Një raport ndryshe për dialogun konsultativ mes Bashkisë dhe qytetarëve

Një raport ndryshe për dialogun konsultativ mes Bashkisë dhe qytetarëve

Në prezantim e Raportit Buxheti 2023 në këndvështrimin e qytetarëve të Vlorës ishte një vëmendje e shtuar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me kërkesat e qytetarëve dhe ballafaqimin e gjetjeve të organizatave vendore me faktet e prezantuara nga ekspertët e ALTAX.

Raporti tregoi se Bashkia Vlorë dhe procesi i konsultimeve publike, i cili është ende në proces ka nevojë për sa më shumë oponencë dhe zëra të artikuluar me logjikën e argumenteve financiarë në mbrojtje të kërkesave të qytetarëve.

Ndërkohë, raporti u përcoll edhe në median online, ku pati edhe vlerësime dhe kërkesa për një paraqitje edhe më tej të këtyre fakteve, që në fund ndihmojnë palët për të gjetur një dialog të përbashkët.

Vlen të përmendet se komentet e përfaqësuesve të shoqërisë civile ishin me qasje kritike përsa lidhet deri më sot me pjesë të caktuara të buxhetit vendor, i cili ka nevojë të shikojë më afër nevojat lidhur me qasjen sociale dhe përkrahjen për shtresat në nevojë në këtë kohë të krizës së inflacionit dhe rritjes së numrit të familjeve që mund të jenë në prag të varfërisë.

Raporti do të vijojë të përcillet edhe më tej në dialog me Këshillin bashkiak dhe anëtarët e tij, për të nxitur më shumë dhe më qartë ato kërkesa që ka ende kohë të modifikohen sipas kërkesave të qytetarëve të shprehura në Anketimin e realizuar nga ALTAX në muajin Qershor 2022.

Gjetjet e tij, të koordinuara edhe me anketime të organizatave në Vlorë munden që të bien një tjetër model për ndryshim të dialogut deliberative mes Bashkisë dhe qytetarëve.

 

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: