Ndërtimi i ambjenteve të prodhimit dhe të paraportuara pjesërisht
Rasti
Shoqëria private PIJE FRESKUESE shpk zotëron një leje ndërtimi ne vitin 2010 për ndërtimin e fabrikës dhe kapanoneve për qëllime te kryerjes se këtij aktiviteti nga vete shoqëria. Mbështetur ne kriteret e lejes së dhënë shoqëria ka vazhduar punimet e ne ndërtimin e aktiveve gjate viteve 2009, 2010 dhe 2011. Dokumentimi i punimeve është bere me situacion pjesor ne vitin 2010 duke i pozicionuar edhe ne pasqyrat financiare të këtij viti vlerën e aktiveve të ndërtuara deri në këtë periudhë.
Ne janar te vitit 2010 ka hartuar situacion pjesor, me vlere te tatueshme 100.000 Euro dhe TVSH 20.000 Euro.
Ky situacion është deklaruar si shitje vlera e tatueshme pa TVSH. Po ashtu është deklaruar kjo vlere edhe si blerje ne librat e TVSH dhe ne FDP e muajit Janar 2010. Ne korrik te vitit 2010 ka hartuar një situacion pjesor tjetër me vlere te tatueshme 15.000 Euro dhe TVSH 3.000 Euro. Ky situacion është deklaruar vetëm si shitje ne vlerën totale me TVSH prej 15.000 Euro, por jo blerje ne librat e TVSH dhe FDP e Korrik 2010. Shuma e vlerave te dy situacioneve për vitin 2010 është ne shumen 115.000 Euro pa TVSH. Ndërsa TVSH e te dy situacioneve është 23.000 Euro.
Ne vitin 2011 deklarimi është përsëri i rregullt, si ne FDP e TVSH dhe ato te tatim fitimit për një vlere punimesh prej 5.000 Euro dhe TVSH 1.000 Euro.
Vlera e tre situacioneve përfshirë edhe TVSH është ne një total prej 144.000 Euro. Në pasqyrat financiare të vitit 2010, si dhe deklaratën e tatimit mbi fitimin nuk është vendosur shuma e situacioneve. Pra nuk ka deklarim ne pasqyrën e te ardhurave, dhe në pasqyrën e shpenzimeve. Kontabilizimi është regjistruar, si rritje e aktiveve afat gjata ne debi dhe ne kredi te ortakut ne vitin 2010. Problematike. Ndërtimet nuk justifikohen me fatura blerje të matërialeve të ndërtimit.
Shënim.
Zyra e tatimeve pretendon ta rivlerësoje diferencën midis FDP të TVSH me FDP e tatim fitimit, si te ardhura te pa deklaruar dhe me efekt ne rezultatin fiskal të shoqërisë. Pyetja Si duhet të interpretohet rasti si më lart sipas bazës ligjore tatimore, për mos paraqitjen ne te ardhura 115.000 Euro në vitin 2010? Trajtimi fiskal dhe kontabël
Trajtimi fiskal
NË zbatim të ligjit të TVSH-së[1], (pika 5, neni 10), shoqëria nisur nga destinacioni i ndërtimit si furnizim shërbimi ndërtimor (furnizim i përzier i matërialeve me punimet ndërtimore) për vete ka bërë vetëdeklarimin duke i qëndruar korrekt kërkesave të ligjit dhe udhëzimit të TVSH në fuqi në vitin 2012. Gjithsesi, ky vetëfurnizim duhet të deklarohej edhe me TVSH, si në librat e shitjes, po ashtu edhe në librat e blerjes. Megjithatë, duke qenë se TVSH e shitjes kompensohet me TVSH e blerjes, rezultati faktik është 0, ndërsa tipi i furnizimit duke u konsideruar si iâ përjashtuar prek të drejtën e kreditimit të TVSH për vitin pasardhës në masën 100%, pasi shoqëria sipas nenit 33 të ligjit detyrohet të zbatojë kreditimin e pjesshëm.
Nëse do të deklaronte me TVSH, ky moment nuk do të egzistonte. Por, duke e lënë pas këtë moment vijojmë për të sqaruar diferencën e vlerës 76.839.676 lekë në deklaratën e tatimit mbi fitimin për vitin 2012. [1] Ligji 7928/1995, për arsye se rasti ka ndodhur ne kohen e ligjit te vjetër Si mund të vijojë më tej? Trajtimi kontabël NË referim të standarteve, vërehet se SKK Nr.8, i cili përkufizon në detaje të ardhurat dhe njohjen e tyre në pasqyrat financiare citon se: Të ardhurat janë përfitimet ekonomike bruto të marra gjatë periudhës ushtrimore si rezultat i rrjedhës normale të veprimtarisë së njësisë ekonomike, atëherë kur këto përfitime ekonomike çojnë në rritjen e kapitalit[2].
Burimi kryesor i të ardhurave të një njësie ekonomike është shitja e mallrave dhe kryerja e shërbimeve. Burime të tjera si interesi, dividendët, rojaltitë dhe grantet qeveritare përbëjnë një element tjetër i të ardhurave. [2] nuk përfshihen rritjet që lidhen me kontributet nga pjesëmarrësit në kapital Si mund të vijojë më tej? Për një periudhë kohe, ne do të mirëpresim diskutime dhe reagime.
ALTAX do të bëjë publike versionin e saj, vetëm pas debatit dhe interesimit nga ju…
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.