Ndikimi i “taksës” së inflacionit te të ardhurat personale nga puna
Rasti 1
Një punonjës në një aktivitet në qytetin e Vlorës, i cili në vitin 2021 deklaronte 360.000 lekë në vit të ardhura të tatueshme nga puna (paga minimale 30.000 leke/muaj) dhe në vitin 2022 deklaron 384.000 lekë (paga minimale 32.000 lekë/muaj), për shkak të inflacionit nuk i mbetet dot e ardhura mujore e vendosur nga qeveria me 2.000 lekë/muaj.
Shuma vjetore prej 24.000 lekë shtesë në të ardhurat e vitit 2022, per shkak te inflacionit nuk përfitohet, sepse 26.880 lekë (2.240 lekë/muaj) janë zhvlerësuar nga norma e inflacionit p.sh. 7% në vit dhe fuqia blerëse në treg është sikur të merrte 357.120 lekë/vit (29.760 lekë/muaj).
Pra, ndërsa paga minimale në 2022 u rrit me 6.6%, në fakt nga ndikimi prej inflacionit është ulur me 7%, pra 0.4% më pak nga viti 2021, kur paga ishte 30.000 leke në muaj.
Por, kur shtojmë edhe rritjen e vlerës mujore të kontributeve sociale (224 lekë/muaj paguhet nga punonjësi), atëherë “taksës së inflacionit prej 7% i shtohet edhe 0.7% ulje page.
Edhe nëse tatimi mbi të ardhurat nga paga është 0%, realisht inflacioni ka aplikuar një “taksë” prej 7% dhe bashkë me efektet prej pagesës shtesë të kontributeve arrin te 7.7%.
Rasti 2
Një punonjës në një aktivitet në qytetin e Shkodrës, i cili në vitin 2021 deklaronte 720.000 lekë në vit të ardhura të tatueshme nga puna (paga mesatare 60.000 leke/muaj) dhe në vitin 2022 deklaron përsëri 720.000 lekë (paga 60.000 lekë/muaj), për shkak të inflacionit nuk i mbetet e ardhura mujore njësoj si më parë.
Shuma mujore prej 60.000 lekë në vitin 2022, tashmë per shkak te inflacionit nuk përfitohet në po të njëjtën vlerë, pasi fuqia blerëse në treg është sikur të merrte 55.800 leke, sepse 4.200 lekë janë zhvlerësuar nga norma e inflacionit p.sh. 7% në vit.
Një normë inflacioni 6.6% është pika ku zerohen efektet e rritjes së pagës minimale.
Edhe nëse tatimi mbi të ardhurat është 13% dhe nuk ka rritje, realisht inflacioni ka aplikuar një “taksë” prej 7% në të ardhurat mujore.
E gjitha kjo kërkon një qasje tjetër për rritjen e të ardhurave duke negociuar me punëdhënësit nëpërmjet sindikatave.
Në të njëjtin ndikim nga “taksa” e inflacionit ndodhen edhe bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit.
Indeksimi i inflacionit në normat tatimore (korrektimi sipas inflacionit) i vetëm nuk mund të zgjidhë problemin e mbitaksimit të të ardhurave nga puna, por është të paktën ilustrues i diskutimit të çështjes më gjerë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.