Nxitja fiskale për kërkimin dhe Zhvillimin

Nxitja fiskale për kërkimin dhe Zhvillimin

Interesi në efektivitetin e stimujve tatimorë për kërkim dhe Zhvillim[1] (R&D) është shoqëruar nga një nxitje e fortë e politikës fiskale botërore, si pasojë e krizës financiare.

Kriza financiare ka detyruar shumë qeveri për të zbatuar masa të ashpra për konsolidimin fiskal. Kjo ka rritur ndër të tjera edhe urgjencën për të balancuar shpenzimet për politikën kërkimore kundrejt shpenzimeve për politikat e tjera.

Pse?

Mendoj, se ka një tjetër arsye që i detyron të ndryshojnë disi politikën e masave konsoliduese.

Kjo arsye është rënia e aktivitetit ekonomik duke e bërë edhe më shumë të nevojshme gjetjen e burimeve të reja të rritjes ekonomike. NË mbështetje të këtij qëllimi ekonomik janë bërë politikë e ditës dhe duke u përhapur gjerësisht skemat nxitëse tatimore në respekt të R&D.

Kjo tendencë e politikës fiskale është më e organizuar dhe e strukturuar në ekonomitë e zhvilluara, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë dhe në vendet e BE-së.

Vetëm Gjermania dhe Estonia aktualisht nuk kanë një politikë fiskale, që aplikohet direkt në nxitjen e inovacionit.

Edhe pse stimujt tatimorë nuk dallojnë nga stimujt për politikat e zhvillimit ekonomik, ato janë larg nga strategjia për një sistem kërkimor dhe zhvillimi. Stimujt tatimorë duhet të jenë domosdoshmërisht me zhvillimet specifike të tregut dhe inovacionit të duhur për zhvillimin e tij.

Shpenzimet e zbritshme nga të ardhurat e tatueshme janë politika më popullore aktuale për nxitjen e R&D, të ndjekura nga njohja për pjesën më të madhe të tyre, si shpenzime të njohura. Politika stimuluese të tjera, nxitin një normë amortizimi të shpenzimeve për R&D më të lartë se normat e zakonshme.

Shumica dërrmuese e stimujve tatimorë janë të bazuara në tatimin mbi fitimin korporativ, ndërsa disa vende kanë stimuj (shtesë) që zbatohen për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe / ose tatimin e pagave, Tatimi mbi individin do të ishte me bazë më të gjerë, për sa kohë individët do preferonin ti financonin kërkimet e tyre me burimet e veta, ose të ndihmuar me fonde nga organizatat dhe investitorët privatë.

Përfitimet tatimore që aplikohen për të ardhurat nga inovacionet (kryesisht patentat) janë duke u rritur si në numër, por edhe në tipet e patentave që regjistrohen. Në këto momente, njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së kanë ofruar ulje të tatimit mbi fitimin, për të ardhura që rezultojnë nga pronësia intelektuale, si dhe ulje për tatimin mbi të ardhurat personale për rastet e të vetëpunësuarve.

NË pesëmbëdhjetë vitet e fundit politikat fiskale janë zhvendosur nga stimujt tatimorë që zbatohen vetëm për shpenzimet e lidhura me kërkime specifike të R&D (skema për kërkim specifik) drejt stimujve që vlejnë për shpenzimet në përgjithësi për R&D (skemat bazuar te volumi i shpenzimeve kërkimore).

Aktualisht, vetëm disa vende kanë në zbatim ende stimuj tatimore të lidhura ngushtësisht me R&D specifike. Zakonisht sot stimujt mbështeten mbi një model të kombinuar midis skemës specifike të shpenzimeve kërkimore me skemën e bazuar te volumi i tyre.

Ndërsa, stimujt janë në thelb një instrument i politikës fiskale te shtetit, duke mos qëlluar shpesh në shënjestër me orientimin drejt cilësisë, grupe specifike të bizneseve kanë filluar të shpenzojnë më shumë fonde të vetat për këtë qëllim. Shteti duhet të drejtojë vëmendjen pa u menduar gjatë dhe të të fokusohet qartë me politikën e duhur drejt segmenteve dhe grupeve të caktuara të biznesit dhe shoqërisë.

Publiku nga njëra anë, por edhe njësitë kërkimore dhe zhvillimore nga ana tjetër duhet të jenë të informuara mbi të rejat shkencore dhe të kenë një nevojshmëri të lidhur ngushtë midis instituteve me fonde publike dhe atyre me fonde private.

Zhvillimi i njohurive dhe inovacioneve në shoqëritë e mëdha tregon se edhe aktualisht ato i tejkalojnë në sasi ato të firmave të vogla. Ky konstatim gjithsesi tregon, për rezervat dhe potencialet që kanë bizneset e mesme dhe të vogla, si dhe individë të spikatur për të përfituar më shumë nga stimujt e taksave.

Praktika botërore tregon, se në disa vende në mënyrë të qartë janë synuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Disa vende të tjera synojnë shoqëritë e reja. NË vende të tjera, stimujt e taksave janë të diferencuara edhe në bazë të statusit ligjor. Për shembull, disa skema përfitimi tatimore aplikohen vetëm për shoqëritë e huaja, siç ndodh në Kanada.

Shumica e vendeve vendosin një tavan në shumën që bizneset mund të shpenzojnë dhe në disa vende zgjerimi i skemës lejohet sipas masës së shpenzimeve R&D të biznesit.

Përdorimi i gjerë i stimujve tatimorë për R&D në kohën e rënies ekonomike ngre pyetjen se sa efektive janë këto instrumente të politikës fiskale? Shumica dërrmuese e studimeve arrijnë në përfundimin se përfitimi nga tatimi për shpenzime të kryera për R&D janë efektive në stimulimin e investimeve në rritje drejt R&D.

Vlerësimet e madhësisë së këtij efekti janë gjerësisht divergjente dhe nuk janë gjithmonë të krahasueshme në vende te ndryshme për shkak të dallimeve në metodologji. Studime rigoroze prezantojnë konkluzionin se një Euro lehtësim në detyrimet e tatim fitimit apo tatimit mbi të ardhurat personale ndikon në rritjen e shpenzimeve për qëllime R&D me më shumë se një euro.

Nëse mund të flitet më tej se sa funksionojnë stimulimet tatimore për R&D, kjo në fund të fundit varet nga fakti sa inovative janë produktet, shërbimet dhe proceset e prodhimit që dalin në treg. Megjithatë, ne kemi pak studime dhe të dhëna në lidhje me ndikimin e stimujve tatimorë për R&D në drejtim të inovacionit dhe produktivitetit. Këto pak studime të kufizuara konkludojnë se stimujt tatimorë për R&D kanë një ndikim pozitiv te to.

Përvojat më të mira tregojnë

Krahasimi i efektivitetit të stimujve tatimorë për R&D nëpër vende të ndryshme është një detyrë sfiduese. Shumica e stimujve tatimore për R&D nuk janë vlerësuar nga pikëpamja sasiore, duke e bërë të pamundur krahasimin e tyre direkt. Për më tepër, stimuj të ngjashëm tatimore R&D mund të kenë ndikime shumë të ndryshme për shkak të dallimeve në kushtet në të cilat janë aplikuar.

Stimujt tatimorë R&D tregojnë heterogjenitet në planet e tyre dhe praktikat organizative. Zbritjet e tatimeve dallojnë nga njohja në pjesën më të madhe të tyre, si shpenzime të njohura, si dhe nga norma e lartë e amortizimit kryesisht për shkak të rezultatit të tyre më të lartë në qëllimin e politikës së zbatuar. Heterogjeniteti i praktikave jo vetëm që është i pranishëm në mes të llojeve të stimujve të taksave, por madje dallimet mes skemave të të njëjtit tip janë edhe të mëdha.

Heterogjeniteti në tiparet e stimujve të taksave ka gjasa për të reflektuar ndryshimet në karakteristikat e vendit (si sistemet e inovacionit dhe normat e taksave), por edhe brenda vendeve ka nganjëherë një mospërputhje të madhe në mes të instrumentit me efektivitet të lartë dhe instrumentit me efektivitet të ulët. Kjo situatë sugjeron se ka mundësi të konsiderueshme për përmirësimin e stimujve tatimorë për R&D në gjithë vendet, e veçanërisht në vendet e Bashkimit Evropian, specifikisht në lidhje me organizimin dhe fushëveprimin e stimujve tatimorë.

Debatet publike dhe politike do të kishin një tjetër drejtim moral dhe produktiv nëse do të mbështeten në kërkimin shkencor, si mbështetje thelbësore që ofron zgjidhje cilësore. Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë qendra e drejtimit të motorrit të zhvillimit ekonomik dhe social.

Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë të orientuar drejt politikave me interes për vendin, dhe që së bashku në një mozaik të formojnë një panoramë të plotë zhvillimore sociale dhe ekonomike, duke u integruar me njëra-tjetrën. Universitetet mund të identifikojnë zhvillime interesante në ambiente dhe situata të paparashikuara dhe të prodhojnë me to zgjidhje praktike për problematika madhore, sepse universitetet kanë gjerësi dhe autonomi veprimi.

Por, rrjeti i njësive të kërkim zhvillimit është një univers që nuk mbaron…

[1] kërkimet shkencore sipas llojeve janë:

Kërkimi bazë quhet puna eksperimentale ose teorike e ndërmarrë kryesisht për të fituar njohuri të reja mbi bazat themelore të dukurive dhe fakteve të vrojtueshme, pa pasur parasysh ndonjë zbatim apo përdorim të caktuar.

Kërkim i zbatuar quhet hulumtimi origjinal i ndërmarrë për të fituar gjithashtu njohuri të reja. Por ai është i drejtuar kryesisht në arritjen e qëllimeve ose objektivave praktike të caktuara.

Zhvillim eksperimental quhet puna sistematike e ndërmarrë mbi bazën e njohurive ekzistuese të fituara nga kërkimi dhe /ose eksperienca praktike, që është e drejtuar në prodhimin e materialeve, produkteve ose pajisjeve të reja, në futjen e proceseve, sistemeve dhe shërbimeve të reja, ose në përmirësimin rrënjësor të atyre të prodhuara ose të futura më parë

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: