Monitorimi horizontal dhe administrimi tatimor

Monitorimi horizontal dhe administrimi tatimor

Metoda e punës së organeve tatimore holandeze ka kohe qe ka ndryshuar, duke u zhvendosur nga monitorimi vertikal drejt monitorimit horizontal. Edhe pse monitorimi vertikal nuk do të zhduket, monitorimi horizontal po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Ndryshimi i qasjes së kontrollit bën dallimin mes tyre. Ndërsa, monitorimi vertikal është i bazuar në kontrollimin e tatimpaguesve në mënyrë retrospektive, monitorimi horizontal është një formë pune që orientohet në të tashmen, i bazuar në besimin e ndërsjellë, mirëkuptimin dhe transparencën ndërmjet biznesit dhe autoritetit tatimor.

Administrata dhe bizneset (veçanërisht ato të mëdha apo bizneset VIP) nisen nga një interes i ndërsjelltë në arritjen e një marëdhënie të veçantë midis tyre, ndryshe nga rutina e përditshme e punës së tatimorëve në shumë vende.

Të dy palët duan të arrijnë një mënyrë komunikimi dhe bashkëveprimi sa më efektive dhe me ndikim të dyanshëm në uljen e kostove të operacioneve te tyre. Ata synojnë për një analizë dhe reagim të dyanshëm mbi baza të qëndrueshme në lidhje me veprimtaritë e palëve dhe vendimmarrje të shpejta, me qëllim rritjen e qartësisë ligjore.

Parimet bazë dhe format e dëshiruara të bashkëpunimit zakonisht parashtrohen nëpërmjet nënshkrimit te Marrëveshjes mes tyre. Marrëveshja është e zbatueshme për të gjitha tipet e tatimeve dhe taksave dhe procedurave tatimore që zbatohen nga administrata tatimore qendrore. Megjithatë, asnjë Marrëveshje nuk mund te quhet e tille nese nuk ka përfitime te dyanshme. Edhe ne këtë rast, Marrëveshja i siguron administrates tatimore një përdorim të raporteve të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm që të shërbejnë në funksion të përgatitjes dhe pranimit të saktë dhe korrekte të deklaratave tatimore.

Ndërkohë, shoqëria qe nënshkruan marrëveshjen garanton zbatimin e legjislacionit tatimor ne pajtueshmëri te plote dhe në kohë sa më të shpejtë. Ky zbatim bëhet për probleme dhe çështje për të cilat ka opinione të ndryshme dhe interpretime me kuptime të dyanshme nga palët. Por, edhe reflektimi i qëndrimit të administratës tatimore dallon me 180 gradë ne ndryshim nga rutina e punës se saj të përditshme.

Kontrollet e saj përshtatin formën dhe intensitetin e duke u orientuar drejt kontrollit të kontrolleve të brendshme, ekspertëve kontabël dhe ekspertëve të ngjashëm me ta, si dhe nëpërmjet mënyrave bashkëkohore të kontrollit të llogaritjes. Por një nga lehtësitë e mëdha per biznesin është garantimi ne mënyrë te plotë i pagesave të rimbursimeve në afat.

Duke qenë një trajtim i veçantë për një klient të tillë si shoqëria që nënshkruan një marrëveshje me tatimet, këto të fundit i shërbejnë shoqërisë në një kohë sa më të shpejtë duke i dhënë një shërbim cilësor në raport me mesataren e shërbimit dhe duke i dhënë sqarimet e kërkuara për çdo veprim të saj, por që ka nevojë të sqarohet më mirë.

Pas disa vitesh eksperiencë, me përdorimin e mekanizmit të monitorimit horizontal, autoritetet holandeze kanë arritur të ndërtojnë marëdhenie të ngjashme edhe me bizneset edhe në segmentet e tjera (biznes i mesëm), ku qëllimi është orientimi i tatimpaguesve drejt zbatimit të ligjit në mënyrë vullnetare.

Është nje model i mirë për tu përdorur edhe në administratën fiskale shqiptare. Kjo metodë vlen për të bërë efektive edhe nismën e qeverisë për kontrollin e shoqërive të mëdha nga kompani audituese ndërkombëtare. Është kjo metode që përdoret si instrumenti bazë dhe kryesor që lidh modelin e kontrollit me reagimin e shoqërive ndaj ligjit në mënyrë vullnetare.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: