave negative të plakjes për sistemet e pensioneve. Raporti identifikon të moshuarit që janë aktualisht joaktivë si një burim i rëndësishëm i punës shtesë dhe rekomandon reduktimin e pengesave të punës dhe rritjen e fleksibilitetit që njerëzit kanë në vendimet e punës për pensionin.[2]

OECD më tej inkurajon vendet që të diversifikojnë burimet e të ardhurave nga pensioni dhe të forcojnë shkallën e financimit në harmonizimin e shëndetshëm të skemave të pensioneve nëpërmjet një kombinimi të pensioneve pay-as-you-go (PAYG) [3] dhe pensioneve të financuara, publike dhe private.

Duke qene se realizimi i këtij procesi është me rëndësi të madhe dhe kërkon një përkushtim dhe profesionalizëm te lartë është e domosdoshme që ekspertiza vendase të jetë e pranishme që në fillimin e këtij procesi. Praktika e vendeve që kanë realizuar këtë reformë na e vërteton këtë kërkesë.

  • Kjo kolonë duhet të jetë e detyrueshme për shkak të mbrojtjes së interesit të personave dhe për të siguruar një pension më të mirë pleqërie mbi bazën e menaxhimit të të ardhurave të krijuara nga grumbullimi i kontributeve të tyre.
  • Gjithashtu, kjo kolonë themelohet e kapitalizuar dhe me kontribute te përcaktuara (DC). Lidhja e ngushtë e përfitimeve me kontributet shmang evazionin e kontributeve pasi personave që evadojnë u mbahet kostoja në formën e përfitimeve te ulëta dhe jo duke kaluar këtë te kontribuesit e tjerë te skemës. Meqë pensioni merret me terma te përcaktuar mire ne mënyrë aktuariale mbi bazën e moshës dhe te kontributit të punonjësit skema me kontribute të përcaktuar ka treguar mundësi, që të shtyjë daljen e parakohshme në pension dhe të rrisë moshën normale të pensionit kur rritet jetëgjatësia.

Gjithashtu është e nevojshme:

  • Zhvillimi i tregut te kapitaleve, letrave me vlerë dhe bursës financiare.
  • Përcaktimi i kushteve hyrëse per moshën: propozohet shembulli i Kroacisë, e detyrueshme për punonjësit < 40 vjeç, vullnetare per 40-50 vjeç.
  • Vendosja e mases se kontributit per kolonën e dyte. Propozohet 8% e listë pagesës, me një shpërndarje 50% me 50% midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kjo përqindje do te jete brenda totalit aktual te pagesës se kontributeve te skemës se detyrueshme te kolonës se pare. Kjo nënkupton qe diferenca e mases ekzistuese te kontributit per pensione (pleqëri, invaliditet dhe familjar) do t’i mbetet kolonës PAYG.
  • Caktimi i institucionit qe do te shërbejë si clearinghouse. Propozohet qe rolin e clearinghouse ne fillim ta luaje Banka Shqipërisë.
  • Caktimi i mënyrës se realizimit te reformës. Propozohet qe reforma te jete me disa hapa.
  • Caktimi i kohës ne dispozicion per t’u përgatitur per reforme. Propozohet si periudhe tranzicioni per zbatimin e reformës minimumi 2 vite. Kjo do te jete e lidhur me shpejtësinë apo aftësinë per ngritjen e legjislacionit dhe instrumentave financiare te domosdoshëm per realizimin e reformës.
  • Vendosja e politikes per reduktimin dhe përballimin e kostos se tranzicionit. Propozohet qe kosto e tranzicionit te zgjidhet nëpërmjet një politike miks midis rrugëve te përmendura me sipër (reduktimi, përballimi i IDP).

Rekomandime

  • të zhvillohen skema pensionesh private plotësuese
  • të rritet siguria e skemave suplementare të pensioneve
  • draftimi i një pakete të plotë për zbatimin e skemave

Një nga sistemet që po zhvillohet sot, është vendosja e sistemit të Kombinuar të Pensioneve, me dy komponent te rëndësishëm, një sistem publik bazë i konsoliduar dhe një sistem privat të zhvilluar.

Një sistem i kombinuar tre kolonësh, apo edhe me i gjere, duke përfshirë ne një kolone te detyrueshme, le te themi fondet “sindikale/profesionale” te administruara sipas parimit te “DC” dhe natyrisht kolonën e trete, ate te kontributeve vullnetare do te mund te zgjidhte problemet e te ardhurave shtese mbi pensionet publike, problematikat lidhur me pensionet e parakohshme te profesioneve te veçanta, duke motivuar e bere brezin e ri, me te interesuar per te paguar kontribute, duke zbutur ate qe njihet si “konflikti i solidaritetit” si dhe do te ndante ne mënyrë me te plote baren midis shtetit dhe vete personit lidhur me mjetet e jetesës ne pleqëri.

Gjithashtu një sistem i kombinuar, i proporcionuar mire do te arrinte te shmangte problematikat e sistemit  PAYG ku shpesh ka ndodhur te kanë shpërndarë përfitimet në mënyrë të pabarabartë midis brezave apo edhe te kenë penguar kështu rritjen ekonomike si pasojë e kthimit të skemës së pensioneve në konsumatorin kryesor të buxhetit.

Nga ana tjetër, duke qene se principalisht “barazimi i arte” se “ kundrejt kontributeve te njëjta duhet te ketë përfitime te njëjta”, ata që dëshirojnë të ardhura shtesë apo edhe me përpara se te tjerët,  do duhet të kursejnë më shumë, por kjo nuk përjashton nga përgjegjësia financiare punëdhënësin i cili është themeli i përgjegjësisë si per te ardhurat nga puna ashtu edhe ne lidhje me kursime per pleqërinë.

Kjo skeme zbatohet vetëm nëse stimulohet që krahas miratimit të Projekt Ligjit “Për fondet e pensionit privat” të kërkohet në formën e një pakete ndryshimesh ligjore edhe prekja e Ligjit nëpërmjet ndryshimit të Ligjit Nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore” në nenet përkatëse ku përcaktohen edhe normat e kontributeve sociale dhe Ligjit 9136, date 11.09.2003 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.

Ndër hapat e rekomandueshëm ligjorë janë edhe krijimi i një ambjenti më të gjerë rregullator duke përfshirë masat paraprake, të cilat bëjnë të mundur fillimin e reformës në sistemin e pensioneve dhe janë:

  • Hartimi i bazës ligjore për funksionimin e kolonës së dytë.
  • Përcaktimi i kritereve për fondet mikse të kolonës së dytë
  • Politikat fillestare favorizuese për profesionet e vështira.

[1] OECD: Pensions Outlook 2018, Paris 2018, OECD Publishing
[2] OECD: Live Longer, Work Longer, OECD, Paris 2006, OECD Publishing, f. 10.
[3] Pay-as-you-go është një sistem në të cilin një person ose organizatë paguan për kostot e diçkaje kur ato ndodhin dhe jo para ose më pas

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: