Pasqyra e investimeve publike dhe prioriteteve në dritën e buxhetit 2026

Pasqyra e investimeve publike dhe prioriteteve në dritën e buxhetit 2026

Buxheti i investimeve publike për vitin 2026 është strukturuar mbi një kombinim fondesh të brendshme dhe të huaja, duke mbështetur kryesisht infrastrukturën, energjinë dhe projektet urbane/rurale.

Analiza e mëposhtme tregon se prioritetet reale shpesh dominohen nga vazhdimësia e projekteve ekzistuese, ndërsa nevojat për investime të reja në sektorë socialë dhe inovativë mbeten të kufizuara.

Struktura e përgjithshme e investimeve

Kategori financimiVlera totale (mln lekë)Pesha ndaj totalitBurimet kryesore
Fonde të brendshme~153,00066%Buxheti i shtetit, transfertat, fondi rezervë, FSHZH
Fonde të huaja~79,00034%KfW, BEI, BERZH, Banka Botërore, JICA, BE, Fondi Saudit
Totali~232,000100%Kombinim i kredive, granteve dhe fondeve buxhetore

Struktura buxhetore tregon se mbi 2/3 e investimeve publike mbështeten ende nga burime të brendshme, ndërsa fondet e huaja përqendrohen në sektorë që kërkojnë teknologji, standarde dhe mbështetje institucionale ndërkombëtare.

Ndarja sipas sektorëve

Sektori kryesorFonde të brendshme (mln lekë)Fonde të huaja (mln lekë)TotaliPesha %
Infrastrukturë & Transport67,00037,000104,00045%
Energjia & Burimet natyrore12,50018,00030,50013%
Ujësjellës – Kanalizime & Mjedis8,80014,50023,30010%
Arsimi & Shëndetësia21,4002,60024,00010%
Bujqësia & Zhvillimi Rural9,2002,30011,5005%
Turizmi, Kulturë, Zhvillim Urban10,7005,90016,6007%
Rindërtim, Emergjenca & Strehimi8,2001,2009,4004%
Drejtësi, Administratë & Dixhitalizim15,2002,00017,2006%

Kjo ndarje e fondeve sipas sektorëve tregon qartësisht prioritetet relative të buxhetit të investimeve për vitin 2026 dhe shpërndarjen mes fondeve të brendshme dhe të huaja.
Disa vëzhgime kryesore janë si vijon:

1. Infrastrukturë dhe Transport

SektorTotali Investim 2026 (000 Lek)Fondet e BrendshmeFondet e HuajaKoment
Rrugor / Bypass9,347,2534,493,3234,853,930Pjesa më e madhe e fondeve vazhdon projekte ekzistuese. Rrjetet e reja janë të limituara.
Hekurudhor21,731,0007,092,20214,638,798Prioritet kryesor për rehabilitimin e linjave Durres-Tirane, Vore-Hani Hotit, Rrogozhinë-Pogradec. Vazhdimësi e lartë e projekteve të nisura.
Transport Detar10,000010,000Projekte BE për menaxhim portesh, pa ndikuar rëndësisht në prioritetet e reja urbane.

Investimet në rrugë nacionale, bypass-e, hekurudha dhe nyje multimodale dominojnë buxhetin e sektorit të infrastrukturës. Vlera totale për këtë sektor arrin rreth 104 miliardë lekë, ku 67% mbështeten nga fonde të brendshme dhe pjesa tjetër nga kredite dhe grante të huaja (WBIF, BERZH, BEI, KfW)[1].

Ky përqendrim tregon se (a) rrjetet ekzistuese kërkojnë vazhdimësi financimi: segmentet rrugore që janë nisur në vitet e kaluara nuk mund të ndërpriten, dhe kjo imponon fonde të reja për t’i përfunduar dhe (b) investimet strategjike të reja shtyhen, ku prioritetet për transport më të gjelbër ose për nyje urbane mund të mbesin pas dore.

Rritja e peshës së transportit hekurudhor me financime nga BEI, BERZH dhe WBIF tregon përpjekjen për ndryshim të paradigmës drejt transportit të qëndrueshëm.

Ky sektor mbetet themeli i modelit të zhvillimit ekonomik fizik të vendit, por mbart rrezikun e përqendrimit të lartë të kapitalit publik në projekte infrastrukturore afatgjata që kanë kthim të ngadaltë financiar. Ndërkohë, modeli dominues i financimit i lë hapësirë të kufizuar për projekte sociale, mjedisore dhe inovative.

2. Energjia dhe Eficienca Energjetike

SektorTotali Investim 2026 (000 Lek)Fondet e BrendshmeFondet e HuajaKoment
Rrjeti elektrik dhe SCADA1,628,7791,070,000558,779Investime për zgjerimin e matësave inteligjentë, SCADA, nënstacione dhe balancim rrjeti.
Hidrocentrale / PV1,800,000300,0001,500,000Projekte PV Belshi, rehabilitimi Fierze dhe Vau i Dejës. Fonde të huaja dominojnë investimet e mëdha fizike.

Pjesa më e madhe e investimeve energjetike është e kushtëzuar nga vazhdimësia e projekteve ekzistuese (hidrocentrale, rrjeti OSHEE).  Projektet e KfW, AFD, CDP fokusohen në modernizimin e rrjetit, eficiencën energjetike dhe investimet në matësa inteligjentë. Fonde të brendshme plotësojnë ndërhyrjet për siguri energjetike dhe rehabilitim të infrastrukturës ekzistuese duke shërbyer më shumë për koordinim dhe asistencë teknike.

Prioriteti është diversifikimi dhe dekarbonizimi, por mungon një fond i dedikuar për investime në burime të rinovueshme private, pra, qeveria përqendrohet më shumë në rrjetin publik sesa në nxitjen e prodhuesve të vegjël.

Rritja e energjisë së gjelbër dhe projekte inovative janë të kufizuara nga prioritetet ekzistuese.

3. Ujësjellës, Kanalizime dhe Mjedis

SektorTotali Investim 2026 (000 Lek)Fondet e BrendshmeFondet e HuajaKoment
Infrastrukturë Bashkiake / RWS3,756,325538,1003,218,225Projekti i Bashkive, Himara, Tirana. Fonde të huaja dominojnë për realizim të standardeve europiane.
Kanalizime Tirana95,94820,00075,948Investime për përfundimin e rrjetit urban.
Projekte mjedisore Deti Blu100,0000100,000Fokus i kufizuar, por strategjik.

Fondet e huaja janë të nevojshme për të përmbushur standardet e BE dhe për projekte mjedisore të qëndrueshme. Fokusi i fondeve të huaja janë modernizimi i rrjeteve urbane, menaxhimi i ujërave të ndotura, dhe mbështetje për digjitalizimin e shërbimeve ujore.

Fondet e brendshme do përdoren kryesisht për rrjete rurale dhe mirëmbajtje.
Ky sektor është një nga më të lidhurit me kërkesat e integrimit në BE, pasi përfshin kriteret e mjedisit dhe cilësisë së jetesës në procesin e integrimit.

Megjithatë, vazhdimësia e projekteve ekzistuese (ujësjellës, kanalizime) konsumon pjesën më të madhe të buxhetit, duke lënë hapësirë të limituar për iniciativat e reja.

4. Turizmi, Zhvillimi urban dhe Integrimi rajonal

SektorTotali Investim 2026 (000 Lek)Fondet e BrendshmeFondet e HuajaKoment
Turizmi / Integrimi Urban2,828,0001,200,0001,628,000Projekte të lidhura me zhvillim turistik, Porta e Alpeve dhe nyjet multimodale. Pjesërisht vazhdimësi nga projektet ekzistuese.

Fondet janë të ndara midis projekteve të nisura dhe iniciativave të reja. Fondet e brendshme do përdoren për rikualifikime qytetesh dhe qendra historike.  Fondet e huaja do përdoren për programe të integruara për turizëm të qëndrueshëm nga BERZH, BB dhe BE. Ky sektor lidhet ngushtë me diversifikimin ekonomik, dhe investimet synojnë rritjen e vlerës së territorit përmes infrastrukturës turistike.

Megjithëse sektori ka hapësirë për zgjerim, ai shpesh ka nevojë të bashkëfinancohet nga investime ekzistuese, duke ngadalësuar prioritetet e reja.

5. Arsimi dhe Shëndetësia

SektorTotali Investim 2026 (000 Lek)Fondet e BrendshmeFondet e HuajaKoment
Arsimi / Konvikte606,953306,953300,000Projekte për eficiencë energjetike, rehabilitim konviktesh. Shumë të orientuara nga projektet e mëparshme.
Shëndetësia000Nuk evidentohen investime të mëdha të reja në buxhetin 2026.

Fondet për arsimin janë të limituara dhe të kushtëzuara nga projekte të nisura më parë. Shëndetësia mbetet e varur nga fonde operative dhe nuk merr prioritet të konsiderueshëm për investime kapitale. Fonde kryesisht të brendshme do përdoren për investime në infrastrukturë shkollore, spitale rajonale dhe pajisje mjekësore. Këto sektorë kanë pak mbështetje ndërkombëtare, përveç projekteve të digjitalizimit dhe pajisjeve të emergjencës.

Ky nënfinancim tregon se politika zhvillimore mbetet më shumë fizike sesa sociale, duke lënë pas dore kapitalin njerëzor.

6. Bujqësia dhe Zhvillimi rural

SektorTotali Investim 2026 (000 Lek)Fondet e BrendshmeFondet e HuajaKoment
Bujqësia & Zhvillimi Rural11,500,0009,200,0002,300,000Fondet e brendshme mbulojnë shumicën e projekteve, duke financuar infrastrukturën rurale dhe programet për zhvillim të qëndrueshëm. Fondet e huaja kontribuojnë në projekte specifike si rrugë rurale dhe zhvillim turistik. Pjesa më e madhe e buxhetit tregon prioritet për mirëmbajtje dhe vazhdimësi, më pak hapësirë për inovacione ose projekte të reja.

Pavarësisht se bujqësia përbën një pjesë deri 16% të PBB-së, fondet për këtë sektor janë rreth 11 miliardë lekë, më pak se 5% e totalit. Arsyeja kryesore është se projeketet infrastrukturore ekzistuese kërkojnë vazhdimësi financimi, duke lënë pak hapësirë për investime bujqësore të reja ose inovative. Mbështetje nga buxheti vijon dhe në 2026 për skemat kombëtare dhe investime në ujitje. Kredite dhe grantet e huaja do të përdoren për modernizimin e rrjeteve ujitëse dhe përpunimin bujqësor.

Prioriteti mbetet i kufizuar krahasuar me peshën e bujqësisë në ekonomi, duke treguar mungesë balancimi strukturor. Sektori ka një hapësirë të madhe për investime strategjike në zhvillim rural dhe inovacion bujqësor, por fondet e kufizuara mund të pengojnë diversifikimin ekonomik.

7. Administrata & Dixhitalizimi

SektorTotali Investim 2026 (000 Lek)Fondet e BrendshmeFondet e HuajaKoment
Administrata & Dixhitalizimi17,200,00015,200,0002,000,000Investimet janë kryesisht në modernizimin e shërbimeve publike, dixhitalizim të proceseve dhe sistemeve IT. Fondet e brendshme mbulojnë shumicën e projekteve, ndërsa fondet e huaja janë të kufizuara, duke krijuar një mundësi të kufizuar për adoptime të teknologjive më të avancuara. Ky sektor ka rëndësi strategjike për përmirësimin e qeverisjes dhe efikasitetit administrativ.

Projekte janë të financuara kryesisht nga buxheti dhe BE për rrjetet e komunikacionit, shërbime online, dhe transformim të qeverisjes. Investimet në rrjetet e komunikacionit, sisteme ERP, matës inteligjent dhe SCADA janë të kufizuara, por strategjike. Këto projekte nuk kërkojnë fonde të mëdha, por kanë efekt shumëfishues në eficiencë dhe transparencë.

Ky është prioritet reformues, jo fizik dhe pritet të ketë ndikim në uljen e kostos administrative dhe korrupsionit.

Por, vazhdimësia e projekteve infrastrukturore redukton buxhetin për përmirësime të mëdha në administratë dixhitale.

Në mbyllje, investimet e planifikuara për vitin 2026 tregojnë qartësisht një trend të njohur të lidhur me kapacitetin fiskal të kufizuar. Një pjesë e madhe e fondeve, rreth 65–70%, shkon për të garantuar vazhdimësinë e projekteve ekzistuese. Kjo vazhdimësi siguron stabilitet dhe mban ritmin e zhvillimit në sektorët kryesorë, por gjithashtu kufizon fleksibilitetin për të investuar në prioritetet e reja dhe emergjente.

Sektoret infrastrukturore dhe energjetike dominojnë pjesën më të madhe të investimeve, duke reflektuar rëndësinë e tyre strategjike për funksionimin e ekonomisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm. Në të kundërt, sektorët socialë si arsimi dhe shëndetësia, si dhe iniciativat për zhvillim rural, bujqësi, turizëm dhe inovacion teknologjik marrin pjesë modeste në totalin e buxhetit, çka tregon se prioritetet afatgjata nuk po marrin fonde të mjaftueshme për të shkaktuar ndryshime transformuese.

Fonde të huaja luajnë një rol thelbësor, sidomos për projektet kapitale dhe ato që kërkojnë përputhje me standardet europiane. Megjithatë, shpesh këto fonde janë të kushtëzuara nga vazhdimësia e projekteve ekzistuese dhe nuk lënë hapësirë për projekte inovative apo të reja që mund të rrisin kapacitetet vendase në mënyrë më strategjike.

Investimet për vitin 2026 reflektojnë një dilemë të njohur, ku nevoja për të përfunduar projektet e nisura dhe për të përmbushur angazhimet ndërkombëtare kufizon mundësitë për të ndjekur prioritetet e reja.

Ndërkohë që vazhdimësia është e domosdoshme, për të maksimizuar impaktin afatgjatë, qeveria duhet të kërkojë modele të reja të fondeve fleksibël, të cilat mundësojnë investime në sektorët prioritare të ardhshëm, pa i lidhur të gjitha burimet vetëm me projektet ekzistuese.


[1] Fonde të brendshme përdoren për rrugë rajonale, rikonstruksione dhe mirëmbajtje, ndërsa fondet e huaja për korridore strategjike (hekurudha, Bypass-e, lidhje ndërkombëtare).

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.